Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës: Në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik, për të krijuar panik

12 Tetor 2018, 07:26Politika TEMA

Avokati Spartak Ngjel i ftuar në “360 Gradë” në Ora News bëri një deklaratë të fortë duke thënë se në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik.

Ngjela tha se kjo ndodh kur politika është lidhur me krimin e organizuar.

Të gjithë keni qenë në unison bashkë me politikën.

Do të shikoni që do të fillojnë atentatet, bashkë me vrasje të karakterit politik.

Sa më shumë të rritet kurba e frikës.

Unë di si ka ndodhur në botë.

Psikika kriminale është e barabartë në botë.

Çfarë ka ndodhur kur ka qenë politika e lidhur me krimin e organizuar.

Do ndodhi që politika mund t’i drejtohet krimit të organizuar për të goditur subjekte të caktuara për të krijuar frikë.

Do të ndodhi, mbajeni mend. Do të keni ndihmën e FBI-së? Nuk e di!

Por ma ha mendja që ata janë më profesionist se sa unë dhe e kanë parashikuar këtë gjë, sepse krijon destabizilim.

Krimi krijon destabizilim, jo krimi i pa njohur.

Këta të korruptuarit e të dy krahëve duan destabizilim?

Po e duan, vuajnë. Pse e duan? E duan që të largohen sepse nuk shpëtojnë dot nga kjo reformë,” tha Ngjela.

4 komente në “Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës: Në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik, për të krijuar panik”

  1. Kalec Dega says:

    Inshallah, fjala jote n’vesh t‘Allahut per clirimin e Shqypnise Pellazge nga plehrat e kuqe e blu.

  2. Gjergji says:

    Do vritet Basha…..

  3. spartak says:

    Ti e di mirë , prandaj , a na thua dot , se kush ka kaq interes të madh për precedentin e vrasjes politike .
    U vra Azem Hajdari , sepse precedenti politik duhej dhe kishte interes me marrë pushtetin me dhunë ( siç edhe e tregoi dhe e realizoi , pavarësisht se e ndaluan të huajt ) Pushteti me vrasje lepujsh nuk mund të kryhej , prandaj ju vu syu Azemit , edhe për arësye të tjera të brendshme .
    POR , por , INTERESI kryesori e i vetmi madhor ishte ai ai Serbisë , së cilës po i afrohej data e zbatimit të planit për zaptimin e plotë dhe fshirjes nga harta e emrit të Kosovës , duke dëbuar e shpërngulur me dhunë ,gjak e masakra drjet Shqipërisë popullsinë shqiptare afro 2 miljonëshe të atjeshme .Pjesët pergatitore e paraprake të planit strategjik serbo-tradhëtar ishin realizuar përgjatë gati 6-7 vjetësh , për të shpërngulur e boshatisur veriun e verilindjen e Shqipërisë ndën slloganin e Lëvizjes së Lirë , e cila , i kishte dhënë rezultetet e kushtet për me vendos të deportuarit . Në momentin adekuat , duhej dhe legjitimimi politik , publik dhe ai para opinionit botëror .
    Për fatin e tyre të keq , Serbët , bashkë me tradhëtarët e agjentët e tyre , nuk parashikuan 97-tën , shkërmoqjen e shtetit dhe rrëzimin nga pushteti të agjentëve të tyre .
    Dihej mirë , dyzimi dhe përçarja e shteteve Europiane për të kundërshtuar Serbinë në zbatimin e politikave të saj Nacionaliste e Shoviniste kundër popullsive-kombe të tjera të ish Jugosllavisë , por dhe më gjërë në Ballkan sidomos politikat e saj antishqiptare dhe kundra shtetit Shqiptar . E pa bota mbarë masakrën më të madhe , të pas Luftës së II-të Botërore , të realizuar nga serbët dhe Serbia në Bosnjë , dhe mbasi u vranë mbi 200 mijë civilë bëri sikur u prek dhe e la Bosnjën akoma ma ibret . Kroatët , duke i njohur mirë synimet e mbrapshta të politikave shoviniste e nacionaliste serbe , i dolën zot vehtes , dhe pa ndihmën e askujt , ja vunë kufirin tek thana serbëve dhe Serbisë .
    Pra , Serbisë , në këtë moment , prag genocidi e deportimi me dhunë drejt Shqipërisë , i nevoitej një pushtet dhe lidership komplet në shërbim të politikave të saj .
    E ky lidership , do çarmatoste ç’do tentativë euro-amerikane me NATO-n , për t’iu kundërvënë e kundërshtuar Serbinë , mjafton me DEKLARIMIN publikisht të gatishmërisë për të pritur në TOKEN MEME shqiptarët e Kosovës .
    Për aspekt të brendshëm , PD-së dhe lidershipit aktual të saj i hiqej nga këmbët një arrivist , trafikant , kundërshtar rrezikues i herëpashershëm e i pa parashikuar kur flitej për pushtet e interesa , etj , etj .
    Duhej vetëm të inskenohej vrasja , të trumbetohej e amplifikohej sa më shumë , si vrasje madhore politike ( madje e shekullit ) dhe ti faturohej direkt kundërshtarëve në pushtet , për me mujt me justifikuar puçin e grushtit të shtetit të planifikuar prej disa kohësh .
    Të gjithë e panë . Kjo ndodhi pikë për pikë , por Kanceleria e SHBA-së , duke kuptuar e ndjerë rrezikun e zbythjes nga Ballkani , e ndaloi dhunshëm dhe me kërcënim të fortë në momentin e fundit ( 14 Shtator në drekë ) masakrën dhe maskaradën politike që e shoqëroi , inicuar fill 5 minuta pas vrasjes .
    Pra , pa e zgjat o shoku Spartak , a mundet të më thoni ndonjë interes kaq të madh politik të momentit , për të arritur të kryhet vrasje politike . Të gjithë e dijmë që PD-ja , Luli , Sala & Co ., duan me ardhë në pushtet , por është shumë ulët steka e interesit politik të tyre dhe nuk mund të bësh asnjë anallogji dhe paralelizëm me Shtatorin Serb të 98-tës .
    Po pres argumentimin T’uaj .

    1. Grigor says:

      Nuk ke nevoje te presesh argument. I ke rene ne koke muhabetit dhe nuk ka njeri se ç’te shtoje.
      Vetëm Skypioni mund te perpiqej, por edhe atij i ka ikur zeri fare, sepse çorba e PD-se sllavo-komuniste nuk hahet as me vaj as me uthull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje