Aleatët, presion Bashës: Jo bojkotit të Reformës Zgjedhore

12 Tetor 2018, 17:54Politika TEMA

Aleatët e Partisë Demokratike i kërkojnë Lulzim Bashës që të mos qëndrojë larg tryezës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, një proces që sipas tyre nuk duhet të kushtëzohet nga nisma që synon pastrimin e politikës nga krimi.

Në një intevistë për tv Klan ata thonë:

Fatmir Mediu kryetar i PR-së: Opozita duhet të vejë dhe të diskutojë për çështje të rëndësishme. Ne kemi qenë dhe duhet të jemi pjesë e këtij procesi dhe të zgjidhim problemet. Si element komplementar është garantimi i qytetarëve në këtë proces. Opozita duhet të shkojë të diskutojë për çështje të rëndësishme.

Agron Duka kryetar i PAA-së: Lufta të jetë paralele shkëputjen nga krimi dhe njëherazi edhe Reforma Zgjedhore. Kryefjala e opozitës është të bëjë çfarë është e mundur që krimi mos futi duart ne politikë po kjo nuk shkon vetëm por me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kjo është në favor të qytetarëve.

Prerazi ndahen kur bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit, që sipas tyre ka prodhuar pasoja shumë të dëmshme jo vetëm në funksionimin e shtetit por edhe kushtetuese.

Dashamir Shehi  kryetar i LZHK-së: Po su reformua sistemi zgjedhor demokracia është në rrezik të madh.

Fatmir Mediu kryetar i PR-së : Ky s’është më parlamenti përfaqësues i qytetarëve, por i interesave të kryetarëve dhe ka krijuar një elitë false që s’ka lidhje me votuesit. 

Agron Duka kryetar i PAA-së: Nëse kjo nuk realizohet tradhtohet kauza jonë dhe e qytetarëve.

Ndaj dhe ndryshimin e sistemit e shohin jetik për demokracinë, ndonëse nuk hezitojnë të pranojnë se dy partitë e mëdha po tentojnë të shkojnë në zgjedhje me kodin e vjetër.

Fatmir Mediu kryetar i PR-së: Besoj se po edhe pse Basha ka thënë pasi të zgjidhim problemet. Jam për një sistem që i jep të drejtën qytetarëve kush i përfaqëson.

Dashamir Shehi kryetar i LZHK-së: Elementë maxhoritar brenda ligjit të ri e dyta një korrektim kombëtar, listë proporcinale kombëtare që do ti bashkonte shqiptarët.

Ky qëndrim i aleatëve të Lulzim Bashës vjen në një kohë kur opozita ndodhet jashtë komisionit të Reformës Zgjedhore dhe kur Partia Demokratike ka prezantuar platformën e saj për çlirimin e zgjedhjeve nga krimi ku dekriminalizimi dhe Vettingu i politikës shikohen si emergjencë kombëtare për një proces të lirë e demokratik.

2 komente në “Aleatët, presion Bashës: Jo bojkotit të Reformës Zgjedhore”

  1. tani do fillojne ti tredhin burra e gra says:

    Le te vazhdojne me babalen, dhe perfaqesues le te lene ate kokerjepurin nga Vunoi petrit vasillaqin. Ai i di te gjitha aq sa di bytha e qenit tim.

  2. MH says:

    Po Ndoken pse e mbajne aty kur nuk jep asnji mendim per sherimin e pacientit te semur shqupas.Vetem per te mbajte bishtukun.E kuptoni sa nivel dhe potence ka Nardi i Vadejsit.As kush nuk e afron,vec cfare te afrohet vete per te ngjyer kashaten politike ne llumin politik djathetore.Te krijon pershtypjen si roje i fushes se bastanit ne Va te dejes.Merreni me mend cfare asht ai popull qe e ka votue kete mjeran me te meta mendore per ta perfaqesue per hallet e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje