Ajo padyshim është një nga modelet shqiptare që ka prekur famën botërore, por që karakterizohet edhe nga thjeshtësia e saj. Bëhet fjalë për Emina Çunmulaj.
Teksa ishte e ftuar mbrëmë në “Xing me Ermalin” modelja tregoi se si ishte njohur me burrin e saj pasanik, iranianin Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza. Emina tha se me biznesmenin ishte njohur në ishujt e Karaibeve.
“Isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij, ndërsa Sam ishte me një grup shoqërie. Në tavolinën e burrit në restorant ishte një stiliste që punon në një shtëpi mode, njiheshim, erdhi dhe më takoi. Ishte dita pas vitit të ri.
Më pyeti çfarë po bëni. I thashë po flasim për dëshirat që kemi për vitin e ri. Isha 24 vjeç. Ajo më tha hajde ta prezantoj një djalë, ‘jo’ i thashë unë se jam me familjen e shokut.
U kthye ai bashkë me atë vajzën dhe erdhën tek tavolina jonë. Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek.
Ai përshëndeti familjen e shokut tim dhe kur erdhi radha tek unë më dha dorën dhe më tha
‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti. Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrembërova fytyrën.
Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djath’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë. Pastaj pjesa tjetër është histori”, tha Emina duke qeshur. (TemA)
Ua ua ua, dashuri me era djathe, t ia sugjerojme Dior nje parfum djathi per keta katunaret si Ermali e Enina.
Kjo eshte e vetmja modele shqiptare qe njihet ketu ne Amerike! Sapo per ato te tjerat qe Jane vetshpallur modele qe behen dhe emisione aty ne Shqiperi nuk I njeh kurkush ketu.Te vetmen merite qe ato kane eshte qe kane gjetur burra me para .
Nje “vero” Turko-shake ne mentalitet dhe DNA.
###
Ne shoqeri ose ne krevat me Grekun, dhe i “ndizet gjaku” kur e ngatrojn me Greke. (mos mirnjohje dhe pa-besi e thelle)
###
Pergjigjia e Samiut ishte e merituara … “mban era bajg”.
Me idiote se kjo nuk kisha pare
Nje grua e shkelqyer
Nje njeri i mencur
Dhe mbi te gjitha,nje grua e gezuar qe percillte vetem pozivitet
Na duhet njerez te tille te shfaqen ore e minut ne tv tona
Eshte pikerisht ashtu sic e thua ti. Emina eshte nje grua dhe nje shqiptare e shkelqyer.
Kjo vinte era djath, ai vinte era leke. Perfect match….
Ere suniti,djathe,veze e prishur me perzierie ………kolonje!