Shqipëria, oturaku i botës

13 Tetor 2018, 09:37Politika TEMA

Nga Dr. Bledar Kurti

Një univers pa fillim e pa fund; miliona galaksi; miliarda yje; tetë planete (i nënti mendohet se është zbuluar së fundmi); shtatë kontinente (ndonëse disa mendojnë se janë gjashtë pasi Evropa dhe Azia janë të lidhura); pesë oqeane; shtatë detra; dyqind shtete; me mijëra ishuj; 40,000 km perimetër glob; dhe shqiptarëve u ra për pjesë të lindin e ngordhin në këtë oturak. Jo oturak gjeografik, pasi natyra shqiptare është perlë e Mesdheut, por një shurrëhane mendore, shoqërore, dhe mbi të gjitha politike.

Xhisiela, Babale, aparate në xhep që matin cilësinë e ushqimeve nga banania e deri tek buka, deputetë që meritojnë çmimin OSCAR si aktori më i mirë por edhe çmime si aktori më i keq, për akuzat për lidhjet me krimin, analistë në skicojnë rrjedhën e debatit politik të cilët e dredhin sy për sy herë me Metën, e herë me Ramën, e ku i dihet edhe me Bashën, ekzekutime profesionistësh mbi jetë njerëzish, çitjena kryeministrore, narkozë opozitare, shtet kushtetues pa gjykatë kushtetuese, peshkatarë të huaj që lajmërojnë njerëzit të dalin në breg se po kapen peshkaqenët, por vetëm cironkat që kanë humbur rrugën zihen në rrjeta, shkolla të mbyllura, degë universiteti të dënuara me vdekje, të rinj që avullojnë jashtë kufijve, prindër që avullojnë jashtë kufijve bashkë me të rinjtë e tyre, biznese në faliment, shpresa zero, punë s’ka, dhe BE-ja shumë e shumë larg, jo për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota e bashkëqytetarë evropianë, jo, jo, për t’ia plasur e ikur e për të ndërtuar një jetë të re larg pshurrësve të këtij oturaku.

Cilët prej tyre të lindur përpara brezit të makiatos e imagjinonte në fillim të viteve 90-të se Shqipëria do përfundonte në një oturak të tillë? Nuk ëndërronim utopi, e as Disneyland, por absolutisht një Shqipëri tjetër nga kjo që kemi sot. Një Shqipëri me njëmijë të zezat, por ende plot shpresë.

“Mund të ishte bërë ky vend,” më tha para pak ditësh i indinjuar një nga të 140-ët e kuvendit të Shqipërisë. “Kam besim se mund të ishte bërë. Po mos t’ia kishte pirë gjakun politika e ta kishte tharë deri në palcë këtë vend, ne do ishim sot si vendet e Evropës perëndimore.” Unë nuk u pajtova aspak. E kundërshtova. “Jo, zotëri, jo. Ndoshta Shqipëria mund të kishte ndryshuar shumë ose mund të kishte ndryshuar pak, kjo nuk ka asnjë rëndësi, kjo nuk është çfarë i është dashur këtij vendi. Shqiptarët kanë patur nevojë vetëm të shikonin një pushtetar, një të vetëm, që të tregonte dëshirën më të vogël për ta bërë këtë vend. Kjo do i jepte shpresë një kombi të tërë, dhe ndryshimin do e kishin bërë vetë shqiptarët. Por e kundërta ndodhi. Ndaj edhe sot jemi në një oturak.”

Njeriu ka mesatarisht 25,000 – 50,000 mendime në ditë. Shqipëria është në gjendjen e sotme pasi as edhe një mendim brenda “kokave të mëdha” nuk shkon për të. Të gjitha mendimet shkojnë tek tenderat, fiset e forta, gomonet, zgjedhjet e ardhshme, dashnoret, propaganda, e gjëra të tjera që shërbejnë si ushqim për egon dhe xhepin e titullarëve. Ndaj edhe vendi më i varfër në Evropë ka politikanët më të pasur në botë. Ndaj edhe natyra më e pasur në Evropë ka banorë me paga e standarde jetese më të ulëtat në botë. Ndaj edhe të pashkolluarit që s’dijnë të shkruajnë as emrin e tyre bëhen ministra e deputetë e kryetarë bashkie. Ndaj edhe ky vend bën bujë e jehonë për kanabis por nuk bën dot histori mendimi e zhvillimi.

Ironia më e madhe është kur vazhdojmë të shtiremi si dikur, si pishtarë ndriçues të kontinentit e më gjerë. Si dashnorë të historisë së shkuar e heronj të asaj që do të shkruhet, duke fyer kështu atë të zgjuarin apo intelektualin që i ka lexuar ca libra, i cili tundohet e shtyhet të imagjinojë Rusvelt-in apo Çurçill-in të marrë 20% nga tenderat e uniformave të ushtarëve që do shkonin në luftë me nazistët, 30% nga tenderat e urave, rrugave, pistave të reja të avionëve që do përlesheshin në ajër me armikun, 25% të tenderave të furnizimeve me ushqime për ushtarët që po vdisnin në llogore, 32% të ilaçeve e pajisjeve mjekësore nëpër spitalet ku kuroheshin heronjtë e plagosur të luftës, e pasi të siguronte përqindjet e veta, presidenti amerikan apo premieri britanik do uleshin me horrat dhe vagabondët e Uashingtonit dhe Londrës. “E ç’na sjell këtë paralelizëm,” mund të mendojë dikush, “ato ishin kohë ekstreme,” por a nuk është ekstreme që fëmijët tanë zhvaten dhe jeta e tyre rrezikohet në çdo aspekt, për shkak të X% apo Y% në tendera? Dhe në kohë ekstreme, siç na dëshmon

historia, përse nuk dalin drejtues historikë si kudo në botë, por na dalin drejtues më ektremë sesa kohët që po jetojmë.

E gjithë politika shqiptare e ka humbur garën me historinë. Asnjëri prej tyre nuk do ketë vend në të. Asnjë nga politikanët e tre dekadave të fundit. As edhe një dëshirë e vogël apo e madhe nuk ia fal mëkatet e nuk i mjafton për të hyrë në histori.

Sa shtetarë ka patur ky vend, e që nuk mbahen më mend, e madje edhe në Google nuk gjenden! Brezi i ri nuk njeh më as Enver Hoxhën që u vrau gjyshërit e u la pa bukë prindërit e jo më juve! Sapo të humbisni zgjedhjet, apo lëroheni nga detyra. Vetëm kaq. Fluska juaj e pushtetit vdes aty. Por, nëse ju kryeni një akt shpagimi. Një akt, një të vetëm, që u jep shpresë shqiptarëve që ky vend mund të bëhet, dhe ta nxirrni nga ky oturak i përmjerrë nga korrupsioni, atëherë jo vetëm do hyni në histori por edhe në vetë zemrat e shqiptarëve, të cilët, më falni pë lajmin e keq, ju kanë bërë lanet me kohë.

36 komente në “Shqipëria, oturaku i botës”

  1. Ilo says:

    Jo Shqiperia Bledar!
    Titullin e keni jo te pershtateshem. Shpesh ne themi shqiptaret jane te keqinj…….Pas kesaj kur dike e pyesin: Po ti a je shqiptar? Ai pertypet dhe pergjigjet POOOO, por mendon qe vetem ai eshte ndryshe. Shqipria nuk eshte oturak – nuk e di si perkthehet ne shqip Bledar! Cka keni thene pervec titullit kane nje filozofi qe duhet konsideruar nga te gjithe ne shqipetaret Bledar jemi ne Shqiperi apo diku ne bote!
    Por hiq oturakun!:)) Respekt!

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      BOURDHELOOOOOOOOOOOOOOOOOOO sunitesh,shiitesh,turkocamesh etj nuk mund te jete ndrishe,vec nje hale me outurak turk……………

  2. lexuesi i irrituar says:

    Nje shkrim me kete titull nuk meriton te publikohet ne asnje faqe dhe jo me te lexohet…

    1. Grigor says:

      Shumë dakord, Lexues i Irrituar.
      Perveç se shau te gjithë, dhe vetëm veten e tij Jo, çfare bëri ky fare doktori me kete shkrim? Nje mut bëri, ne ate oturakun e tij.
      Kemi eksperienca te keqia me keta doktoret që shkruajne kunder regjimit. Se edhe Doktor Mortja nfa Viçidoli, keshtu e filloi.
      E çfare na the mor doktor? Gjera që nuk i dinim? Qe fajin na e paskan politikanet? Jo mor Jo!!? Seriozisht?
      Po pse more doktor, keta shqipetarët që do lexojne shkrimin tend, nga hena kane ardhur? Apo e mban veten si me te zgjuarin ketu? E ja, mendoke dhe ti njesoj si shumica e shqipetareve, e pastaj? Te ngushellohemi ne tani? Ama mendoka edhe Doktor Bledari keshtu si ne? Epo shyqyr o zot se kujtuam se na le vetëm!
      Jo mor Bledar Jo. Shqipetarët nuk kane nevoje per nje anal-ist tjeter. Ata duan nje lider tjeter, nje grup lideresh ne fakt, te tipit te RI, Jo anadollak.
      E ben dot ti kete lider? Dil pra, formo nje grupim intelektualesh, dhe mundohu te çash murin e korrupsionit me ndihmen e popullit. E ben dot? Dil pra ne shesh te burrave dhe ne vend te ketij shkrimi medioker, na shtro perpara nje platforme politike që ti mendon se do çoje perpara Shqipërinë. Dhe kerko votat pastaj, kerko mbeshtetje. E ben dot? Apo nuk ke bythe? Po ke mend ta besh, por nuk ke bythe, na thuaj, që te te jaoim nga bythet tona, te behesh burrë, dhe te ba heqesh qafe kete klase politike që I ka marre frymen Shqipërisë.
      Se keshtu me llafe, “nuk bëhen urat me llafe”, thoshte ai tek filmi Kur Zbardhi nje Dite.
      Ah mor doktor, fole shumë por nuk the asgje.

  3. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Bukur, thjesht, ekzakt. ???

  4. Kalec Dega says:

    Oturak duket si fjale turke dhe i pershtatet Shqiperise Anadollit.

    Sinonim per oturak ne titull do shkonin edhe:
    Nevojtore, Gjiriz,VC,Kosh Plehrash, Llum, Grope e ujrave te zeza

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Ne fakt oturak eshte epiteti I duhur, sepse turqit ngulen thelle kete mentalitet tek shqipetaret me shekuj, dhe vetem ky epitet mund te shpjegoje gjendjen ku ndodhet Shqiperia sot.

  5. Ladi says:

    Nuk gjen dot fuqi shpirterore per te thene dicka ndryshe nga cfar eshte shkruar ketu, por edhe e dhimbeshme eshte ta pranosh kete tmerr te se vertetes.
    Dhe ne fund: ke shume shume te drejte – ne e meritojme te gjithe kete oturak edhe se ndjehemi patriote te mire…

  6. orient says:

    ..pavaresisht idese qe doni te perçoni..oturaku eshte nje domosdoshmeri ne zhvillim..gje qe e kane kaluar edhe vendet me te zhvilluara ..sot utorakezimi,i permbledh dhe deporton gjithshka,por menyra se si eshte titulluar shkrimi,mua me ben te mendoj,se cilesia politike prin,per kete term,se ne populli jemi OK ..vetem se perdoremi yne.. na ben njesh ne oturak!

  7. NNP says:

    I mjeri ti .Llap si gjithe te tjeret .veten e quan viktime te te tjereve por bytha nuk te ben te digjesh per ate qe gjoja te dhemb Atehere mbylle halen e hesht Bota eshte e atyre qe digjen e jo qe vetem lehin.

  8. n says:

    nuk eshte oturak. Eshte HALE.

  9. TIMONIERI PA PATENTE says:

    MIRMENGJES SHPIFES!
    LIGJIN E KAM BERE GATI.
    TE DENOHET PER SHPIFJE!

  10. H says:

    Shkrimi eshte realist. Kush e kundërshton e bën nga injoranca apo keqdashësia.Zgjidhni vetë ku beni pjese. Rroftë shqipëria, poshtë shqipëtarët.

    1. Mul Noka dhe Paloka says:

      Ti je trap. Me fal, nuk je vetëm trap. Je edhe pordhac. Pordhacët kane vetëm llafe dhe asnje pune. Si Lul Basha.

  11. TAULANTI says:

    NE LIBRAZHD E QUAJME UTURAK.

  12. UNE LULIN E KAM SHOK says:

    Uturak apo Oturak,
    KJO ESHTE ÇESHTJA.

  13. klementi says:

    Si kane guximin e shkruajne keshtu per vendin e tyre, Maskarenj gazetare. Nuk ju vjen pak turp per cfare shkruajne. Po keta mendjehollet e mediave mendjen me sa duket uturak e kane. E mendje uturaku nuk mund te shkruaje dicka te mire, te beje nje kritike te ashper por pa fyerje, por drejt e uturak. Ju bifte uturaku ne dere e te mos ju largohet kurre. Qelbesira te ketij vendi.

  14. Llaman says:

    Po ti o Bledar ku u bere Dr? Si Dr o Bledar mbase duhet te besh dhe propozim per terapi. Si duket kapaciteti jot si Dr ka ngecur tek diagnoza . Egziston dhe nje Dr Adhamudh i Cajupit, qe thoshte ne se te dhemb syri, nxirre te shpetosh tjetrin. Kurse diagnoza jote eshte aq e rende sa vetem nje kataklizmo e shpeto kete vend.
    O zot, jepi Dr Bledarit nje varke si ajo e Noes per te mbledhur capinjte e gomaret dhe specie te tjera te dlira te natyres si dhe nje apo dy tre cifte te zgjedhura te racesh shqiptare dhe digje kete vend ashtu si bere dikur me Somollen. Barka e Bledarit (Noes shqiptar) do sjelle racen e zgjedhur shqiptare .

  15. UNE LULIN E KAM SHOK says:

    Unë Lulin e kam Shok
    Byrekun e bëjmë bashkë
    Vjedhjet i bëjmë tok.
    Unë Lulit i jap plot 14 Milionë
    Dhe Unë e mbaj Timonin përgjithmonë.
    ———————————————————
    Unë Liken e kisha Shok
    Byrekun e bënim bashkë
    Koncesionet i ndanim tok.
    Unë Liken ia u bëra President
    Dhe Unë e mbaj Timonin në kétë Vend.
    ——————————————————–

    1. TIMONIERI says:

      UNE E VURA EDHE
      Prokuroren e Pergjithshme Arta Marku qe nuk arreston asnje cironke.
      HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA

  16. qorri says:

    Te verteta te hidhura,por qe si luan as topi i allamanit te uturakut.

  17. Bledar Uturaku says:

    Ja dhe nje Doktor professor 100 per 100 Uturak ! I Dal nga Uturaku ben nje shkrim per Uturak ! lol

  18. uturak dmth. kryq bythqim vatikanit,

  19. Demi says:

    Dikur tezja e pyet nipin..Hë more nip si shkoi ushtria , dhe nipi i përgjigjet ..Vari k…. teze punë ushtrie. Eh mor nip k .. ike dhe k.. u ktheve ju pergjigj tezja. Edhe një shkrim i tillë meriton të njëjtën përgjigje.

  20. Pellazgos says:

    Sado te perdridheni perseri tek Ilyret,Epirotet,Helenet do perfundoni.
    Uros apo Uro-llogia eshte safi Greke.
    Dhe Giatros quhet Urologos.
    Uros,Uje.Uoter.

  21. marku says:

    Nje shkrim perfekt po qe se nuk do te kishe futur ate rreshtin pa kuptim per Enver Hoxhen !Jo per gje po asnjeri nuk guxon te beje as sondazh se sa e “urren” populli shqiptar Enverin,pa per ta share eshte kollaj !

  22. Engjelli says:

    Kur ne shendetsi, zyrat e pensioneve, dogana, tatime, caktohen militante partie nga kursi i Jales, vendi do te shkoje keq e me keq. Kur ne politike, kryetari i partise caktohet nje besnik apo nje idiot i arsimuar, kur ne krye te shtetit caktohet nje çyryk apo nje hajdut, ne prap se prap do jemi ne buze te gremines. Paçka se kem pisnesmene, intelektuale si Mark Marku,gazetare, “moderatore brilant”etj etj.

  23. Nje mergimtar i permalluar says:

    Klasa politike e majte apo e djathte te gjithe ne gijotine e meritojne se bashke me kelyshet e tyre te gjithe pa perjashtim .
    Shqiperia jone renkon dhe do te vazhdoje te vuaj, ne qofte se ata qelbesira tradhetore nuk do t’i pastrojne nga vendimmarrja e te gjitha ceshtjeve per Atdheun dhe kombin tone te lashte e te dashur.
    U cdukshin tradhetoret!

  24. Detari says:

    Zoti Bledar ,prononcimi per situaten eshte kontribut qe cdo Shqiptar me njohurite e duhura duhet ta beje….Por konstatimet jane bere aq te njohura (degjo emisionin e Bashkimit )sa ato kthehen nev bumerang….Keshtu goditet morali i njerezve ne hall….Kete po ben perdite “kazani”…Por kur reagon nje intelektual,ai duhet te kape thelbin…(kur ai shkruan me shpirtin, jo vetem te revoltes ,por per te gjetur shkakun…) e fenomenit .Ju me te drejte e coni problemin deri tek drejtimi politik.,dhe ne vend qe uturakun ta lini atje ,ja adresoni me pa te drejte popullit aq me keq vendit ….Jo ,jo z.Bledar, uturaku eshte pushteti shteteror me te gjitha hallkat e tij te mbushur me injorante ,gankstere,aligarke e kriminele te cdo lloj ngjyre….dhe atje duhet ,me nder,te pshurri populli……Dhe qe te mos largohemi shume nga shkaku I uturakut,duhet kerkuare me thelle…Nuk eshte nje parti ,Jane disa (te pakten ato parlamentare )qe nga rrotacioni ne pushtet gjendje ka shkuare keq e me keq…dhe kjo per shkak se partite politike Jane kthyere ne Sulltane …Ata shkruajne dhe vulosin cfar te duane ,sepse nuk ka opzite …Populli nuk ka asnje perfaqesues ne pushtet.Ata nuk Kane votuare asnje njeri .Votat I kane marre partite..ky eshte problemi .Rruga e zgjidhjes eshte reforma zgjedhore…Duhet ti kthehet pushteti popullit …duhet ti jepet votes fuqia qe i takon …Krahas kesaj Vetingu ,qe populli po e pret me padurim ,te punojne intesivisht dhe konkretisht ….Ka gjykates e prokurore te shkarkuare per korrupsion ..et ,por asnje nuk ka shkuare prapa hekurave …pse ky eshte Vetingu ?Si gjithmone kemi patur dhe do te kemi nevojen e miqve te vertete nderkombetare….,tani me shume se kurrekurre .

  25. Jo per gje... says:

    Eshte uturak sepse kan zene vend cifla muti si lloji yt, I berishes, I lulit e I rames.

  26. Njishi77 says:

    Ça mutin ke dasht me than .

    1. Grigor says:

      Ha ha ha
      Ore, që je njesh, je njeshi, kjo duket. Hallall robo. Me dy fjalë ja ke dhi.

  27. xhemal says:

    ben thjesht propogande ,vete artikullshrusi nje utura as me shume e as me pak

  28. NjeQytetarOptimist says:

    Megjithese nje situate trishtuese, nuk mund te llogjikosh pa asnje rrugedalje.. Thjesht ke bombarduar anen e erret te nje rrepublike dhe I ke mbyllur kapakun situates. Ke harruarr qe njerzit jo te gjithe ikin. Ka dhe shprese ne te, sado minimale. Ka njerez qe jetojn ne vendin e tyre dhe japin shprese sadopak per nje te ardhme me te mire. Nuk eshte nevoja te na artikulosh si eshte formuar bota dhe si eshte trajtuar shteti. Ate e dine te gjithe. Duhet te artikulohet shteti I mire, pa korrupsjon, qe ka qellime te mira (megjithese ndonjehere dalin te gabuara) me tenderat. Qe te kete tendera te mire, duhet te kete supervizim te mire. Njerez te kualifikuar qe ato qe thone tenderat ne letra, behen realitet ne afatet kohore te kontratetes dhe me kualitetin e kerkuar. Nje shkrim llaka-zhdraka. Nuk dua qe Meta, Gelbaza, Rama te mbahen mend. Dua te mbahet mend nje Shqiperi e moderrnizuar qe po perpiqet me ngadalsi duke u cjerrurr te dali nga korrupjoni. Dua qe Prokuroria te arrij ne piken e saj me te lart morale dhe intelektuale si gjithashtu dhe gjykatat. Nuk dua gjykata plepash me ku politika sipas oreksit te mblidhet dhe te selektoj delet e tyre. Dua qe c’do mazhorance (te c’do krahu politik qofte) te thyej barrierrat e saj dhe ti thote opozites: “POPULLI NUK PRET DO ME DHE DO TA BEJ VETE SEPSE PRANDAJ MA KA DHENE VOTEN”. Neqoftese populli spelqen c’fare ben mazhoranca, eshte VOTA ajo qe te skualifikon. Duhet te jesh me objektiv kur shkruan. Mos u bej si keta gazetaret e rinj qe ja fusin nje tralala pa asnje argument ose rrugezgjidhje dhe hajde ku u pame. Behuni me profesionist. Ceshte kjo fjale, Oturak ?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje