PD shet "aktorin" që e përdori për audio-përgjimin, deputeti demokrat: Fredi Alizotin e kam komshi, është hajdut. I kam dhënë 10 mijë lekëshe disa herë

12 Tetor 2018, 08:41Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi, deklaron se e njeh mirë Fredi Alizotin, personi që akuzohet se ka  manipuluar zërin e Agron Xhafës.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti Baçi tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si “Fred hajduti” dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë dhe policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.

 “Shumë lokale të Fierit e njohin se vete dhe u kërkon ndonjë 10 mijuë lekëshe.

Ai ëhstë hajdut ordiner.

Unë vetë disa herë i kam dhënë para. Më kërkonte lekë dhe i kam dhënë disa herë 10 mijë lekëshë Fred hajdutit, se kështu e njeh qyteti”, tha deputeti Baçi, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i degës së PD në Fier.

Baçi sqaroi se nuk është e vërtetë që Albert Veliu e ka kunat Alfred Alizotin.

“Unë i njoh mirë të dy, sepse e ëma e Veliut është nga Fieri dhe është familje e nderuar, por nuk Babalja nuk ka asnjë lidhje me Fredi Alizotin”, tha Baçi.

Për deputetin demokrat është e turpshme se si politika shqiptare merret duke diskutuar për atë që bën një figurë e tillë e diskretituar në opinionin public si Alizoti

“Ai endet rrugëve të qytetit dhe për shkak të problemeve të shumta, ndërron shtëpinë disa herë dhe në mënyrë të përsëritur përfundon nga dy herë në javë në polici.

Ai është thjesht një hajdut ordiner”, tha Baçi. Lidhur me videopërgjimet Baçi tha: Ndërsa Babalen e bëri një gazetar investigativ, Fredi hajdutin e bëri policia sepse është i interesuar për problemin e vëllait.

Këta njerëz si Alizoti që kanë mbetur rrugëve janë rezultat i kësaj gjendje që kemi ne. Është turp se këtë e njeh gjithë Fieri që arrin dhe e manipulon dhe thotë që jam takuar me drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu dhe Taulant Ballën”.

3 komente në “PD shet “aktorin” që e përdori për audio-përgjimin, deputeti demokrat: Fredi Alizotin e kam komshi, është hajdut. I kam dhënë 10 mijë lekëshe disa herë”

  1. Fahriu says:

    Po ti je me keq se ai ,o lumemadh,ju nje prerje jeni te gjithe,pershesh i nje kazani,po ti paske qene krushku,per te bere dhender ne p.d kete trapin,se dhe ti ske ndonje ndryshim te madh,mjer ju si jeni katandisur dhe pretendoni dhe per pushtet

  2. skrapalliu says:

    Po Pd sipas ketij torollakut, nuk paska pergjegjesi qe e perdor kete te gjorin?. po ju te asaj partije jeni te gjithe monstra mor zullap. Parti qe ne zgjedhje qe fo vijne do tu humbas edhe emeri. Phu welbesira.

  3. gardiani says:

    Histori limonash te shtrydhur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje