FOTO/ "Babalja" del nga qelia, shijon lirinë në Kosovë: Në Shqipëri më rrezikohet jeta...

12 Tetor 2018, 19:05Politika TEMA

Dëshmitari X”, “Babalja” apo Albert Veliu është lënë i lirën ga gjykata në Prishtinë. Ndonëse u ndalua dje për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij në Shqipëri, sot gjykata në Prishtinë ka vendosur lirimin e tij.

“​Unë kam kërkuar azil në Kosovë pasi më është rrezikuar jeta në Shqipëri”, ka thënë sot në gjyq Albert Veliu, ose njohur ndryshe si “Babalja”, teksa kundërshtoi në Gjykatën e Kosovës, kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta arrestuar dhe për ta ekstraduar në Shqipëri.

Sipas dokumnetit të gjykatës, avokati i “Babales”, Tomë Gashi, ka argumentuar se një person që i është dhënë statusi i azilantit, nuk mund të arrestohet, mbi të gjitha kur në atdhe i rrezikohet jeta.

Gjykata e ka pranuar këtë kërkesë, duke vendosur për lirimin e Albert Veliut. Vetë avokati ka publikuar një foto me Albert Veliun dhe djalin e tij pas përfundimit të seancës.

Autoritetet shqiptare kërkuan arrestimin dhe ekstradimin e tij, pasi në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë për krime të Rënda nxorën një dëshmi të re në çështjen “Babale”. Bëhet fjalë për Fredi Alizotin, që pretendohet se është kunati i Veliut, i cili në prokurori ka deklaruar se do të merrte 100 mijë euro për të aktruar në një audio-regjistrim, duke imituar zërin e Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.

Video u bë publike nga Partia Demokratike, dhe personi që komunikon me të pretenduarin Agron Xhafa, është Albert Veliu, i cili që prej muajit aj ndodhet në Kosovë.

Ai aktualisht është në Qendrën e Azilit në Magure, bashkë me djalin e tij 18-vjeçar Ledion. megjithatë, çështja “Babale” ku akuzohet se vëllai i ministrit është duke bërë biseda për pazare droge, është ndërlikuar edhe nga një kamera e fshehtë që i është bërë Alizotit, ku në të në një version komplet tjetër, thotë se është presionuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për t’i qëndruar dëshmisë se do të paguhej për të aktruar si Xhafaj.

9 komente në “FOTO/ “Babalja” del nga qelia, shijon lirinë në Kosovë: Në Shqipëri më rrezikohet jeta…”

  1. ME EMER says:

    .. kosova te mbledhe mendjen e te ndihmoje per te dale e verteta ne shtetin meme ..!

  2. Labi nga Prizreni says:

    Byrazere Kosovare: Ta gezoni “babalen” dhe ta mbani me shendet
    Shume faleminderit se na kursyet shpenzimet per te mbajtur ne burg nje kafshe te tille qe nuk i duhet as dreqit
    Po deshet mereni dhe bacen Sali
    Eshte shume burre i mire dhe di te perdore kompjuterin keshtu qe do t’ju informoje ne cdo minute me te dhena nga “Kosovari dixhital”
    Per Lulin e kemi pak veshtire ta japim se aty i rezikohet jeta per nje histori me nje shtepi te verdhe
    Edhe nje here faleminderit dhe ja u shperblefshim me te tilla gezime

  3. kombi says:

    MJAFT ME KETE INSKENIM NGA PS + PD .

  4. ripjellja says:

    O zot ! Ku i kemi gjetur keta prokurore injorante, me Arta Markun ne krye ? A nuk e dine keta dhe komentuesit qe i bejne fresk Rilindjes qe perfituesi i Azilit Politik nuk i dorezohet shtetit nga ka ikur ? Si mund te formulohet nje kerkese e tille, apo thjesht qe te duket sikur me demek, ne po e bejme detyren, por kosovaret nuk na i japin.
    Plehra qe nuk dine se çfare eshte Shteti, nuk mund ta ndertojne ate.

    1. ILYRIA says:

      Zoteri apo Zonje ,
      Gabimi juaj eshte se, beni kompetentin kur nuk ja keni haberin fare, po fare , fare…..
      Azili Politik ka nje kohe te caktuar per tu marre sepse eshte i lidhur me shume Burrokracira ( minimumi jane 6 muaj deri ne nje Vit ).
      Korrespodenca , qe eshte zhvilluar, behet ndermjet dy Shteteve shqipfolese , prandaj Formalitetet qe behen ne kesisoj rastesh ( mund te jene nga rastet e para e te pa ndodhura me pare ) kane nje Ritmike dhe tjeter Konfidence Ndershteterore .
      Une mendoj se Babalen e ka marre shume Malli per Vloren dhe do ta sjellin si ” Pako Postale ” edhe per tia hequr ” Mallin per Vendlindjen ” .
      Ju uroj Dite te mbare dhe heren tjeter , perpara se te shkruani , informohuni .
      TUNG

  5. luani u.s.a. says:

    Autoritetet shqiptare kerkojne nga autoritetet Kosovare ”Babalen” apo Albert Veliu qe eshte i akuzuar ne Shqiperi nga Prokuroria per Krime te Renda dhe Gjykata per Krime te Renda,kurse “Babalja” lirohet nga gjykata ne Prishtine me kete kjo eshte absurde dhe qesharake me dy shtete sic jane Shqiperia dhe Kosova qe jane ne anarki e kaos dhe te falimentuar,prandaj shqiptaret me dekada jane ne vuajtje dhe deshprim me hordhi shqiptare qe jane ne pushtet ne krim,krim te organizuar,korrupsion…, me pasuri marramendes ilegale qe e kane shkaterruar dhe varferuar vendin dhe popullin..!!!

  6. PD = Ridhjerja says:

    Me cadra dhe babale nuk vini dote ne pushtet se duhen votet e popullit te cilat nuk keni per ti marr sa jeni gjall

  7. nardi says:

    Babale
    Babasha
    Baballa
    historia vazhdon….

    Keta bejne gjoja sikur e kerkojne, ata bejne gjoja sikur nuk e leshojne dhe loja me bobole nuk ka fund.
    Deri ne fund te vitit Fefziu ka me cfare te merret!
    Nje joje e shpifur per te miruar vemendjen e opinionit publik dhe per ta larguar nga realiteti dhe problemet paresore qe kerkon koha.

  8. zeno says:

    Nuk eshte cudi te ndodhte keshtu,se SB ka plote kamikaze ne Kosove,edhe pse SB ka ka qene historikisht ne krahun e kundert te interesave te Kosoves.Kosovaret te nderrgjegjesohen se ky delenzhi u be pjese e nje skeme politike per perfitime personale ,dhe tani duhet te mbahet me parate e taksa paguesve te nje shteti te varfer,qe ato para mund ti perdore per njerez me halle ,qe nuk besoj qe mungojne ne Kosove .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje