Një kurth ku nuk duhet të biem; lukuni filmimesh, për të vrarë të vërtetën

12 Tetor 2018, 20:30Politika TEMA

Nga Drini Kuqo

Përgjatë kësaj jave, pak e kanë kuptuar se çfarë ka ngjarë me politikën shqiptare. Akuza dhe kundërakuza, filmime të reja dhe të vjetra, që miksohen midis tyre me një shpejtësi që lë shpesh edhe vetë protagonistët e këtyre ngjarjeve të papërgatitur për atë që po ndodh, lërë më pas qytetarët e zakonshëm.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga seria e radhës e serialit “Babale”, por që prej atëherë, në këtë valle filmimesh janë përfshirë personazhë të rinj, shumë emra nga të cilët nuk i thonë asgjë një publiku jo të vëmendshëm ndaj politikës, Florenc Hoxha, Fredi Alizoti, përsëri Babalja, Sali Lushaj, përsëri Ervin Salianji, Taulant Balla, Ardi Veliu, e kush ka emra të tjerë, le t’i shtojë në radhë.

E gjithë kjo lukuni informacioni nuk është e rastësishme. Pas bllofit të provuar nga Prokuroria Shqiptare dhe ekspertiza britanike, që provuan përtej çdo dyshimi se zëri i vëllait të Ministrit ishte luajtur nga Alizoti, Partia Demokratike ka kaluar në të ashtuquajturën “damage control”, e është duke lëshuar përditë filmime e prova të reja, me synimin e shkëputjes së vëmendjes nga e vërteta gjë që dimë deri tani: Inskenimi!

E në këtë lojë, shumë gazetarë apo qytetarë të tjeshtë tërhiqen me vete, e shpejtësia që përditë dalin akuza e kundërakuza i lë pas dhe i turbullon mendjet.

Ky është një gabim që nuk duhet ta bëjmë. Të gjithë ato që u thanë këtë javë, provat e reja janë elemente të mirëpritura, të cilat ashtu si provat e para duhet të hetohen deri në fund.

Veçse tani për tani, ato nuk janë asgjë më shumë se disa flluska sapuni. Kur të dimë diçka të provuar me siguri, ia vlen të ndalemi tek të gjithë personahet e lartpërmendur, por kjo kushtëzohet nga një nëse, nga një çengel i vendosur mbi një të ardhme politike që askush nuk të parashikojë.

Ajo që ka rëndësi të flasim në këtë moment, janë ato elementë të së vërtetës, që i dimë me siguri. Dimë me siguri se Ervin Salianji ka folur me Babalen, i ka premtuar atij dhe Alizotit 100 mijë euro për kokë dhe dimë se video e parë, ajo që nisi gjithë këtë histori, ishte e gjitha një aktrim.

Dimë gjithashtu se Alizoti e Babale janë në burg, e se edhe vetë Salianji rrezikon t’u bashkohet brenda. Të tjerat, le të presim që t’i mësojmë, por gabimi që nuk duhet të bëjmë tani, është që të lëmë të vërtetën, që edhe një herë më shumë të errësohet nga vorbulla ku ajo rrezikon të përfshihet.

Le të marrim një herë përgjigje për këto, pastaj shohim dhe të tjerat me radhë.

6 komente në “Një kurth ku nuk duhet të biem; lukuni filmimesh, për të vrarë të vërtetën”

  1. kombi says:

    MOSSSSS SE NA CUDITETE ME bURGUN E SALINJANIT DHE ATE PIJANECIN DO TA NXJERRIN SHUME SHPEJT . SHQIPETARET JANE TE GJITHE IDIOTE .

  2. Irritim says:

    Babalen e liroi nga burgu Saliu ne Prishtine, e moret vesh? E moret vesh se kush eshte drejtesia kosovare? me e qelbur se ajo brenda kufijve shteteror shqiptar. E gatuan kete komb qelbesirat se burrat e vertete vdiqen.

  3. Paqesori says:

    Mos bini preh e kurtheve. Kinostudio PD ka prodhimtari te madhe telenovelash , Te tjerat jane gati ! Ti shohim te tallemi . ti qeshim …po te mos ju vemi prapa duke komentuar ! Kete duan . Te tallen me ne ! Prandaj tua kthejme me te njejejten monedhe !

  4. filmi says:

    Po su denuan me burg …. kete radhe … vazhdon filmi.

  5. Labi says:

    Po nese prokuroria ka mbi tre deshmitare kunder Salianjit, po nese dhe babalia eshte pergjuar me personat e PD per shumen e 200 000 euro, une mendoj se problemi Salianjit eshte te peshku i madh qe mbante ne dore para parlamentit, mbasi nuk ja futi ne prapanice Amb Amerikan tani ose ta fusi ne byth te vet ose te Luli, si korcar qe eshte te pysi Griden.

  6. Konti i Monte Krrabes says:

    Tmerohem kur mendoj se jam qytetar i nje vendi ku mbizoteron kalbezimi i politikes dhe i medjes se shkruar dhe elektronike ku epiqenda e lajmeve dhe e opinioneve mbushet me idotizma me babale, babola pabole me survejime,pergjime, filmime sikur gjithe bota shqiptare vertitet rreth ketyre boleve qe kane germen bbbbbbbbbbb,, do ishte me mire qe keta me “B” te quhen bythëmuter. Kur do vije ajo dite qe pordhitika shqyptare te mendoje per popullin, mbase kur te zhduket kjo fare e keqe qe ka zene rrenje dhe po na mer frymen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje