"Çdo shpifje në gjyq", Rama prezanton platformën: Çdo lek i fituar nga një gjyq do shkojë në çerdhe, kopshte dhe bibliotekat e shkollave

12 Tetor 2018, 16:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik propozimin që ka bërë sot në mbledhjen e përbashkët Qeveri-Grupi Parlamentar PS për ligjin anti -shpifje

Me anë të një postim në Facebook, Rama shkruan se  asnjë ministër apo deputet nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.

“Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës.

Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur themeli të edukatës e mirësjelljes qytetare, që çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!”, shkruan Rama në Facebook.

Më tej shefi I qeverisë sqaron se “Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore”.

Postimi i plotë:

Propozim për mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Qeverisë:

ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT

Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur themeli të edukatës e mirësjelljes qytetare, që çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!

Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bejnë kryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit.

Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar e qeverisë. Ky bord do të trajtojë propozimet e lartpërmendura dhe është e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje.

Në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje. I cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës sonë frontale ligjore kundër Shpifjes.

Kazanpolitika dhe kazanmedia, s’mund ta kthejnë Shqiperinë në kazan. Shpifësit duhet të paguajnë dhe ne nuk do t’i kalojmë më në heshtje apo me reagime politike, fëlliqësitë e tyre. Çdo shpifje ndaj nesh, do ta kthejmë në të ardhura për Fondin e Edukimit.

Ngarkohet një grup pune, për përgatitjen e dokumentave të themelimit dhe funksionimit të Departamentit Antishpifje dhe Fondit të Edukimit. Këto struktura duhet të jenë operacionale, menjëherë pas kalimit në Kuvend të Paketës Antishpifje.

Ky propozim është i hapur për kontributet e çdo pjesëtari të mbledhjes së zgjeruar, por edhe propozimet e çdo miku të këtij rrjeti social janë të mirëpritura.

Shënim për ju: Këshilli i Ministrave do të diskutojë së shpejti projekt-vendimin për reagimin e detyruar ligjor ndaj shpifjes, të çdo institucioni apo enti publik në Republikën e Shqipërisë. (TemA)

31 komente në ““Çdo shpifje në gjyq”, Rama prezanton platformën: Çdo lek i fituar nga një gjyq do shkojë në çerdhe, kopshte dhe bibliotekat e shkollave”

  1. Lizga says:

    BRAVO, z. Kryeminister

    1. Timi says:

      Me se fundmi ju gjetet menyren me te mire per rrugacet dhe mashtruesit te maten perpara se te leshojne dhe fabrikojne shpifjet. Ne vend qe te mobilizoni gjithe shtetin per ti provuar qe jane gabim.

      1. mirel says:

        Ja, ketij i them entuziazem une..

        1. Kalec Dega says:

          Lol, kane nostalgji per fleterrufete, militantet e PP..

          1. Jaho says:

            Kalec plehu, Kalec vulgu, Kalec llumi qe burron nga gjirizi SHQUP

    2. Jaho says:

      Ligj Agjitacioni…per ju qe jeni rritur me Facebook dhe Instigram.

  2. beni says:

    Po ca ngelet me shpif per ty mor flliqsire burr. qe ke qe ne vitin 2000 qe qeveris dhe ke pushtet ekzekutiv, qe jeton ne superbunkerin tend si zhyl verni 200 vjet perpara nesh… ca ngelet me shpif per ty o ndyresire burr

    1. Timi says:

      @beni – Turp ore qelbesire qe i flet KM me nje gjuhe rrugaci. Pushtetin ai nuk e vodhi si dibici i Vicidolit por ja dha populli me vota.

      1. mirel says:

        Mos e dhit tani o Timi, aty me siper dukeshe me i perkore, tani perdor keto shprehje rrugaci?
        Mos e zhubros kaq shpejt petkun e shkelqyer te parajses Ramiste.
        Entuziazem shoku rilindas,.. entuziazem. .

        1. Kungulleshka says:

          @Mi-re-la po ti c’pate mor dobic i Vicidolit?

        2. Ok says:

          JU PRE VRULLI MIRELES DHE SHOQEVE,,,,,,SE SA PO PREGATISNIN CA SHPIFJE,,,, DHE CA’ FOTO TÈ MONTUARA,,,,NUK KA MO,,,,VATE,VATE AJO PUNE,,,, I THONI DHE PLAKUT TE KERRUSUR,,QE TA MBYLLI MALOKUN DIXHITAL,,,,SE KJO PROKURORIA E SOTME, KUR TE THERRET DO SHKOSH DHE ME NJE KEMB,,,

    2. rrypi says:

      Pyet Lulin ne ka mbetur gje per te shpifur ?

    3. Irritim says:

      o beni, po qenke mut e fare muti, te kam lexuar dhe diku e qenke bir kurve babalokratike. ha nje mut tani dhe do ta shohesh te sat”eme.

      1. taulanti says:

        Bravo Irritim, ashtu e meriton ai klyshi babale i Berishes.

    4. Ari says:

      Po edhe kjo qe ti po ofendo kryeministrin i mir apo i keq tregoje me vot dhe jo me ofendime e fjale qe sja vlen ti shqiptosh

  3. Miri says:

    Bravo – bravo -bravo

  4. llaman says:

    Me sa duket ka aq shume shpifje sa te hapet nje numur llogarie ne bange per te grumbulluar leket e “shpifjeve”. Kot thone qe opozita nuk asnje vlere, ajo do jape kontributin e saj per rregullimin e cerdheve nga parate e paguar per shpifje. Dmth shpifja perfundimisht eshte nje shpikje origjinale e opozites per te mbeshtetur nevojat e popullit.

    1. mirel says:

      Ore, qenkeni me gjithe mend poetike ju te rilindjes.
      Megjithese Rilindasin e Madherishem Ramut e keni dobic te madh Salist qe shet Shqiperine, ne madheshti rilindasi kuptohet, juve prape jeni poetike e gjalle ketij shekulli analfabetesh.

      1. Labi says:

        @mirel,
        Po tet eme, tet moter e ka shitur. Apo i ka dhene ne perdorim trotuareve te Italise? BQ 24 karratsh.

  5. Feniks says:

    A i keni thirrur mendjhes se ky fare ligji,qe ju doni te miratoni verteton deshtimin tuaj te pa kthyeshem?
    Akoma ju vartesit e Rames ne PS dhe ne qeveri nuk e keni kuptuar se ai eshte nje i PA AFTE si kryetar dhe akoma me keq si kryeminister?
    A ju kane plasur syte te shikoni se PS ka vdekur qe ne krye dhe nuk funksionon si organizem politik i gjalle pas cdo zgjedhjeje?
    Shkoni e provoni te beni nje ankese ne seline e PS ne Tirane dhe do shikoni qe nuk do gjeni njeri aty,pervec nje gruaje tre moshuar qee ruan deren?
    A nuk e shikoni se sot Rama ua ka mbyllur gojen e ankeses te gjithe popullit dhe e ka kthyer administraten qendrore dhe vendore ne nje KUFOME?
    Nje shtet qe nuk degjon dhe zgjidh ankesat e qytetareve ne te gjithe piramiden e pushtetit ,ai eshte i VDEKUR!
    Krijesa kanceroze e Rames,qe ankesat e popullit te drejtohen vetem tek portali kryeministror,ka rrenuar dhe ka nxjerre jashtre loje tre gjithe administraten,ka nxitur padrejtesite,shkeljet e ligjeve dhe korrupsionin!
    Konfliktet duhet te zgjidhen atje ku lindin,duke bere te pergjegjshem te gjitha drejtuesit dhe struktuarat e shteti dhe te pushtetit vendor!
    Ndersa tani,ne se ke konflikt me nje pounonjes te bashkise,nuk mund t’i ankohesh eprorit te tij,qe ta zgjidhe konfliktin ne moment,por te tregojne gjykaten!
    A i keni pare se sa jane shtuar frikshem padite e qytetareve ne gjykaten administrative?
    Ky eshte rrenimi i shtetit!
    Po 400 mije personat qe aplikuan per green card,a nuk ju mjaftojne per te kuptuar humneren se ku e ka cuar vendin diktatori sharlatan Rama dhe ju qe i beni temena atij?
    Dhe nuk merret te zgjidhe keto probleme,ky dallkauk,por nxjerr ligje karagjoze si ato te Ramiz Alise per mbrojtjen e simboleve komuniste!
    Mbi te gjitha ky ligj qe doni te miratoni ju eshte komplet mashtrim!
    Po te ishte ndryshe,Rama duhet te ndryshonte ligjin,qe DEPUTETI NUK MBAN PERGJEGJESI PER ATO QE THOTE”!
    Ky ligj eshte shkaktari i krimit dhe rrumpalles politike,prandaj hiqeni kete ose amendojeni dhe merr fund cdo gje!
    Se Berisha me te tijet ka shpifur,por edhe Rama me te njejtin fjalor u eshte pergjigjur!

    1. Hahaha says:

      OOOOOO,,, PO’ TI O FENIKS NGA NA DOLE,,, SHYQYR, SE NA HAPE SYTE ME KOMENTIN TEND,,,,DHE SA ME SIGURI SHKRUAN ,,,IK O FENIKS,,,SE ESHT AQ I ZGJUAR POPULLI QE TE BEJ DALLIMIN NGA DJE DHE SOT,,,,NUK KA NEVOJE PER KOMENTE MILITANTESH,,,,SHPIFJA DHE OFENDIMET DENOHEN KUDO NE BOTE,,,,SIGURISHT DEM MORAL,JO BURG,,,PRANDAJ O FENIKS MOS SHPIF ME,,, SE DO SHESESH SHTEPINE,,,,

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Shkundu xhepat.. Aty te zvogelohet me shume verra… It makes you think twice ..

  7. lexusi says:

    RRespekte Z KRYEMINISTER ; zgjidhja me e bukur per kafshet ordineret mashtruszit shpifsit dhe antishqiptaret qe nuk duan shtet BRRAVO , mos degjo çfar thon ushtaret e kafshes viçidolit neper komente dhe ushtaret e asaj kryetares ordinere te LSIs , ata jan llumi i kti vendi dhe jan te detyruar te shkojn mas shumices , jemi ne qe e votojm dhe do te votojm prap , rrespekte , le te thon çte duan komentusit e saliut dhe mones jemi shumica ,ata kerkojn anarshi te perfitojn me lloj lloj poshtershis , ne duam shtet , njerzit te jetojn mas merites.

  8. spartak says:

    Hej mër zot , a e ke apo nuk e ke në defter fare Shqipërinë dhe shqiptarët .
    E ke lonë në dorë të disave , që kujtojnë se janë ata e s’ka të tjerë , që po tallen e po e katandisin këtë popull si mos ma keq .
    Të rrijmë duke pagu me taksat tona , lloj lloj polici , prokurori , gjygjtari e avokatë , plus dhe sharlatanët opinionista duke na bo për natë telenovelat , e lagu , s’e lagu bishtin skilja dhe sa do ja vejmë gjobën , se na u dashkan mbajtë kopshtet e çerdhet . Ka për të shku si seritë e BJUTIFULLIT nja 10 vjet . Hej lum si ne .
    Ptu jazik ju qoftë farë e poshtër politikanësh .
    Bëni maskaradë , se nuk jeni për të zgjidh problemin e ndalimit të plotë të akuzave pa baza , shpifjeve e sharjeve , por vetëm për show , me e çmend këtë popull dhe edhe me u tall , se gjoja po ju ha meraku për kalamajt e tyre . Po jau degjeneron jetën e mendjen të mëdhenjve e po ju hapet barku për vocrrakët .
    Me dashtë , ju tregoj vetë ,se si ndalohen automatikisht akuzat e pa baza për vjedhje , abuzim e shpërdorim detyre , shpifje për krime e lidhje me kriminelë dhe sharjet nga më ordineret e banalet , në publik , TV , Gazeta e kudo .
    S’kemi nevojë për të tilla pseudo metoda për t’i bo jo vetëm ministrat e qeverisë , kryeministrin e presidentin që të mos shahen ,por këdo nga deputetët , partiakët dhe punonjësit shtetëror e figurat e ndryshme publike .
    Po deshët , bujrum .
    LIGJI , me 2 NENE , e me nga 7-8 rrjeshta është gati .
    Ligj që ti mbylli gojën kujtdo që akuzon , shpif e shan publikisht pa bazë këdo mbi këtë shtet që quhet Shqipëri .
    Këtu më keni .

  9. Boston says:

    Shume e bukur kjo.. Do te thuhet …kjo eshte ngritur me parate e X politikanit per shpifje…HA HA
    Bravo Rama!

  10. ripjellja says:

    Ishallah i çon Sali Berisha ne gjyq gjithe deputetet e Rilindjes, qe te gjendet ndonje lek per kopshtet dhe çerdhet (sepse Qeveria e Rames i ka harruar). Te gjithe e kane quajtur “kriminel” dhe duhet te vertetojne me fakte se çfare krimesh ka kryer. Ndryshe, ai ka te drejte t’i quaje “shpifje” dhe te kerkoje demshperblim.

    1. Ok says:

      FOLI DHE I RIPJERDHURI NGA BYTHA E SALIUT,,, JU KA PJERDH TRUT SALIU ME VITE,,,DHE NUK RRINI DOT PA EREN E PODHES SE SALIUT,,, DHE I MBANI KOKEN NGJITUR TEK BYTHA SALIUT,,,SE SBENI DOT NDRYSHE,,,,

  11. Nasi says:

    Ha finix ha se te ben mire…..

  12. lloqe lloqe says:

    ky eshte zhvillim rrezikshem. njesoj si cdo autokrat qe do te kthehet ne diktator – Rama po mbjell fidanet e psikozes – armiqte na kane hale ne sy prandaj duhet VIGJILENCE. Kete beri Enveri, Kastro, Duarte, Mao, Madurro, Sadami, Sadati, Mubaraku, Pinocheti. Krijojne psikoza dhe kulture se ata jane ne rrugen e duhur por ca amiq e maskarenj po i bejne Komplot. Dhe me kete justifikim krijojne struktura paralele me shtetin por qe kontrollojne shtetin nepermjet kupoles partiake. Ky eshte i rrezikshem tashme. Deri dje ishte delirant, arrogant, e i paafte, por me trajektoren q e3-4 muajve te fundit qartazi eshte i rrezikshem. Mjere shqiptaret dhe shqiperia nese nuk e kuptojne ne kohe. Kosto per tu cliruar nga ky njeri do te jete shume e larte per vendin.

  13. Berti says:

    Ide shume e bukur, por ka gjykates?

  14. servet says:

    DMTH: ti e paske mesuar Ballen qe thote se me leket qe prokurorja Marku do ja marre Bashes per tja dhene Balles do ngreje nje kopest te ri!Kurse un me fjalen kopesht kujtova se ishte nje bahce me peme.Kjo dmth qe leket qe i mer privati i fyer shkojne ne sherbim te partise per fushate.Hallall partise dhe udheheqesit tuaj te ndritur.Marrte dit nga jeta juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje