Rikonstruktohet Ambasada shqiptare në Athinë, 100 persona marrin shërbim në ditë

13 Tetor 2018, 12:41Politika TEMA

Ambasada shqiptare në Athinë  i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë.

Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka publikuar në fb dhe një video me ambjentet e reja.

Përveç shërbimeve konsullore online, pothuajse çdo ditë në konsullate marrin shërbimin afro 100 persona.

Ambientet tërësisht të rikonstruktuara të shërbimeve konsullore të Ambasadës Shqiptare në Athinë, ofrojnë kushte bashkëkohore për shërbim ndaj qyetarëve me transparencë, shpejtësi dhe efikasitet.

Komuniteti shqiptar në Greqi përbën numrin më të madh të bashkëkombasve tanë jashtë atdheut, kontributi i të cilëve mbetet i pazëvendësueshëm!”, shkruan Bushati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje