SHBA sjell në Tiranë dosjen për Bashën, Departamenti i Drejtësisë dorëzon në Prokurori të dhënat që fundosin PD për lobimet

12 Tetor 2018, 09:21Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës dokumentet e para për skandalin e Partisë Demokratike me lobimet në SHBA.

Kreu i saj Lulzim Basha u vendos nën hetim nga Prokuroria, pas një investigimi të bërë nga mediat shqiptare dhe ato amerikane, mbi shpenzimet që janë bërë për lobime në SHBA.

PD ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rreth 160 mijë dollarë shpenzime, por në të vërtetë ka rezultuar se ka pasur një kontratë me vlerë 675 mijë dollarë me kompaninë “Biniatta Trade LP”.

Për këtë arsye, Prokuroria nisi hetimet dhe kërkoi të dhëna nga autoritetet amerikane mbi deklarimet që kompania në fjalë dhe drejtuesi i saj Nicolas Muzin kanë bërë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Gazeta ju drejtua me një shkresë Prokurorisë së Tiranës për të mësuar se në çfarë faze janë hetimet.

Në përgjigje të saj, prokuroria bëri me dije se dosja me dokumentet për kontratat mes palëve ka mbërritur para pak ditësh në Shqipëri dhe konfirmohen kontratat e “Biniatta Trade LP” me PD.

Nga ana tjetër, Prokuroria është në pritje të dëshmisë së Nicolas Muzin dhënë pranë autoriteteve amerikane.

“Në përgjigje të shkresës suaj me anë të së cilës kërkoni informacion lidhur me çështjen e lobimeve të subjektit Partia Demokratike me SHBA, ju bëjmë me dije se: Pas dërgimit të një letër-porosie drejt autoriteteve të SHBA, ka mbërritur një pjesë e përgjigjes ku konfirmohet zyrtarisht ekzistenca e dokumenteve të dorëzuara nga Nicolas Muzin në Departamentin Amerikan të Shtetit, në lidhje me kontratat e hartuara me Partinë Demokratike dhe me shoqërinë tregtare “Beniatta Trade” në periudhën qershor-nëntor 2017.

Pjesa tjetër e letërporosisë, intervistimi procedural i Nicolas Muzin nuk ka mbërritur ende”, thuhet në shkresën e Prokurorisë së Tiranës për gazetën “Sot”.

Pas “Babales” dhe “Nuhut”, ky është një tjetër telash për Lulzim Bashën.

Ndoshta është pikërisht kjo dosje që e ka tërbuar PD-në, e cila ka nisur një fushatë montimesh të çuditshme.

6 komente në “SHBA sjell në Tiranë dosjen për Bashën, Departamenti i Drejtësisë dorëzon në Prokurori të dhënat që fundosin PD për lobimet”

  1. prizem says:

    Laku po shtrengohet ngadale, ngadale, ngadaaaalleeee

  2. Leo says:

    Asgje nuk do te ndodhe. Lul Basha nuk denjon te paraqitet ne gjykate dhe nuk i hyn gjemb ne kembe.

  3. albi says:

    o budallenj, hiqeni ate reklamen ne fund te artikullit per Suedine dhe Criptocurrency qe gjasme ata do leshojne, se eshte komplet FAKE NEWS!

  4. mona says:

    Shkelqimi dhe renia e baboles se PD Lulzime Basha.

  5. Lennard says:

    kapeni per Zverku kete Paluze qe nuk i duhet Kurkujt.Erdhi Koha qe te gjithe te kene FESTEN qe Meritojne.:SI HAJDUT,TRADHTAR,GENJESHTAR,TINZAR,e te tjera e te tjera. sic do te thoshte I Ndjeri Teodor Keko. Po te ishte Gjalle Ai do te bente patjeter Nje “EPOPE” qe do ti bente Hije Epopese se Shefqet Musarajt.

  6. hollandezi says:

    Ne fakt po afrohet fillimi i fundit te Lulushit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje