VIDEO/ Masakra në Mat, Basha viziton familjet e viktimave dhe bën politikë. Apel Ramës: Shkyçe gojën dhe ofro ngushëllime…

12 Tetor 2018, 22:12Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike ka qenë sot në Mat, në familjet e viktimave të masakrës që ndodhi ditën e djeshme, ku një banor vrau tre punonjës të bashkisë.

Basha nga spitali, ku kishte vizituar të plagosurin, tregoi se kishte qenë dhe në familjet e të vrarëve dhe shprehu ngushëllimin, duke thënë se kjo është një ngjarje e rëndë, duke i vendosur epitetin makabër.

Kryetari i PD-së i bëri thirrje kreut të qeverisë të reagojë lidhur me rastin.

Deklarata e plote e kreut te PD:

Së pari duhet të shpreh ngushëllimet e mia për 3 familje matinae që kanë humbur të dashurit e tyre, dy djem të rinj dhe një baba, bashkëshort, në këtë ngjarje makabër, në këtë masakër ndërsa ishin në krye të detyrës. Sonte, së bashku me kryetarin e bashkisë së Matit, me kryetarin e bashkisë së Klosit dhe deputeten Dhurata Çupoi, kryeartin e Partisë Demokratike dhe të zgjedhurit e tjerë kemi qenë për ngushëllim në familjet e Erzen Halisë, Mentor Hoxhës dhe Hamit Bucit dhe sapo kam vizituar dhe Astrit Hanin, i cili për fat mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Burrelit, të cilëve i shpreh falënderimet nga zemra për kujdesin që kanë treguar për të. Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por, të gjithë shqiptarët.

Ajo tregon kapitullin total të shtetit përballë krimit dhe gjendjen e pasurisë që mbretëron nga Shëllia në qendër të Tiranës, nga Shkodra në Vlorë. Modeli nga i cili frymëzohen ngjarje të tilla kriminale, 5 viktima të pafajshme kanë humbur jetën vetëm në 24 orë, është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeverisje e përkushtuar, një qeverisje e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo e sotmja.

I bëj thirrje Kryeministrit ta shkyçë gojën që e përdor vend e pavend me fjalor harbut për çdo gjë dhe ti ofrojë ngushëllime tre familjeve e në veçanti familjarëve të tre viktimave të kësaj masakre shtazarake, t’iu ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe të gjithë Shqipërisë, ndonëse jam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij s’mund të zëvendësojë sot ndjenjën e pasigurisë që mbretëron, as të ofrojë as të ngushëllim për dhimbjen e thellë që ndjejnë qytetarët e Matit, por duhet ti sigurojë ata sikundër qytetarët e gjithë Shqipërisë, se për mua, për PD dhe për opozitën, rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit në forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve, që nga kryefamiljarët, të moshuarit e fëmijët, lufta pa kompromis kundër krimit që po drogon fëmijë nëpër shkolla dhe po merr jetë të pafajshme nga mëngjesi e deri në darkë është prioriteti ynë numër 1.

Ligji dhe rendi mund dhe do të vendosen me dorë të hekurt,, por parakusht për këtë është që të kemi një qeveri e cila vjen jo si një rezultat i kompromisin me krimin, por si një rezultat i vullnetit të hekurt për të luftuar krimin. Edhe njëherë dua ti shpreh ngushëllimet e mia 3 familjeve, shërim të shpejtë të lënduarit, zotit Hani dhe t’iu jap një mesazh kurajoje dhe force qytetarëve të Matit dhe prej Matit gjithë Shqipërisë, për betejën që do ftojmë së bashku për largimin e krimit nga politika. largimin e krimit nga rrugët, sheshet dhe nga qeveria për ta çuar atë ku e ka vendin, para drejtësisë dhe prapa hekurave.

10 komente në “VIDEO/ Masakra në Mat, Basha viziton familjet e viktimave dhe bën politikë. Apel Ramës: Shkyçe gojën dhe ofro ngushëllime…”

  1. anastasi says:

    Ik or mut i hales,ti je i pa fytyre,ti je ndyresire,ti je nje qene,ti je nje zvaranik.Me keto qe bene kujton se do fitosh pike o zvaranik i hales,ti vtem mut di te hash.

  2. Basha says:

    Ti je si vampires qe jetojn me gjake ,dhe ti ndjen nje gezim pervers kur dikujt i ndodh fatkeqesi per te bere politik .Je krejtesish i neveritshem .

  3. Dibran i thjeshte says:

    Ngushellime familjeve per fatkeqesine qe u ndodhi.Por do tu lutesha si shqiptar i pa anshem mos te behen pjese e lojes politike,se atyre nuk u dhemb sa u dhemb Ju per kete fatkeqesi, qe do ta keni mbi shpine gjithe jeten.Futja e politikes ne mes,nuk do te beje gje tjeter vecse do tu shtoje me shume hidherimin,pavaresisht bindjeve tuaja politike.Lereni drejtesine te beje punen e vet.Ne rast se konstatoni se ky krim mund te evitohej ,se personi qe ka kryer krimin ka qene i sinjalizuar tek forcat e ruajtjes se rendit,kerkojeni pa reshtur,por jo ne zyrat e SHQUP-it,se atje mer tjeter drejtim,se nuk u behet vone per fatkeqesine tuaj.

  4. Atdheu says:

    Lulush te kujton gje 21 janari?

  5. hysa says:

    Politike mbi fatkeqsine e tjetrit, qelbesire. Po edhe familiaret qe kane fatkeqsine nuk duhet te pranojne plehra qe bejne politike mbi fatkeqsine e tjeterit.

  6. Irritim says:

    Paska kapitulluar shteti se nje i çmendur vret njerez me arme ne moment qe çmunderia i vjen. Po shteti Amerikan, pa permendur te tjere, duhet te kene kapitulluar çdo ore te dites se atje vritet nje njeri, si mundet qe ky shtet ngrihet prape sa here bie?! O Lulezim, qe ke mbaruar si njeri kjo nuk diskutohet, por e mbarove dhe partine tende qe ta fali baca dhe jo vetem s’ka me asnje vlere, por e bere babale qe ky emr tani do ngelet si partia babalokratike. ja ndryshove emrin partise. te pakten Babalja qe cope idiote ishte, por namin ja çove ne qiell dhe Vlora do mbahet mend edhe per te edhe per ty qe te beri nje fshese haleje kratike. Po ç’lidhje ka nje vrasje ordinere e nje te çmenduri me shtetin. Po sikur te zemrohet ndonje me ty per te gjitha keto qe ke bere e te ta beje si e beri ai, fajin e ka shteti? Prandaj ruaj veten, megjithese nuk e dyne doren njeri me ty. Ty do te lene ashtu te jargavitur, ndersa Saliun duke rrembyer brekushet braan , por jo ne Lalez, por tek 313-a.

  7. Xxxx says:

    SA INTRIGANTE DHE IDIOT,,,, KU ESHT ME KLLUFI QE KA PASUR NDONJEHERE
    PD

  8. h says:

    Ka bere shkolle nga çakalli sali, qe ben politike duke spekulluar me fatkeqsine e tjereve.

  9. Klodi says:

    Prite kur te nxjerrin dhe ndonje pergjim qe vrasesi 30 min para krimit kishte fol ne tel me Taulant Ballen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje