Neritan Ceka prej pak vitesh është rikthyer në krye të ekspeditave arkeologjike në Bylis.
Aty ky drejtoi gërmimet në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir.
Por tani nuk e fsheh zhgënjimin dhe tregohet kritik e i drejtëpërdrejtë ndërsa tregon shkëlqimin dhe rrënimin e qytetit antik.
Bylisi antik ndodhet vetem 4 km nga rruga kryesore e Ballshit.
Ai është destinacioon i shumë vizitorëve të apasionuar pas historisë, arkeologjisë apo arkitekturës.
Mbi të gjithë një pasuri e paçmuar.
Por përshtypja e mundësës së vemendjes nga autoritetet jepet në hyrje të parkut
Gërmimet qytetin ilir të Bylis nisi në vitin 1976.
Për vite me radhë aty punuan ‘gjeneralët” e arkeologjisë shqiptare të ndihmuar nga një ushtri studentësh dhe punonjësisht.
Ata nxorrën në dritë këtë rrënojat e qytetit duke dokumentuar historinë ilire!
Por prej vitesh në Bylis nuk flitet më për gërmime të mirëfillta arkeologjike, por pastrime, matje, e plotësime dokumentacioni.
Ekspedita e fundit kishte vetëm dy arkeologjë, një teknik dhe disa punëtorë. E gjitha kushtoi vetem 120 mijë lekë!
Braktisja thotë Ceka ka nisur prej vitesh, ndërsa ngre alarmin se kjo po rrezikon katastrofën sic e cilëson Ai rrezikun e degradimit të parkut arkeologjik.
Në punën dhe përpjekjen për të zbuluar, mbrojtur dhe reklamuar Bylisin antik, Profesor Ceka ka në krah edhe vajzën e tij, Ashtu si dikur Ai shoqëronte të atin, Arkeologun e njohur Hasan Ceka.
Orgita po vijon traditën e familjes ndërsa po mbron doktoraturën në një Universitet gjerman pikërisht për Bylisin Antik.
Puna është përqëndruar kryesisht tek pjesa e teatrit, Aty ku u gjeti Ora Neës gjatë përgatitjes se këtij materiali.
Pjesa më e njohur e qytetit që sipas rindërtimit ka qenë po aq madhështor sa ato të qyteteve antike më të njohura të historisë.
I ndërtuar në formën e gjysmë rrethit ai kishtë të përshtatur një tërren të ngritur ku vini të ndërtuara shkallare!
Teatri 7500 spektatorë i cili shërbente jo vetëm për shfaqje të ndryshme teatrale dhe muzikore për banorët e qytetit dhe zonave përqark tij por edhe si vend mbledhjesh ku merreshin vendime të rëndësishme për fatet e bashkësisë byline.
Gjatë përgatitjes së këtij materiali, Neritan Ceka na riktheu në vëmendje punën e bërë aty për vite me radhë nga emra të njohur të arkeologjisë shqiptare që nxorrën në dritë Bylisin, një qytet tipik ilir.
Fillimet e tij i takojnë mesit të shekullit të IV-të para Krishtit dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit.
10 shekuj jetë që kanë lënë pas këto gjurmë dhe histori.
Shëtitoret ose stoat janë një pjesë tjetër e rëndësishme.
Arkeologu Neritan Ceka shpjegon se stoa A e gërmuar në vitet ’80 është një prej monumenteve më të mëdhenj të Qytetin Antik i ndërtuar me dy kate.
Të famshme janë 5 bazilikat që tregojnë 3 periudhat kryesore të jetës në qytetin përfaqësues të qytetërimit ilir.
Bazilikat e Bylisit janë ndër monumentet më të pasura në Ballkan jo vetëm për dyshemetë me mozaikë në një sipërfaqe prej 1000m2, por edhe për skulpturën e pasur dekorative.
Motivet janë të ndryshme. Mbizotërojnë ato floreale, gjometrike, zoomorfe e njerzore si interpretim i dogmës kristiane por nuk mungojnë edhe skena me pamje nga jeta e perditëshme.
Por prej vitësh këta mozaikë, kanë mbetur të fshehura! ndaj Ceka thekson nevojën r ndërhyrjeve për ti bërë ato të vizitueshme.
Qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 30 hektarësh.
Koha e trazuar me dyndje të shumta barbarësh fillimisht dhe sllavësh më vonë i detyroi Bylinët të ndërtojnë një mur të ri mbrojtës i cili rrethonte 1/3 e sipërfaqes së qytetit
Ai ishte pajisur me hyrje dhe kulla të shumta mbrojtëse pasi jashtë tij ishin ndërtuar dy bazilika, D dhe E si dhe banesa.
Por Muri Bizantin mbyll kështu historinë kulturore të Bylisit.
Qyteti u shkatërrua nga dyndjet barbare në vitin 586 gati 1000 vjet nga themelimi i saj.
Por ajo ka mbetur është padyshim një prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë.
E qekur Bylisi na qenka qendra arkeologjike me e rendesishme ne Shqiperi? Apo qe kur Cekes i nevojiten ca parà dhe nje post
Qekur Argites(me O) i nevojitet te mbroje doktoraturen ne Gjermani.
Si mund te kete teater, shesh publik, gjimnaz, shetitore dhe te quhet qytet turkoshqiptar? Po ju keto nuk i keni akoma ne 2018 lere sot. Thoni te verteten…e ndertuan ata qe ne urrejme se me
Mire keshtu.
njethundraket shiit kercikuq ballcare nuk kane asnje lidhje me qytetin antik grek Boylis i Nikaia, kshq vari kkkkkkkkkkkk………………
Pse rron Neritan Ceka?! Me çuditet se nga “hero” eshte kthyer ne bastard qe kur u be diku ambasador. Zagar burre.
Ky halla nuk e ka kuptuar ke kemi minister te kultures e trashegimise. …
Ku halla nuk e di se eshte e vetmja n3 shqiperia qe nuk kujdeset as per ditelindjen e migjenit,as per nolin,as per lasgushin e lere me per Fishten..
Vrima vetem e intereson…
Ministrer ma antikulture qe kemi pasur,e zorr se gjen ne bote nje minister si kjo qe nuk kujtohet per asnje nga shkrimtaret e kultures shqiptare e lere me per gurrezet e vjeter,se per te nuk besoj se jane ma shume se disa gurreze..
2% e Shqiptareve eshte mbytur nga pjesa derrmuese e detit te injorances sot e mot. Nuk e kuptoj perse lodhesh Prof? Shqiptari drejt zhdukjes eshte, ka filluar me plakjen, me mos lindjen, me mos dashjen e vendit, me prishjen dhe me vjedhjen e qellimte te tije.
Bej me mire ndonje pashaporte te huaj se nuk i dihet. Neser do shkruhet na ishte nje here.
Me pak fjale,ishim me mire kur ishim me xhaxhin,na thote Neritani.
Pavarsisht mungesave njerzoro-politike te Neritanit,kur behet fjale per gjera arkiologjike,me duket se duhet ta degjojme te gjithe.
Vete ju na e sollet me imponim kete sistem te qelbur o z.Ceka.
Burre-burre, bure -grua, e Uomo di merda ky eshte ceka.
Bylisi duhet ruajtur e duhet promovuar.
keta rrotat qe dijne vec me sha -te share jane nga lindja e deri sa te vdesin.Neritani duhet degjuar persa i perket Bylisit.Sa per politike lereni ne politike, arkeologjia eshte tjeter gje.
KUJDES BARBARËT!
Nuk më kujtohet emri i nobelistit me romanin me titull si më sipër, por ja që nuk mund ta harroj subjektin e romanit, natyrisht me titullin…