FOTOT: Vijon transformimi te Parku i Liqenit, nis ndërtimi i molit të ri të varkave me e pa vela dhe kanoeve

13 Tetor 2018, 09:57Sociale TEMA
FOTOT: Vijon transformimi te Parku i Liqenit, nis ndërtimi i molit të

Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e bregliqenit në Parkun e Madh duke i dhënë jetë një tjetër projekti që synon një jetë të shëndetshme.

Pas ndërtimit të molit “Henry Dunant” pranë digës së Liqenit,  ka nisur puna për investimin më të ri, atë të shëtitores së re buzë liqenit dhe molit të varkave me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale.

Tre vite më parë një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe plehrat, sot  është shndërruar në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lire, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

 Ky projekt vjen edhe si një kërkesë e qytetarëve që gjithnjë e më shumë frekuentojnë Parkun e Madh, për krijimin e mundësisë për të aksesuar vet liqenin nëpërmjet nëpërmjet varkave dhe lojërave të tjera ujore.

3 komente në “FOTOT: Vijon transformimi te Parku i Liqenit, nis ndërtimi i molit të ri të varkave me e pa vela dhe kanoeve”

  1. H says:

    Shkoni investoni tek policia dhe rendi mor palaço se Po vriten njerëz çdo ditë. Apo atje nuk fitohet gjo. Shqiperia duhet të shpalli gjendje të jashtezakonshme dhe shtetrrethim kunder krimit. Këta harxhojne paret që të shohin turistet. Shqiptari jep jeten per te shit pordhë edhe kur e ka barkun bosh.

  2. Kalec Dega says:

    Pllakat dhe guret e biznesit te Ilir Metes, me burim pasuri natyrore e shteterore te mali i Tomorit shikoj vetem.

    1. I says:

      Dalloke nga vjen guri? Bravo. S’besoj se po flet vetem me fol. Dukesh njeri serioz qe di e historine tamam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje