Basha dhe Salianji dëshmojnë sot në Prokurori, llogari për çështjet “Xhisiela” dhe “Babalja”

12 Tetor 2018, 09:19Politika TEMA

Lulzim Basha pritet të dëshmojë sot në orën 12:00 në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, dosje që ka trazuar politikën shqiptare.

Basha është ftuar të paraqitet këtë të premte, në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga deputeti socialist Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe shpifje.

Kjo lidhet me denoncimin publik që ish-nënkomisari Nuhu, bëri gjatë një interviste që realizoi me gazetarin Basir Collaku, ku pretendonte se është kërcënuar me armë në zyrën e tij të punës në stacionin e policisë së Fushë Krujës, në prani të deputetit socialist Balla.

Emiljano Nuhu pretendon se gjithcka ndodhi në momentin kur tentoi të arrestonte Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ishte denoncuar nga ish-e dashura Xhisiela Maloku për dhunë e përndjekje.

Intervista e Nuhut u transmetua edhe nga selia e PD dhe Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj socialistit Balla. Për të gjitha këto, kryedemokrati pritet të japë shpjegime sot përpara grupit të hetimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje