Mbyllja e llotove, Rama përgjigje qytetarit të revoltuar: Mos më shaj nëpër dhëmbë por më ndiq, do bllokoj bastet e kazinotë që i çan dërrasat shqiptarëve

12 Tetor 2018, 11:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama vendosi t’i përgjigjej një qytetari lidhur me vendimin për mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve.

Komentuesi shprehte këtë shqetësim:

Halla si e bërë, jeni i madh fare, po ik se lat nam ca i keni këto do lesh gjith kta njerëz pa pun jeni ne terezi ju apo jo??? 

Hap ore vende pune per ata qe lozin lloto e kazino qe mos te ken me mendje per atje. Ca esht kjo llogjik kemi gjyusmit pa pun, hajt ti bëjmë gjithë pa pune,”- shkruan qytetari. 

Ndërkohë, kreu i qeverisë u shpreh se “kush ka dhënë me qera lokale bastesh e lojërash fati, do të adoptohet në një treg për konsumin”.

“A e di sa janë punësuar nga janari në shtator? 26 mijë vetë, dhe për këta nuk ka një X po ka një emër e mbiemër në Republikën e Shqipërisë.

240 mijë është paga më e ulët sot në vend, marrin ata që s’kanë zanat dhe as kualifikim. Kush i ka këto, merr shumë më shumë. Qindra miliona euro në vit që i merren familjeve do i shkojnë ekonomisë shtëpiake, s’do i marrë lumi.

Kush ka dhënë me qera lokale bastesh e lojërash fati, do të adoptohet në një treg për konsumin, mos më shaj nëpër dhëmbë, por më ndiq me vëmendje.

Taska më e ulët në rajon nga janari, do të flasim me fakte shqip. Kumari është financimi i krimit në Shqipëri, edhe pse vumë rregull më shumë më parë, krijuam një sistem të ri kontrolli mbi lojërat e fatit. Është domosdoshmëri për Shqipërinë e sotme largimi i tyre.

 DO doja ta bëja më parë sic e kisha premtuar, por s’mundja dot se rezistenca ishte e madhe. Në mandatin e parë kisha rezistencë si pasojë e koalicionit qeverisës. 

E di që kam zhgënjyer shumë njerëz, por nuk munda dot, unë kam qenë më i mërzitur. Por këtë 31 dhjetor nuk do ndodhë. Këtë herë mundem. Se di çfarë do bëjë opozita të mbyllë biznesin që iu çanë dërrasat shqiptarëve.

Do i bëjmë dhuratë shumë familjeve që duan të shpëtojë pjesëtarët e tyre nga kjo sëmundje,” tha Rama.

24 komente në “Mbyllja e llotove, Rama përgjigje qytetarit të revoltuar: Mos më shaj nëpër dhëmbë por më ndiq, do bllokoj bastet e kazinotë që i çan dërrasat shqiptarëve”

  1. Alban says:

    Alban Dega
    MARRSH VETEM NJE NE CDO DHJETE URIME TE …..

    … nenave, badhkeshorteve, bijeve e bijave, motrare te viktimave te kesaj murtaje rrenimtare o Kryeministri i Shqiperise qe duam !
    Jam i sigurte se pas tri vjetesh do te marresh edhe votat e vete viktimave te kumarit pa dallim feje, krahine, ideje, partie !
    Falenderoj edhe Krye – Imamin e Shqiperise per perkrahjen e kesaj nisme shpetimtare per mijera familje e vete viktimave te bixhozit!
    Shpresoj se atij do ti bashkohet dhe Arkipeshkvi i Kishes Katolike si dhe lideret e fese ortofokse dhe Bektashijve te Shqiperise me Baba Mondin ne krye nese nuk e kane bere akoma !

    1. shvejku says:

      Nga foto ne fillim kuptova se mos kishin ngaterruar Ramen me Ver Llapen!

  2. H says:

    Jo vetem aq por shkatrron familjet me burrat parazite të papune që luajne baste pine cigare dhe ju shfyhen grave. Pale kur kerkojne edhe dashnore. Pika që sju bie. Të hiqen kazinite, lojrat e fatit edhe bastet dhe të çohen në një vend të larget ku nuk ka as rruge makine.

  3. Burr Zotni says:

    E gjithe Tirana e di qe yt vlla ka aksione ne nje prej kompanive te medha te basteve qe tashme te gjithe veprimtarine e ka kaluar online. Nga ky vendim i ri, perfiton serish ti dhe yt vlla pasi tani kompania juaj ka supremacine ne bastet online qe do jene serish te ligjshme.

    Pertej kesaj, e pergezoj vendimin qe duhet te kishte ndodhur qe vitin e pare te qeverisjes tende. Lojrat e tua me aksionin “Fundi i Marrezise 1” i kushtuan jeten disa njerezve ne Tirane dhe fuqizuan kriminele te njohur qe vene gjoba sot e kesaj dite. Njerezit e dine se per ke flas.

    1. Kalec Dega says:

      Pse vellait do t’ja fuse thua, ky beu yne?

      Kur bre fillon fushata se ska dale akoma te kendi emulacionit?!

    2. Xha Beqo says:

      Burr Zotni ??? Edhe une ne Tirane jetoj dhe nuk e di qe vellai KM paska aksione ne nje nga kompanite me te medha te basteve. Por edhe nese ka kjo nuk eshte herezi qe vellai KM te kete aksione ne nje kompani bastesh. Ajo qe dime une dhe shumica dermuese e qytetareve eshte qe ky vendim duhet pershendetur dhe jam dakord me ty qe me e mira do ishte te kishte ndodhur qe ne vitin e pare sepse po shkaterohen familjet dhe sidomos brezi i ri qe e fillon jeten me kazino .

    3. Grigor says:

      Ore, ti pa emer ke dale ketu. I the që i the gjysmat, po thuaj ore te tera, që ta dime edhe ne. Mos na ler te vdesim injorante.
      Sepse ti nuk ja fut kot. Nje gjë e di edhe ti, se the njeri je. Por që eshte e besueshme kjo që thua ti, eshte.

  4. Piku says:

    Zoti kryeminister. Bej nje ligj te thjeshte me nje rrjesht. Ska me aktivitet te ojrave te fatit ne Shqiperi qe nga Janari 2019.

    Kaq.

    Po bere ligje te tjera , ska per te funksionuar

  5. Vk says:

    Njerezit duan dhe parlamentin te mbyllet, se ka shkaterruar shume me shum famlje, pse se beni kete. Boll u hoqe si hero, se kazinot si beje dot monopol dhe sdo i mbyllesh, kurse bastet sportive e ke kollaj. Per te gjith ata qe spo marin vesh cpo behet, do e shohin mbas 6 muajsh, baste do ket po do jete vetem 1 kompani sic esht 1 online sot.

  6. ana says:

    O njerez e keni kuptuar gabim. Nuk po mbyllen kompanite e basteve qe jane foleje e krimit dhe e pastrimit te parave, por po mbyllen pikat apo mehjanet e vogla ku njerzit me nga 100 apo 200 leke plotesonin skedina (lloto sportive, njelloj si llotaria kombetare ne sensin e shansit per te fituar) dhe kalonin kohen duke pare edhe ndeshjet per free. Biles, me siguri do te kene qene vete keto kompanite e basteve (qe administrohen nga 2 ose 3 oligarke) qe ja kane propozuar qeverise mbylljen e pikave. Sepse prej tyre nuk eshte se fitonin ndonje gje te madhe, nese do te kemi parasysh shpenzimet qe kryenin per modelimin dhe kompletimin e ambjenteve. Edhe ne kohen e Enverit , sic edhe e dini, nuk ekzistonte fare industria e basteve sportive, por njerzit mbi baze lagjeje luanin dhe argetoheshin me skedinat sportive. Qeveria nese ka bythe te shtetezoje industrine e basteve , vetem keshtu mund te mburet se po nderpret financimin e krimit ne Shqiperi. Mbyllja e pikave te basteve sportive nuk ju prish pune kompanive sepse tashme laujtja on-line eshte bere nje trend i kohes; perkundrazi jua permireson cilesine e menaxhimit – pra edhe cilesine e financimit te krimit dhe pastrimit te parave. TUNG!

  7. Lumi says:

    Bastet, mire ben qe I heq. Jo vetem te rinj po burra te martum dhe pensionist harxhojne leket e families.

  8. Muli says:

    Bastet nuk duhen mbyll.njerzit jane te lire ti prishin parate si te duan.

  9. qqqqq says:

    I madh je “H” !
    Ti dergojne ku nuk ka rruge makine !!!!
    Po shkoj edhe pak me tutje:
    Te ndalohet me LIGJ ndertimi i rrugeve qe te dergojne neper keto ambiente SHKATERRUESE te dinjitetit njerezor!

  10. Klea says:

    Per ty ky popull eshte dele prandaj mos na bej sikur te vjen keq. Ku e ke operacioni kundra kazinove ku i ke fjalet qe thoje per marrezine e fundit. 6 vite grabite tani te grabise pak edhe vella Olsi se gjynaf.
    O alban dega te eshte thuer dega dhe ke rene mbi hu. Aty rri se te pelqen. ?

  11. tagriu says:

    Po ketij pse i eshte fryre koka ne kete fare feje ! E kam vene re shume kohet e fundit kete fenomen! Shume palla qe tani jane ne pushtet, zoti po i ben si derrkuca, te jete mallkimi i popullit thua !

  12. vjollca says:

    Ju falenderoj nga zemra z Kryeminister per kete nisem qe keni marre dhe uroj me shpirt qe te behet fakt . Llotot jane kanceri i familjes sone. Do te marresh bekimin e gjithe nenave , bashkeshorteve e familjareve qe e kane vuajtur ne kurriz. Eshte vertete sic ju thoni nje dhurate .Ah sikur te kishe mundesi te vije nje ligj dhe per alkolin ,si zot shtepije qe je duhet tua shterngosh pak rripin atyre qe e kane lene rrugen e zotit.

  13. Qytetari says:

    Ishte gabim i madh, si asnje vend tjeter te botes qe shteti lejoj kete biznes te lulzoj cdo 10 metra. Vetem te rrugica ime qe eshte rredh pesedhejet metra ka 6 te tilla
    Ne vend qe te ofroj ndonje kompani me emer , qeveria serviri kete biznes qe shkateroj shqiptaret nga cdo ane

  14. Hajro Limaj says:

    Kazinote,lojrat e fatit dhe cdo lloj bixhozi jane fatkeqesite e nje populli dhe nje kombi.Nje nga arsyet e shkaterrimit te rinese shqiptare dhe shume familjeve te tyre jane keto lodra te pista ,pa asnje vlere morale,shpirterore dhe pasurore.Jane prishur me qindra e mijra familje,jane vrare e plagosur me qindra njerez.
    Nese edhe kesaj here krye3ministri Rama nuk i mbyll dhe nuk i fshin keto lojra te ndyra qe kane pushtuar shqiperine jo vetem do te humbas vlerat e tij si kryeminister, por nuk do te kete me goje te ngelet ne politike.
    Hajro LImaj

  15. fieraku 71 says:

    Aman na hiq dhe pijet alkolike se jane mbushur rruget me pijanec dhe ngasin dhe makinen te dehur bile.Nga pija cdo gje e keqe vjen,rreh gruan,prish leket dhe le familjen pa buke,nuk punon,e ke diabetin dhe tensionin te lart,vret njeri kur nget makinen,komunitetin mysliman e ke me vete ettjjjj
    Na bej dhe kete nder te lutem njehere pastaj me vone shih e bej dhe na hiq dhe mishin e kuq se te ben shume dem ai dreq.

  16. katrahura says:

    Zoti kryeminister!
    Vone,por bre mire qe vendose te mbyllesh bastet ,se keshtu do jemni vendi i pare ne bote pa BASTE,sic ishim dikur te vetmit pa taksa e tatime,pa kisha e xhamija etj!
    Por qe ta cosh deri ne fund sherbimin ndaj fukarenjve bej edhe keto gjerat e tjere:
    2-Hiq dore qe ti vete harton listen e kandidateve per deputete,se keshtu je bere diktator!
    Mos krijo grup parlamentar ne Kuvens,se keshtu i fut deputetet ne rresht dhe nuk mbrojne interesat e elektoratit,por te padronit qe i vuri!
    Deputetet te mos jene me liste partiake,por cdo zone te zgjedhe dhe te votoje kandidatin e vet dhe ne rast se ai nuk mbron keto interesa,elektorati te kete tre drejten t’i heqe mandatin e jo si sot qe deputeti te njeh vetem ty dhe e shet mandatin kush i jep me shume!
    2-Bej nje ligj qe gjyqtaret dhe prokuroret te zgjidhen nga populli,si deputetet!
    Se gjyqtaret dhe prokuroret kane shume here me teper ne dore jeten e njerezve se deputeti!
    Kur ta dije gjyqtari dhe prokurori se populli e ka ne dore ta votoje pas 4 vjetesh,as do t’i shkoje ne mendhe te kerkoje ryshfet!
    Kete besoj e kupton,por nuk te vjen mire!
    3-Kryetari i partise te mos jete edhe ai president apo kryeminister,sic je zotrote,se keshtu ty nuk ka kush te kontrollon se je vete ALKI e vete Kadi!
    Keshtu demokracia behet lesh arapi!
    Kam dy vjet qe denoncoj UKT-ne se po vjedh qytetaret e Tiranes,potr ty as te behet vone fare!
    Po te ishte ndryshe,une antari i partise tende do te tre beja ty qe t’i bije kokes me grushte!
    Por sot ti me perqesh dhe tallesh me mua!
    Ja kjo eshte demokracia fashiste,zoti Rama!

  17. Kulufi says:

    O Edo, jemi qe jemi, na hiq edhe Moniken nga parlamenti.

  18. Gudbiu says:

    Tani baste ska, leket do shkojn te prostitutat

  19. Reni says:

    Pershendetje zoti rama!! A nuk ju vjen pal turp me kte gje qe ju po beni mbylljen e lojrave te fatit? E kuptoj se sa pun na prish ne qe e kemi biznes ??? Me sa kuptoj ti nuk don tja dish fare dhe i bjen per shkurt por mos harro se ishim te gjith qe te votuam ty tu beje kryeminister okk dhe ky esht shperblimi yt kundrejt nesh…turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje