LETRA/ Paralajmërimi i Izet Haxhisë: Do të hap "kutinë e Pandorës"

13 Tetor 2018, 16:24Politika TEMA

Izet Haxhia, truproja e parë e ish-kryeministrit Berisha, në një letër të dërguar në redaksinë e televizionit “News 24”, bën të ditur faktin se avokati e ka braktisur prej 2 muajsh, asnjë prokuror nuk ka shkuar ta marrë në pyetje, ndërsa për herë të parë akuzon vëllain e tij, Ismet Haxhinë dhe Romeo Karajn se po sabotojnë çështjen e tij në gjykatë.

Në bazë të rregullores së paraburgimit, për të folur me mediat kërkohet leja nga prokurori i çështjes. Por nuk ka akoma asnjë prokuror dhe asnjë trupë gjykuese për çështjen që do rigjykohem”, shkruan Haxhia. Ai flet për një sulm të organizuar ndaj tij dhe të dashurës Erjona Parruca, sulm që ka si qëllim dëmtimin e çështjes në gjykatë e që për organizatorë ka dy persona.

LETRA E PLOTE PER “NEWS 24” 

Përshëndetje!

Jam i detyruar t’ju drejtohem me anë të kësaj letre, për arsye se nuk kam asnjë mundësi tjetër komunikimi, sepse nuk më është dhënë e drejta të flas me asnjë media. Në bazë të rregullores së paraburgimit, kërkohet leja nga prokurori i çështjes për të folur me mediat.  Por nuk ka akoma asnjë prokuror dhe as edhe një trupë gjykuese për çështjen që do rigjykohem.  Në mungesë totale të komunikimit dhe të një izolimi të plotë, e ndjej të domosdoshme t’i përgjigjem një sulmi të mirorganizuar e djallëzor ndaj meje dhe Erjona Parrucës. Erjona është shumë më tepër se e dashura ime.

Ajo është shoqja, mikja, mbështetësja ime besnike.  Erjona është nderi im, gruaja ime e jetës. Dua të theksoj se ky sulm mafioz ka si qëllim të dëmtojë çështjen time në gjykatë, të cilës siç citova më lart, nuk i ka dalë akoma një trupë gjykuese, edhe pse afatet ligjore janë tejkaluar. Në krye të këtij sulmi fatkeqësisht ndodhen dy persona, njëri që hiqej si “mik” (Romeo Karaj) dhe vëllai (Ismet Haxhiaj). Këta të dy mashtrues e hajdutë ordinerë që për atdhe, fe e moral kanë lekun dhe vetëm lekun, pasi iu sulën Erjonës me statuse dhe sharje ordinere, me mesazhe monstruoze që përmbanin shpifje, sharje perverse, trillime qesharake e deri kërcënime për jetën e saj dhe fëmijëve të saj të mitur.

Nuk u mjaftuan me kaq, por duke vënë në përdorim një tufë anonimësh e dallkaukësh në media sociale, arritën deri aty sa të organizohen në këto media si një bandë, duke u dërguar në seri mesazhe kërcënuese të gjithë atyre që përkrahnin Erjonën në përballjen e saj, ashtu e vetme me këta demonë. Një përballje e Erjonës me kulturë, qytetari dhe guxim. E vazhduan edhe më tej këtë luftë të tyre të ndyrë duke u dërguar mesazhe të gjithë miqve të mi, ku deklaronin me djallëzinë më të poshtër sikur unë kisha bërë kompromis me Berishën, kisha hequr dorë nga të gjitha denoncimet e mëparshme të miat, të bëra në adresë të Berishës apo siç deklaronte Romi ‘trimi’ që ‘qeni u kthye tek i zoti’. Si duket, ky ngatërron rolin e tij të përjetshëm, dikur si zagar i Neritanit, pastaj si zagar i Kastriot Islamit, të cilin edhe pse e mbajti Romin me bukë, e kafshoi si ato zagarët që nuk lehin, por kafshojnë në pabesi.

Tani është duke bërë rolin e zagarit të Taulantit, të cilin e këshilloj që të bëjë kujdes me këtë zagar të përjetshëm, se po të rrëshqiti këmba, i pari do të kafshojë ty, ky zagar profesionist. Këto shpifje dhe taktika djallëzore të dirigjuara nga Romi “trimi” më flet edhe Ismet “flokëlyeri”. Me këtë pabesi të tyre arritën deri në tradhtinë e paimagjinueshme e pabesi të denja për besthyerin Berisha. Arritën deri aty sa vëllai im biologjik, Ismeti, tani i kthyer në një vëlla të Romit, t’i japë këtij të dhëna nga kronologjia e vrasjes së Azem Hajdarit, që unë në mënyrë konfidenciale i kisha shkruar avokatit tim e që duhet të paraqiteshin në gjyq.

Unë u dal për zot të gjitha atyre gjërave që i kam shkruar në mënyrë konfidenciale avokatit tim, por kam edhe plot surpriza të tjera për këtë çështje. Surpriza të pakëndshme si për organizatorët e vrasjes së Azemit, për ata që e nxorën në pritë, për motivin e kësaj vrasjeje dhe për ata që për përzjenë mua, pa dashjen time në këtë vrasje. Boll kam heshtur e mbrojtur të tjerët. Le të hapet “kutia e Pandorës” dhe gjithsecili të marrë atë që i takon. Këto shpifje e skenarë djallëzorë të Romit e Ismetit, më kujtuan një skenar djallëzor të Berishës, të kurdisur ndaj meje në maj të vitit 1999. Ndodhesha në Tropojë në atë kohë, kur në 6 maj 1999 u bë prita e parë ndaj Haklajve me mina të telekomanduara. Kjo pritë ishte organizuar nga njerëzit e Berishës.

Por fill pas lajmit për këtë pritë, Berisha dërgon një të afërmin e vet të takojë në Tiranë Halil Haklajn dhe ky i afërm i Berishës, i thotë Halilit se kam të dhëna të sigurta që pritën e ka bërë Izet Haxhiaj, por me porosi të Berishës dhe sikur unë kisha marrë 1 milion marka nga Berisha për të vrarë Haklajt. Por, ana e dhimbshme e këtij sulmi djallëzor që po na bëhet mua dhe Erjonës është se këto akuza për bashkëpunim me Berishën i organizon vëllai im batakçi, hajdut e mashtrues së bashku më Romeo “trimin”, që mbushi poturet vetëm me një telefon që iu bë nga burgu dhe iku i lebetitur, duke u futur në poturet e qeverisë. Por ky “trim”, që trimëria e vetme në jetën e tij është dhunimi i motrës së vet, nuk e ka për gjë të kërcënojë e dhunojë një femër të pambrojtur dhe mua biles… edhe ky një akt i paparë i “trimërisë” i duartrokitur nga vëllai im “burrë zakoni”. Por e keqja më e madhe është se, këta të dy batakçinj po zbatojnë një skenar të djallit Berisha dhe të paguar prej njerëzve të tij, për të më sulmuar mua. Në jetën time as nuk jam shitur, as nuk shitem kurrë për asnjë çmim.

Këta të dy tradhtarë të pabesë e batakçinj, më ngatërrojnë me veten e tyre, që për para, karrierë e famë shiten edhe tek djalli Berisha. Po si nisi ky sulm që ka brenda vetes, shpifje ordinere, akuza monstruoze, kërcënime e dhunë psikologjike ndaj një femre të vetme, të pambrojtur e të sëmurë. Sulme e mashtrime që do ua kishte zili “Babale” e “qytetari Dixhital”. Pasi mora të dhëna të sakta se dyshja e batakçinjve Romeo-Ismet po kërkonin para tek njerëz të ndershëm duke përdorur emrin tim, i kërkova Erjonës që të publikonte në ‘FB’ tim një status ku thuhej që askush të mos përdorë emrin tim për të mbledhur para apo për të bërë reklamë. Dhe fill pas këtij publikimi, Erjona u gjend nën një sulm të paparë e monstruoz. Erjona sipas këtyre sulmeve djallëzore të gatuara në bashkëpunim në kuzhinat e Berishës, nga këta burracakë dhe banda e tyre fejsbukjane, u ngrys brenda një dite një agjente e regjur. Apo më saktë, një poliagjente, që nga agjente e Berishës e deri tek agjente e DSG-së franceze apo UDB-së serbe.

Biles sipas këtyre, ajo ishte një shoqe e ngushtë e Argita Berishës dhe kishin punuar bashkë në Kosovë. Vetëm mendja diabolike e Berishës dhe e këtyre dy burracakëve mund të sajojnë shpifje të tilla, sa djallëzore, aq edhe qesharake. Madje, këta “anti-berishianë” të tërbuar arritën deri aty në marrëzinë e shpifjeve të tyre, sa deklaruan që: Erjona kishte marrë si detyrë të saj agjenturore që të më bindte mua të hiqja dorë nga përballja me Berishën në gjykatë dhe të gjitha denoncimet që kisha bërë më parë për krimet e tij, heqjen dorë nga unë për të gjitha të vërtetat që kam deklaruar për krimet e Berishës. Pastaj m’u sulëm mua për të më mbushur mendjen se Erjona donte të më helmonte.

Nuk prisja nga këta burracakë shpirtkazëm të më kuptonin apo mbështesnin në dashurinë time. Këta njohin vetëm gjuhën e urrejtjes, mllefin, vrerin, komplekset dhe frustimin e tyre. Sulmi i tyre kalonte çdo kod etik, moral kanunor apo shpellor. Dua të sqaroj njëherë e mirë për publikun se asgjë nuk mund të më kthejë në rrugën time për t’u ballafaquar me nxjerrësin në pritë të Azem Hajdarit, Sali Berishën. Asgjë dhe askush nuk do më ndalë të denoncoj krimet monstruoze të Berishës si një dëshmitar i dorës së parë, si një pjesëmarrës dhe zbatues i tyre. Dhe kjo do të bëhet vetëm me të vërtetat e mia të pakundërshtueshme. Ky është një qëndrim i palëkundur i imi, por unë nuk mund të bëj edhe detyrën e prokurorit, të cilët i kam kërkuar dy herë, të vijnë e të më marrin në pyetje. U takon prokurorëve të republikës të vijnë e të më marrin në pyetje, si edhe dëshmitë e mia për të gjitha ato denoncime që kam bërë për krimet e Berishës dhe krime të tjera të pazbardhura. Jam në pritje të një prokurori të guximshëm, të ndershëm e të pavarur nga politika, të marrë këtë detyrë që i jep Kushtetuta dhe ligjet e shtetit shqiptar.

Deri para pesë muajsh ndodhesha në Turqi me adresë e vendndodhje të deklaruar, por askush nuk e mori mundimin nga prokuroria të vinte e të më pyeste, qoftë edhe për të hedhur poshtë të gjitha ato denoncime të miat të bëra publike. Ka qenë rrugë e gjatë dhe lodheshin, por tani që adresa ime është tek burgu 302, Tiranë, përse nuk vijnë? Nuhas erëra të pista në këtë heshtje varri, që mund të vijnë nga garancitë që i janë dhënë kriminelit Berisha për të mos u përballur me drejtësinë për krimet e tij. Asnjëherë nuk mund të vendoset drejtësi në vendin tonë pa u dënuar krimet 27-vjeçare, ku shumica prej tyre kanë dorën dhe vulën e Berishës. Krime që fillojnë që nga vrasja shtetërore e Remzi Hoxhës, vazhdojnë me ato të ’97-s, vrasjen e Hajdarit, grushtin e shtetit shtator ’98, vrasjet e Tropojës etj. Jam vetëdorëzuar me vullnetin tim të plotë, edhe pse këta dyshja e shpifësve mundohen ta mohojnë pa asnjë marrëveshje apo pazar me askënd.
Po mirë ore mashtrues i pacipë, desha të të pyes: “Si ka mundësi që një i kërkuar nga Interpoli në të gjithë botën, siç isha unë, të arrestohet në një vend si Turqia, në gjendje të jashtëzakonshme që të heqin edhe lidhëset e këpucëve e deri unazën në gisht, t’i lejohet telefoni celular, të komunikojë me të.

Të mos i vihen prangat, të mbahet në zyrat e shefit të policisë? Vetëm mendja jote e përçudnuar mund të sajojë një gënjeshtër të tillë, apo gënjeshtrën tjetër që unë me zë të dridhur të paskam marrë ty në telefon, e të paskam kërkuar të njoftosh mediat. Por, lajmin për vetëdorëzimin tim mor batakçi, të gjitha mediat e morën vesh nga statusi im në “Facebook” dhe ishim me dhjetëra gazetarë që kërkonin të flisnin me mua. Por, ti je aq i pafytyrë sa dole në TV, për t’i bërë reklamë vetes në emrin tim dhe gënjeve duke thënë se më kishe ofruar të më çoje në Australi. Kurrë nuk më ke ofruar një gjë të tillë apo të kem folur me ty ditën që jam dorëzuar, aq më tepër të kem kërkuar të njoftosh mediat. Me sa më kujtohet, te kam kthyer përgjigje vetëm me një mesazh, mesazheve të tua e telefonatave që bëje pa pushim si një servil i pështirë që je, e tani që ndodhem i izoluar na bën si “trim”, por një ditë do të dal nga këtu, edhe pse ti me tim vëlla po bëni çmos që të ngelem këtu. Nuk e di a do mund të të mbrojnë policia apo edhe FBI po të vijë. Unë jam vetëdorzuar për të realizuar misionin tim, që i kisha ngarkuar vetes, të denoncimit dhe të zbardhjes së krimeve të politikës dhe atyre të Berishës në veçanti.
Jam vetëdorzuar për të mbajtur fjalën që kisha dhënë para publikut në shkurt të këtij viti, kur mora vesh vendimin për ekstradimin dhe këtë vendim e bëra publik para të gjithëve.

Nuk kam kërkuar as mbrojtje nga askush, as status dëshmitari të mbrojtur, kërkoj vetëm që të më krijohet mundësia që t’i denoncoj përpara drejtësisë, krimet e Berishës dhe klanit te tij mafioz e kriminal. Si përfundim, kisha edhe një mesazh për dyshen e batakçinjve e mashtruesve: Karaj – Haxhiaj, që të rreshtuar në krah të klanit kriminal të Berishës dhe të sponsorizuar me paratë e tij, që për këta të shitur nuk ka rëndësi nga vijnë, se për mua nuk ka rëndësi dy armiq më shumë, apo më pak. Po ua përsëris prapë se asgjë nuk mund të më lëkundë apo të më ndalojnë në misionin tim për të denoncuar krimet e Berishës, të cilit ju po i shërbeni me devotshmëri, si tradhtarë të pabesë e të shitur për një grusht para të pista. Asgjë nuk do më ndalojë të mbroj me çdo çmim dëshminë time, të cilës ju si burracak pervers, ju sulet me gjithë arsenalin tuaj të shpifjeve, sharjeve e kërcënimeve të denja vetëm për ju dhe “qytetarin dixhital” të Berishës.
Me respekt nga Izet Haxhija, burgo 302, kati 2, dhoma 21″ 
Tiranë, më 7 tetor 2018.

21 komente në “LETRA/ Paralajmërimi i Izet Haxhisë: Do të hap “kutinë e Pandorës””

  1. Kalec Dega says:

    Nje vrime ne uje, edhe kjo puna jote, o ish truproja i Sali Berishes.

    Mire si i ri kur zbrite bjeshket e namura ishe naiv, mbeshtete qorrazi dhe mbrojte kriminelin dhe tradhetarin e Shqiperise, prape nuk vure mend, kur kujtove se me zgjedhjen e kukulles Arta Llalla dhe President Floriri, drejtesia do vihej ne vend.

    Si shume Pandora ke pasur, prandaj personalisht nuk mund te marr seriozisht.

  2. Loran shehu says:

    ?????????? mos ore aman

  3. spartak says:

    Izet .
    Ti je mjaft i irrituar dhe ndihesh mjaft keq përballë atij njeriu me emrin Sali Berisha , i cili , jo vetëm ty , por pa përjashtim i ka përdor e shfrytëzuar sa të mund të gjithë ata në kryesinë e PD-së , në Qeveri e njerëzit kudo ku ka pasë nevojë dhe i ka pasë vënë prej kohësh në detyra kyçe .
    Izet . Disa patën fatin e keq që edhe u hoqën qafe . Arratisja e jote para burgimit , shpëtoi nga vdekja e sigurtë edhe vëllain tënd , mbasi do ishit heq qafe të dy . Ti jasht burgut shpëtove dhe tët vëlla .
    Izet .
    Ke jetu , ke ndejt mjaft afër dhe ke mbrojt jetën e Sali Berishës , përveç shumë veprimeve e aksioneve të parregullta e pa moral që ke kryer me urdhër dhe për Sali Berishën . Fatkeqësisht , mos ma merr për keq , nuk ke patur dhe nuk e ke nivelin me kuptu në ç’farë bataku ku po të fuste e ku po futeshe ti vetë gjatë kësaj kohe .
    Odisesë tënde do ti vijë fundi .
    Në se të kujtohet , me datë 11 Shkurt 2018 , pak para ekstradimit nga Turqia , ju drejtove Sali Berishës me hakërrime e akuza duke e quajtur edhe mi halesh .
    Atij shkrimi atë ditë i kam bërë komentin e mëposhtëm , të cilin , pa i hequr asnjë germë e as një presje , po ta jap përsëri këtu më poshtë , mbasi bukuroshi Mero Baze , nuk gjeti asnjë çikë vend me e çfaqur në ato 38 Komente , shumica sharje , ofendime , banalitete e prversitete .

    11 Shkurt 2018
    Izet Haxhia mesazh të forte Berishës

    Izet .
    Mos mi merr për keq disa këshilla .
    1. Absolutisht , kur të vijsh këtu , në asnjë rast mos u merr me deklarata nëpër media . Deklaratat nëpër media do bëhen BUMERANGU më i rrezikshëm për qëllimin tënd .
    2. Deklaro e denonco në organin e akuzës dhe vetëm atje . Gjithmonë do shkosh me avokatin tënd , me regjistrues dhe do flasish vetëm në praninë e tij . Zgjidh Avokat të thjeshtë , të ndershëm dhe që e njeh për besnik prej kohësh . Mos zgjidh në asnjë mënyrë Avokatë pezzo-grosso , sepse luajnë gjithmonë për pare të madhe dhe të shesin që në media . Avokati yt s’do ketë kurrë pune e deklarime nëpër media . Ofertat e Premtimet e Kazanit Mediatik do jenë të pa para . Përbuzi të gjitha , sepse të marrin në qafë .
    3. Do ti kërkosh organit të akuzës Garanci me shkrim për të mos bërë publike , ose rrjedhje informacioni absolutisht asgjë nga thënjet T’uaja , se përndryshe do ti denoncosh për abuzim të rëndë me detyrën . Kjo duhet të jetë kategorike , për të të mbrojtur ty si dhe për ta lënë në terr Sali Berishën and Compani , deri sa t’i mbërthejë organi i akuzës me 100 % siguri .
    4. Të gjitha denoncimet ( mos u tërhiq kurrë nga kjo , pavarësisht se mund të kesh dijeni dhe dëshirë për demaskim ) do ti bësh vetëm e vetëm për ato akuza e rast ku ke dokumentim e fakte të plota dhe që nuk mund të kundërshtohen e manipulohen . Të gjitha deklarimet e denoncimet do t’i bësh në konsultim me avokatin dhe asnjeri tjetër .
    Pse ta rekomandoj si këshillë këtë . Ti e njeh shumë mirë Sali Berishën ,sepse ke qenë mbrojtësi i tij fizik dhe plotësuesi i jo pak urdhërave të tij . Duhet të kesh një gjë madhore parasysh . Nuk ka patur e nuk ka politikan më të zgjuar , më finok , më dredharak dhe të mbarsur me një informacion të jashtzakonshëm dhe plus me një suport llogjistik e njerëzor që mund të shkatërrojë dokumenta , të fshijë fakte dhe të eleminojë edhe dëshmitarë . Në këtë drejtim , gjithë të tjerët , nga të dy krahët kanë qenë dhe janë axhamij ( me ndonjë përjashtim nga krahu i majtë ) . Të gjithë këta axhamij ai i ka pompu , shfrytëzuar e shtrydhur si askush dhe i ka flakur tej ose i ka lëshuar në mëshirën e fatit kur ka mbaru punë . Prandaj shikon e ndigjon nganjëherë nga këta spurdhjakë shpërthime inatçore të limonave të shtrydhur .
    Pra , duhet të jesh shumë i kujdesshëm , nëse mendon se don e mund të përballesh me atë njeri . Eshtë shumë i aftë me t’u kundërvënë , sepse siç e din është njish për mashtrime publike , dhe me ja mvesh tjetrit poshtërsinë që ka kryer e gatuar vetë Ti inatin e ke të madh , por kujdes shumë , se ai njeri ( Tradhëtari më i Madh i të gjitha kohërave i këtij vendi e këtij kombi ) ësht aq i rrezikshëm dhe e pranon sfidën vetëm e vetëm për të qenë ai fitimtari .
    Ai ka bërë shumë të këqija , dhe pas teje , do ketë edhe të tjerë , që do nxjerrin në dritë tërë zullumet e këtij njeriu bastard . Një trim nga këto është miku yt Romeo Karaj , por mos i beso në maksimum , mbasi luhet me jetë . Do dalin pas jush me dhjetra e qindra , mbasi vetëm duke e demaskuar , varroset publikisht e politikisht për së gjalli ky njeri . Burgun e ka lule , pa dënimin politik e publik për të zezat që ka bërë .
    KUJDES . KUJDES . KUJDES MAKSIMAL . Dalç i fituar .

    1. Henry says:

      Porosi te nje ish hetuesi.

  4. anastasi says:

    Prokurores se pergjitheshme Arta Markut.Me cudit fakti qe Izet Haxhia eshte i denuar nga Sali
    Sali Berisha per vrasjen e Azem Hajdarit.
    Azem Hadarin e ka vrare Sali Berisha,dhe jo Izet Haxhia.
    Sali Berisha eshte organizatori kryesor per vrasjen e Azem Hajdarit.
    Izet Haxhia e ka vrare Azem Hadarin??. Jo nuk e ka vrare,atehere pse mbahet ne burg,Prandaj Zonja Prokurore ju duhet
    urgjentishte te nxirret nga burgu menje-
    here Izet Haxhia.Me veprimet qe po beni me Izet Haxhin per mua eshte krim I PA
    diskutushem.Ju keni frike nga krye fashisti,nga krye krimineli,nga krye
    tradhetari i shqiperise,turp te keni.

    1. Niko Shpiragu says:

      Keni te drejte qe interesoheni per Izetin, por ai eshte denuar nga nje gjykate dhe duhet te rihapet gjyqi prap. Kjo nuk eshte detyre e prokurores Marku, por e gjykates qe te rihapin gjyqin. Por gjyqi nuk ka per tu rihapur se s’do Berisha dhe drejtesia eshte komplet e tij. Mos degjo pallavrat se drejtesia po rinovohet, ajo ka qene e Berishes dhe do te jete e tij. Ne se gjyqi do te hapet kete merre si urdher te Berishes dhe dihet vendimi : Izeti do te rishpallet prap fajtor, bile me i madh se me pare. Ne se gjyqi nuk hapet, atehere kuptohet qe Berisha ka vendosur eleminimin fizik te Izetit dhe kjo do te behet ne nje menyre ose tjeter. Besoj se Izeti tani duhet te jete shkeputur nga iluzionet dhe te jete bere me realist dhe te presin fatin e tij te metejshem i cili do te vendoset nga Berisha. Ne te tjeret s’kemi gje tjeter ne dore vecse te shprehim keqardhjen tone per te dhe te presim se “per Shqiperine dite me te mira do te vijne, lum kush te rroje qe ta shikoje zonje”!!!!!!!!!! Dhe per kete duhet te fajesojme Naimin qe i ka shkruar keto vargje kaq optimiste. Megjithate, pare me gjere, edhe ai nuk ka faj se nuk e dinte qe nje dite do te vinte nje monster me emrin Sali.

  5. ka fjal se po munohen me e helmue Izetin e shkret .
    a mer shtet debilash ,
    ku kriminelat bajn ligjin

    izeti duhet te merret ne mbrojtje nga Nderkombetaret
    muta ,mundet ta helmoj ne burg

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Demek interviston
    i vrenjtur Çlirim Peka
    komentet turbullon
    njëfarë Kalec Dega.
    .
    Pasoja gjenetike
    i lindur kaps Çlirimi
    ndaj vetullat i ngrys
    mezi i vjen mendimi.
    .
    Po ky Kaleci ç’ka
    pse rend të turbullojë
    e orë e çast diarrenë
    e lë që t’i shpëtojë!?
    .
    1 zgjidhje për 2 sumçet
    t’i fusin nga një klizëm
    pastaj t’i krahasojmë
    kush është më i fisëm.

  7. Aleko says:

    Koment teper I vlefshem nga Spartak,..

  8. MH says:

    Ka te drejt nji komentues per ti dhane te drejten Izetit te qendroj i lire ne shtepin e vet bashke me te dashunen e jetes se vet.
    Nji vrases po kryen denimin per vrasjen e psikopatit Hajdari.Tashti si ka mundesi te jen dy vrases.Nji vrases i ka dal boll Hajdarit per te ike m’ate jete.
    Ne te kunderten te mos zvarrisin ceshtjen e riberjes se gjyqit per ti dhan fund kesaj katrahure drejtesie pa drejtesi.Bindja mbetet qe si Jaho Mulosmani dhe Izet Haxhia nuk kan kurrefare gishtit ne vrasjen e psikopatit te shekullit Hajdari.
    Krahas komentit keshilloj qe Izeti te baje kujdes per jeten e vet.Cfare nuk bjane kundershtaret e Izetit.Mos duhet te mendohet ma shume se e akuzojne per vrasje per te cilen vrasje e kane denue me heqje lirie.Fal nafakes se Tije,Izeti ka arrite te jetoj.Dhe duhet te jetoj e te gezoj jeten e veti lire ne liri.

  9. Fuck it says:

    Po pse o Izet po te kruet kaq shume. Po do maresh veten ne qafe o i shkrete. Po cte duhet Ty te denoncosh Berishen. Berishen se prekin dot as Rama as USA as nje. Mbyll gojen mos u bej Masha e haklajve se ata po ferkojne duart qe t’a hash ti o i gjore . Po kujton ti se do t’a fali Berisha denoncimin? O ne Burg tere jeten ose do vritesh po dole. Ky i zgjuari l’art qe te keshillon Spartaku qe te keshillon ça duhet te besh eshte nje nga haklajt e di ti kush eshte, nuk ka njeri me te degjeneruar , me idiot shkerdhat , bythqire se ai . Shiko ça i beri Berisha haklajve i vrau te gjithe si e meritonin. Kujdes se je kafshate e vogel ti per Berishen. Mos u mer me kete Karin qe te keshillon, ky seshte bure ka njezet e ça vjet qe eshte betuar te mare hak, dhe i ka maar Karin ne goje .

  10. Niko Shpiragu says:

    Jam plotesisht dakort me komentatorin Spartak. Por une dua te them qe ne te gjitha komentet e mia jo vetem qe kam thene qe ky gjyq nuk ka per tu bere ose po u be prap Izeti nuk ka per te fituar dhe do ti beje te gjitha ditet e burgut. Kete e kam thene me shume keqardhje dhe kam dashur sinqerisht qe une te isha gabim. Ne te njejten kohe e kam keshilluar qe te ruhet ne maksimum se mundesia me e madhe eshte qe Saliu me njerezit e tij ta eleminojne fizikisht dhe prap i qendroj ketij sugjerimi. Pse: sepse pas viteve 90, Sali Barisha ka qene sundimtari i vetem i vertete i Shqiperise. Edhe tani qe gjoja eshte ne fuqi e majta, ai prap eshte sundimtari absolut i vendit. Ai ben c’te doje, si ta doje ai dhe nuk preket nga asgje. Ai nuk e ka problem eleminimin e nje te burgosuri, por pret momentin me te pershtatshem qe te largohet dyshimi nga ai. Kam te njejtin mendim si Spartaku qe Sali Berisha eshte i vetmi politikan i zgjuar, por fatkeqesisht me te gjitha tiparet negative qe mund te kete nje njeri dhe eshte tradhetari me i madh i Shqiperise dhe krimineli dhe hajduti me i felliqur qe mund te kete ekzistuar ndonje here jo vetem ketu por edhe ne bote. Te tjeret politikane ketu tek ne por edhe me gjere jane zero para tij. Po ti shtosh kesaj edhe qe gjithe organet e drejtesise dhe prokurorise jane njerezit e tij besnik si dhe neglizhencen e qeverise aktuale per te mbrojtur nje njeri qe ka rrahur gati per vdekje kryeministrin e saj, vetvetiu te krijohet bindja qe ose Izeti do te bej burgun nje me nje ose ai do te eleminohet fizikisht. Sinqerisht me vjen shume keq per kete skepticizmin tim dhe deshiroj te jem shume i gabuar. Megjithate e keshilloj Izetin te jete me realist per situaten ne te cilen ndodhet dhe te ruhet ne maksimum per jeten. Keto letrat nga burgu ti leje menjane se nuk duken shume bindese per publikun i cili nuk ka me entusiazmin e pare per te dhe me te tilla debate pa buke do te harrohet se shpejti.

  11. Ilir Meta says:

    Coc te pandehnim po sdo dole gje edhe ti rri aty edhe bej burgun se mire ta futen.

  12. Kellira says:

    Izeti ne gjendje te mjeruar.
    Nuk ngrihesh dot kunder kreut te tribuse Izet dhe ti kete e di mire. I ke dhene besen. Berisha nuk te ka tradhtuar dhe as te ka perdorur. Probabilisht ke shkelur disa rregulla te tribuse ose ke kerkuar dicka pertej asaj qe te takon sipas kreut te tribuse.
    Mos u lodh kot me mediat por nese ke dokumente per ngjarje qe implikojne Berishen hidhe ne gjyqe qe ta kaloje jeten qe i ka mbetur neper gjykata. Perndryshe shko puthi doren si ka bere yt vella.
    Ose vrit veten per te mbrojtur anetaret e tjere te tribuse qe rrezikohen prej teje e qe ti ke detyrim t’i mbrosh. Keto jane rruget.

  13. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Hape te shkreten se i plase

  14. mirel says:

    Ketu ka plas puseta, ky kerkon te hape kapakun..

  15. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Izet, po mjaft o burre se keto paralajmerimet e tua u bene si ato paralajmerimet serioze qe kinezet u benin amerikaneve ne vitet 60. Thuaje pra ate qe ke per te thene se na cave menderen blla-blla-blla.

  16. vjeshta says:

    Izet-a, mana em duket nuk â ka t’pjerdhë kurrkush! ???

  17. Santa Quaranta says:

    Juridikisht te gjitha krimet qe pretendon se do te kallezoje Izet Haxhija jane parashkruar se kane mbushur afatin e parashikuar nga Kodi Penal dhe nuk mund te ndiqen. Ky nuk di asgje pervec atyre fakteve qe tashme jane te bera publike dhe nuk kane asnje vlere per hetim ose rifillim te tyre. Ky do qe te behet faktor por nuk eshte vecse nje ordiner qe po vuan denimin e caktuar nga gjykata.

  18. anastasi says:

    Eshte shume problem zhvillimi i gjyqit per IZET HAXHINE.Mendimi i im eshte qe ky gjyq nuk duhet te zhvillohet nga
    Dejtesia shqipetare,sepse nuk ka
    Siguri dhe nuk ka gjykim te drejte per
    Gjykimin e Izet Haxhise nga
    shqipetaret,sepse gjykatat shqipetare jane shume frikacake.Prandaj duhet ne qofte se mundet qe kete gjyq ta beje gjykata supreme e strazburgut ose ndonje gjykate tjeter.Shume komentues
    Mendojne se Izet Haxhin do te kete probleme per sigurimin e tije mendojne se mund dhe ta eleminojne atje ku eshte ose kurr te dali nga burgu.Te gjithe Kane
    mendim se mund ta eleminoj ishe,
    presidenti i shqiperise ,plaku i malesise tradhetari i ishqiperise.Cdo veprim qe mund te behet direkt apo indirekt,
    ,akuzuesi kryesor do te jete i pa diskutushem Sali Berisha kete ta dije mire jo vetem Saliu dhe Kadiu por gjithe populli shqiptar.Ne lidhje me Izet Haxhin
    per te gjitha ngjarjet qe mund te zhvillohen per keq ne dem te Izet Haxhis
    per jeten e tije,Sali Berisha dhe familja
    e tije ti therrasi mendjes jo njeqind here
    por nje mije here.Se ndryshe nuk dihet cfare mund te ndodh.Sali Berisha duhet
    ta dije mire,se eshte personi kryesor ne
    organizimin dhe vrasjen e pa diskutu-shem te Azem Hajdarit.
    Sali Berisha ka kryer shume krime ne
    shqiperi por neve do ta akuzojme vetem
    per tre krime makaber dhe tragjike:
    1-Sali Berisha eshte personi kryesor ne
    vrasjen e 300 tropojanve.
    2-Ne vitin 1997 me president Berisha
    u hapen te gjitha depot e armatim dhe
    municionit ne shqiperi,nje ngjarje me tragjike ne shqiperi.
    3-Ne vitin 1998 u vra Azem Hajdari,
    Me arkivolin e Azem Hajdarit u pushtuan,kryeministria dhe te gjitha institucionet qendrore dhe Radio Televizioni Shqipetar,te gjitha keto dihen nga populli shqipetar Per Grushtin e shtetit qe beri Sali Berisha.Te gjitha keto jane krimet e Sali Berishes.
    Per vrasjen e
    Azem Hajdarit jane denuar disa persona
    dhe njeri me burgim te perjeteshem,por
    Azem Hajdarin nje njeri e ka vrare dhe jo
    njezete.Izet Haxhia nuk eshte vrasesi I
    Azem Hajdarit,pse ai eshte denuar dhe pse mbahet akoma ne burg.

  19. musata says:

    grahi izet grahi se bojshe kerecenime me vrasje per nej fjal goje ashtu te qoft jeta ne burg deri ne vdekje sie ke kerku tani e denoncon berishen kot e ki

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje