Deputeti i PD Luan Baçi ishte asi nën mëngë që nxori së fundmi SHQUP-i në serinë e personazheve që i shtojnë diçka të re telenovelës me emrin “Babale 2”. Në dy dalje publike, në një emision gjatë ditës së djeshme dhe në konferencë shtypi sot, shigjetat e sulmit të deputetit skeletik ishin për atë që ai e quan “bashkëqytetar” i Fierit, shtetasin Fredi Alizoti.
Nuk kuptohet kjo strategji e SHQUP-it, kur, nga njëra anë, nëpërmjet Salianusit, i mëshon fort diskreditimit të prokurorisë nëpërmjet një videoje me deklarata të Alizotit dhe, nga ana tjetër, këto silurime të Luanit të PD-së, i cili e denigron aq shumë dëshmitarin, saqë deklaratat e tij mund të konsiderohen si vepër penale. Por le ta lëmë SHQUP-in në kaosin e vet permanent e të shohim për një çast deklaratat e lojtarit/aktorit më të fundit që doli në skenë, deputetit Luan Baçi.
Ditën e djeshme dhe sot në konferencë shtypi, ai u shpreh se “Ky njeri është komplet i pabesueshëm, për të ardhur keq , më vjen keq që e kemi edhe bashkëqytetarin tonë që përdoret nga policia.” Pikërisht ky person që sipas deputetit fierak “është komplet i pabesueshëm”, përbën dëshminë më të fortë në videon ‘Babale 2” të kolegut të vet Salianusi.
Në gjithë këtë zhurmnajë politike e mediatike, ajo që bën përshtypje është pingpongu i akuzave me “blerje e shitje” personazhesh ku vend kryesor zë shtetasi Alizoti. Po t’i besojmë deputetit të PD-së, ky njeri u kërkoka lekë gjithë njerëzve rrugës. Vetë deputeti pranon se i ka dhënë shumë herë 10-mijë lekëshe (të vjetra). Nuk e dimë se si është e vërteta me këtë sjellje prej “bamirësi” nga ana e deputetit Baçi, por ajo që mund të ketë rëndësi për publikun është sa herë dhe sa lekë mund t’i këtë paguar ky Alizotit, përderisa e thotë edhe vetë?
Ka zëra që thonë se Luani i PD me mbiemër Baçi, e ka thirrur Alizotin për t’i ofruar një pazar. Sa kohë që janë zëra, që nuk konfirmohen e as përgënjeshtrohen, nuk po i marrim si plotësisht të besueshme, por deputeti e ka për detyrë të shpjegojë si qëndron e vërteta.
Në fund të fundit, deputeti ka detyrimin moral para elektoratit të vet dhe opinionit publik t’i përgjigjet pyetjes: Luan, a e ke thirrur edhe ti Fredin Alizotin për t’i dhënë lekë?! (TemA)
PD. (Parti Degjeneratash.)
rroft Partia Demokartike…urra
Mor po si eshte e mundur, qe te gjithe qelbesirat jane mbledhur ne ate parti?.