"Ne i hapim varrezat tona, ejani na varrosni", paralajmërimi i Erdogan: Nuk ka më vend për terroristët në Turqi

13 Tetor 2018, 09:04Bota TEMA

Turqia do të “bëjë gjithçka që është e nevojshme” në lidhje me qytetin verior të Sirisë, Munbixh, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton AA.

“Na premtuan duke thënë se do të largoheshin prej atje për 90 ditë, por ata nuk u larguan. Do të bëhet ajo që është e nevojshme”, tha Erdoğan gjatë një ceremonie inaugurimi në provincën qendrore Isparta.

Përkundër faktit që Turqia dhe SHBA-të kishin rënë dakord për marrëveshjen rreth Munbixhit që përqendrohet në tërheqjen e grupit terrorist të YPG/PKK nga qyteti për të stabilizuar rajonin, grupi terrorist ka rritur praninë dhe aktivitetet e saj në këtë zonë.

Grupi terrorist ka hapur llogore në zonat që rrethojnë qendrën e tërë të qytetit duke mos shfaqur synim të largohen.

Erdoğan i dha dritë të gjelbër një operacioni të mundshëm në Munbixh, duke thënë: “Tani, ata po gërmojnë hendeqe në Munbixh. Çfarë do të thotë kjo? ‘Ne i hapim varrezat tona, ejani na varrosni’. Ne do të shkojmë atje”.

Turqia është zotuar të nisë një operacion ushtarak kundër YPG/PKK-së në qytetin strategjik të rëndësishëm Munbixh që shtrihet në perëndim të lumit Eufrat në veri të Sirisë, si pjesë e degës së operacionit “Dega e Ullirit”. Munbixhi shtrihet në verilindje të Halepit, në jug të kufirit turk.

Erdoğan po ashtu tha se nuk ka më vend për terroristët në të ardhmen e Turqisë.

1 komente në ““Ne i hapim varrezat tona, ejani na varrosni”, paralajmërimi i Erdogan: Nuk ka më vend për terroristët në Turqi”

  1. Kurti says:

    Kujt i bohet vone per kte diktator edhe ky eshte terrorist se vret njerez te pafajshem gra dhe femije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje