Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist se deri në pranverën e ardhshme do të arrihet marrëveshja me Serbinë, që do të përfshijë korrigjimin e kufijve.
Në një intervistë për televizionin francez, “France 24” Thaçi theksoi se ndryshimi i kufijve nuk është ideja që ai dëshiron ta prezantojë, por se pas negociatave të deritanishme, kjo është zgjidhja e vetme e mençur për stabilitetin e dy vendeve.
Ai tha se marrëveshja do të duhet të përmbajë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. Ndërsa siguroi se nëse ndodh një marrëveshje e tillë, me të cilën Kosova do të bëhej shtet multi-etnik, të drejtat e serbëve të Kosovës do të respektohen.
“Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në fakt sfidon rreziqe tjera të ndarjes së Kosovës apo themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që nënkupton ‘Republika Serpska’.
Thaci e vendosi te tregohet i vendosur pasi u takua me Ramen dhe Macron.
Jane te dy frengofone te medhenj, dhe Thaci, dhe Ramuti.
Kjo eshte rruga e integrimit ne Europe.
KOSOVA SI UKRAINA
KOSOVA SI UKRAINA ………….
Jo more lopar, mos po e nderron ti banesen deri ne pranvere.