Zoica Nini: Si ma vranë babanë dhe eshtrat ia hodhën në pusin para degës së brendshme
Nga Luljeta Progni
Është një vend në qendër të Sarandës, ku një grua e moshuar shkon çdo 6 maj e vendos një tufë me lule, qan e lutet. Për ata që nuk e njohin, duket sikur lulet, lotët e lutjet shkojnë drejt askujt e askundit.
Rreth 100 metra përtej godinës që dikur ishte dega e brendshme e Sarandës, ndodhet një bunker, i cili është kthyer në muze për krimet e komunizmit. Përballë tij gjendet një pus, që në Sarandë e quajnë pusi-varr. Nuk ka asnjë pllakatë apo shenjë që e dallon atë pus nga të tjera objekte që gjenden në atë territor.
Zoica Nini është 75 vjeçe, ajo shkon çdo vit atje sepse janë aty eshtrat e babait të saj. Zoica ishte vetëm dy-muajshe kur regjimi komunist vendosi ta vrasë e ta gjymtojë babain e saj, Foto Nini. Ai ishte vëllai i dy dëshmorë të LANÇ, Kiço dhe Pavllo Nini. Eshtrat e dy vëllezërve dëshmorë të LANÇ janë në varrezat e dëshmorëve dhe emrat e tyre janë në lapidarin e fshatit Nivicë-Bubar. Ndërsa eshtrat e vëllait të tyre Foto Nini, janë në atë pus ku për fat të keq, janë hedhur kufomat e dhjetra të pushkatuarve si kundërshtarë të regjimit.
Zoica nuk e ka parë kurrë babanë saj dhe kurrë nuk e mësoi arsyen pse regjimi e vrau dhe e hodhi në atë pus varr. Zoica ka mësuar nga gjyshja e saj Marta Nini, se babi Foto Nini u vra mizorisht nga regjimi komunist, kur Zoica ishte vetëm dy muajshe.
Ma ka rrëfyer gjyshja Martë
“Foto erdhi i lodhur nga stani në mal ku qe çoban me pak dhi, që të mbanim frymën gjallë. Të puthi ty që ishe 2-muajshe dhe përkëdheli vëllain tënd që ishte gjithashtu dy muajsh, i cili nuk pati jetë të gjatë, se u sëmur dhe vdiq pa mbushur vitin”, nis kështu rrëfimi i gjyshes që mban mend Zoica. E ka dëgjuar me mijëra herë këtë rrëfim, sepse është rritur nga gjyshja Marta. Ajo ishte një plakë me brengë të madhe në zemër, sepse i kishin vrarë tre djemtë. Vazhdon rrëfimi i Zoicës…
Pasi na kishte puthur ne fëmijët, babai ishte shtrirë të çlodhej pak. Papritur, u dëgjuan zëra të fortë që thërrisnin:
-O Foto Nini, o Foto Nini… Gjyshja kishte dalë tek porta dhe ata e kishin pyetur për babain se a ndodhej në shtëpi. Gjyshja u tha se ndodhej brenda dhe qe shtrirë për t’u çlodhur. Ata i kërkuan t’i thoshte tim eti që të dilte pak tek porta. Babai doli dhe ata i thonë të shkonte pas tyre. Babai diçka nuhati dhe u kërkon që të vishet, por ata i thanë të shkonte ashtu siç qe, se do të kthehej shpejt. Zëri i tyre nuk i pëlqeu gjyshes. Kish hakërrim, mëri, tërbim, pabesi, dukeshin si hungërima hienash dhe vampirësh gjakpirës. Zemra e nënës që ndjen shumë, parandjeu se diçka e keqe po i kurdisej të birit dhe zemra e saj qe e helmuar se dy djem i kish lënë në lutën Na Çl si dëshmorë e plaga e shpirtit nuk i qe mbyllur, megjithëse për nënën nuk mbyllet kurrë. Kështu që vendosi t’u shkonte nga pas. Pa kaluar as dy-tre metra nga porta ata shpërthyen në ulërima, e kapën babain nga krahët duke e zvarritur dhe goditur me shkelma, madje kishin mbledhur edhe shumë nga komuniteti egjiptian, që janë të shumtë në Sarandë, dhe e godisnin babanë me gurë e sende të tjera, me ç’të mundnin e ç’të gjenin, pa le më sharjet e fyerjet. Trupi i babait u mbulua me gjak. Gjyshja bërtiste nga pas se çfarë u kish bërë djali e ç’kishin me të. Kështu vazhdoi gjatë gjithë rrugës, derisa e futën në Degën e Punëve të Brendshme. Aty gjyshja nuk e ndoqi dot më se nuk e lejonin brenda”, rrëfen Zoica.
Fundi fatal i birit të vetëm
Mëngjesin e ditës tjetër, Marta do të merrte lajmin e tmerrshëm për birin e saj. Foto Nini kishte ndërruar jetë në kushte mizore, i lidhur këmbë e duar dhe i kthyer me kokëposhtë i varur në një litar. Martës ia kishte rrëfyer një pasturuese e Degës së brendëshme kohë më vonë. Dudija ishte pastruesja, se ashtu i thërrisnin në Sarandë. Ajo i kishte kërkuar mijëra herë që mos të tregonte se kështu mund të përfundonte në burg. “Në mëngjes Dudia kish parë rrobat e tim eti në oborr të hedhura e të mbuluara nga gjaku. Gardiani K.V. i bërtiste me të madhe t’i merrte e t’i digjte diku në një cep rrobat e atij qeni. Po ç’kish ndodhur atë natë të zezë? Pasi i kishin torturuar çnjerëzisht babain dhe tre të arrestuar të tjerë, i varën kokëposhtë dhe roje i vunë gardianin K. V. Rojën e zuri gjumi dhe të katërt të arrestuarit e varur kokëposhtë, ca nga torturat e ca nga qarkullimi i gjakut që u ra në tru, vdiqën. Mëngjesi i një korrikut i gjeti të vdekur babain dhe tre të arrestuarit e tjerë Ilia Gogoni, Spiro Marangoi nga Delvina dhe Gaqe Muzina. Babait i masakruan kufomën duke i thyer këmbët dhe duart, lanë një kufomë pa gjymtyrë. Por histeria e gjakpirësve të pamëshirshëm që vërsuleshin si hienat e uritura mbi gjahun e pafajshëm , nuk kish mbaruar këtu. Të katër viktimat e masakruara i hodhën në pusin e degës së punëve të brendshme, pus që italianët e kishin bërë për të pasur ujë të pijshëm, por pushteti komunist e mbushi me gjak , eshtra dhe fate të njerëzve të pafajshëm”, i rrëfen kështu fjalët gjyshes, Zoica Nini.
Pusi i kuq
“Tek ai pus qenë hedhur dhe më para e më pas babait edhe të tjerë viktima dhe nuk dihet numri i tyre. Këto tregonte Duduja e mirë duke e porositur gjyshen dhe nënën të mos bënin zë. Por këto i tregon më pas në vitet e demokracisë nga interesimi i të afërmve edhe vet ish gardiani K.V. Ky ishte 24-orëshi i fundit i babait tim që iu pre jeta në mes në mënyrë kriminale dhe u zhduk në mënyrë misterioze trupi i tij i vdekur nga pushteti komunist i sapovendosur i Enver Hoxhës. Zoica thotë se jeta e tyre kaloi nën një kalvar të dhimbshëm e të mundimshëm mes një trajtimi të keq si reaksionar. Gjyshja deri sa vdiq e mbushte pjatën e gjellës me lot. Qante të tre djemtë e sajë, dy dëshmorët dhe armikun e pafaj e të pavarur. Por ama i trajtonin si reaksionar, por kurrë nuk u thanë një fjalë për babain.
Zoica dhe kushërira e saj Vasillo, thonë se nuk kanë reshtur së kërkuari; së pari, arsyen e arrestimit dhe pastaj vrasjen dhe zhdukjen misterioze të Foto Ninit. Por askush nuk u jep një përgjigje të saktë, përveçse: Nuk kemi dokumente, kjo edhe nga arkivi i Ministrisë së Brendëshme. Kjo odise kërkimi nis zyrtarisht që nga viti 1977 e deri sot, por ka vtëm heshtje”, .
Foto Nini u arrestua dhe u vra brenda natës, pa asnjë akuzë dhe pa poçes gjyqësor, në atë godinë të ndërtuar nga italianët dhe në vitet e para të çlirimit u kthye në degën e punëve të brendshme të Sarandës. U hodh në atë pus ku thotë se janë hedhur shtra e shumë të tjerëve. Dhë piëkrisht për këtë Zoica e ka një pytje që i drejtohet psuhtetaëve e ish-pushtetarëve të dy kohëve: Pse heshtet për këtë pus-varr, cilat janë viktimat dhe pse u hidhen në atë pus kufomat e tyre?
Rrëfimi i Zoica Ninit është marrë në atikullin me titull: Pse heshtet për varrin masiv të viktimave të ish-degës së punëve të brendshme të Sarandës?!, botuar në gazeta Telegraf, me autor Agron Malaj. (kujto.al)
M0j shkrimtare ,je apo nuk je ne fiqir ,çfare shkruan ?! “Zoica 75 vjeçare i bie te jete lindur ne vitin 1943 ,po ç’regjim komunist thua moj grua a vajze ç’je ti ,po atehere ketu ishte gjermani moj ,nuk kishte lindur ende regjimi komunist si thua ti ?
Po kjo gazeta Tema ka njeri qe kontrollon se ç’fare qullos per botim
Hajde Tema hajde ,”me e lexuara”.keshtu do mbeteni dac pak nga pak ,me ishte bere shprehi te hidhja nje sy here pas here ,por ka kohe qe nuk jeni per t’u konsideruar ,keni njerez te pa pergjegjshem ,ky nuk eshte rsti i vetem ,mjaft te tjera kam kapur por e shoh se qenka kot …
Pervec kesa qe thote “Plaku”, une do thoja dhe dicka tjeter:- Kjo jetimja tregon se ne ate pus regjimi paska hedhur me dhjetra viktima. Po mire,ai ishte pus apo lum,se ndryshe ai do mbushej me trupa. E dyta,perderisa nuk gjendet ne pus,ai ka shkuar ndermend ketyre se ai mund edhe te kete alibine e te ekzekutuarit por qe eshte perdorur nga regjimi si agjent matane kufijve,dhe hapen fjale se e kane vrare?
Keto jane gjera qe jane perdorur shume ne ate kohe.
Ore ju o jeni te çmendur, o te verbuar, o nuk e di une se ç`fare!Ju kriminele,se ndryshe nuk mund t`ju quaj, qe mbroni me kaq pathos çdo krim ç`njerezor te atij regjimi famekeq, jeni po aq kriminele e gjaksore sa ata qe kane vrare njerezit pa gjyqe apo arsye. Po nuk keni turp more?Akoma vazhdoni te hidheni si hiena duke bere zhurme per çdo shkrim qe sjelle fakte rrenqethese per mizorite barbare te atij regjimi kunder njeriut me karakter, punetor, intelektual e te drejte?Akoma doni te gerryeni plaget e familjeve shqiptare qe kane nje te shkuar tmerri nga “idhujt” kriminel e regjimit hoxhist??Perse e teproni kaq shume o te uruar?Kaq frike i paskeni edhe te vdekurit more maskarenj??Per ju duhet te vihet nje ligj, sepse eshte mbrojtje e hapur ndaj krimeve kunder njerezimit!Mallku qofshit!
Sakte, nuk ke cfare ti shtosh me komentit tend
E verteta e sakte.
znj.Luljeta.si atdhetare tropojane,fis artistesh dhe intelektualesh te persekutuar,si regjizore ,skenariste dhe aktiviste,qe ke ne dore te besh dicka,merr nje nisme,bej nje kerkese qeverrise,institutit t te perndjekurve,fondacionit adenauer me te cilet ke lidhje,se te kane financuar,pra bej perpjekje per nxjerrjen e eshtrave nga pusi i vdekjes te atyre dhjetra te vrareve publikisht qe ti shohin te gjithe,ne prani te tv publike e private.duhet,eshte detyre qe ata te kene nje varr,qe zonja te shkoje e qete te varri dhe pastaj te pusi.shyqyr qe zbuluat nje pus varr masiv,qe tu tregoni botes krimet e komunizmit.pastaj le te shkruhen libra,skenare filmash,etj.
per krimet e fashizmit, sepse me laps ne dore i bie qe ta kene vrare me 1943, nuk rezulton ne asnje arkive qe Saranda te jete çliruar nga komunistet ne vitin 1943.
Sigurisht ata qe shkruajne keto histori jane injorante te papare, keshtu qe ngaterrojne datat, megjithate, ai sitem ka patur babalet e veta, ka patur nga ata babale qe kane bere krime shtazarake ndaj bashkekombasve te tyre, edhe pa asnje prove, por nje shkak e kane pasur, babalet kriminele donin te benin karriere dhe per ta realizuar qellimin sajonin grupe anti-komunizem, viktimat i zgjidhnin tek me te pambrojturit e me te padjallezuarit.
Ky fenomen ishte shume i perhapur ne vitet e para pas çlirimit, shume babale u zbuluan dhe dhane llogari per krimet e tyre, u denuan me vdekje, por shume babale bene karjerre duke arritur majat me te larta te pushtetit.
Njeri prej Babaleve me te tmerrshem, i cili ishte nje perbindesh i vertete qe, urrente qenien njerezore, ishte gjakatari Nevzat Haznedari, i cili do te kishte merituar nje vdekje plot vuajtje e torturra, me keq se viktimat e shumta te tij!
Ju shofte raca te gjithe babaleve, duke nisur nga ata te kohes se komunizmit, sepse jane raca me e poshter mbi dhe!
O zotni,
Nuk e bejnë kete që thua ti, se te persekutuarit e vërtetë te regjimit komunist, u persekutuan per see dyti nga Saliu, i cili e mbushi shoqaten e te persekutuarve me te burgosur ordinere, nga ata që denohen ne çdo regjim.
Saliu pati frikë nga te persekutuarit dhe nuk u la hapesire fare. I hoqi avash avash dhe i eliminoi fare nga Partia, sipas mesimeve te idhullit te tij.
Do kesh me shumë sukses sikur t’ja kerkosh Edi Ramës kete gjë, sepse ai eshte Kryetar I djathte i nje partie te majte. Shqipëria eshte vend paradoksesh, por fatkeqesisht, nje pjese e madhe e popullit nuk e dine ç’do te thotë paradoks. Si rrjedhoje e ketij niveli, ne kemi nje komunist ne krye te nje partie teorikisht te djathte, dhe nje te djathte ne krye te nje partie teorikisht socialiste.
Shkruesi qenka Nastradin, eshtrat e disa te persekutuarve qenkan ne nje pus ne mes te Sarandes dhe ka nja 30 vjet te pakten, qe nuk i nxjerin dot!?
Nik
fantazi te poetes kombetare Luljata Progni, per ta kthyer edhe Saranden ne AUSHVIC SHQIPTAR.
edhe keto shkrime jane babalokratike! Jepini se u besuam! vetem qe mos mendoni se te gjithe jane budallenj dhe ju paskeni qene te mençur.E kunderta. jepini do tu degjojme pordhet babalokratike.
Histeria cfaqet edhe ne shkrime. Jo Luljeta Progni. Ndalu dhe reflekto pak per kete angazhim dhe histeri urejtjesh qe te ka kapluar. Nje intelektuale qendron dhe mban larg veset dhe urrejtjen, genjeshtren dhe shpifjet. Fatkeqsia mbahet gjalle, nen ndikimin e negativiteteve qe perfshijne, peshtjellojne qenien njerezore, ndergjegjen e tij. Dhe, besoj se ke forca per ndryshim per kah pozitivitetit .
Bravo Luljeta, çirri maskat e qelbura te bijve te krimineleve. Ata qe nuk e ulin koken per krimet qe kane bere (se per falje, duket qarte qe nuk behet fjale) jane gati t’i kryejne perseri ato krime, nese vjen momenti i pershtatshem.
Gabimi u be me 1913, kur Konferenca e Ambasadoreve nuk i dha Tropojen dhe tropojankat Serbise, por u dha Gjakoven!
Jam dakort dakort me dardanin.
Propozoj te rishikohet konferenca e Londres,
qe pas 100 vjetesh breast te na falenderojne.
Perse nuk i nxjerrin emrat e vrasesve qe vrisnin ne kohen e komunizmit duhen burgosur te gjithe.
Kane vrare mijra njerez e sot jane te lire shijojne jeten.
Jemi rraca me e keqe ne bote vrasim njeritjetrin e kemi vrare gjithmone ja rasti i djeshem ne mat
ne tirane gjithandej vetem vrasje rinia rrugton me pistoleta ne brez jemi popull kot askush nuk sheh punen e tije vetem flasim per te tjeret
Shqiptaret meritojne vdekjen jemi paraziti i kesaj bote
klm
Po te kini parasysh fytyren e shemtyar te Prognit do ta kuptoni se shkrimi eshte i teri nje pus me qelb
Qelbanike. Vellane e dy deshmoreve nuk e do e trajtonte askush ashtu. Shpifes dhe te ndyre. Ai sdihet se ku eshte…. dhe ku perfundoi … Dhe jo vetem ai ..