Bujar Nishani: Kam vdekur 2-3 herë (dhe konkurron Nardin me thëniet e tij filozofike)

15 Tetor 2018, 10:23Politika TEMA

Bujar Nishani ka treguar se gjatë gjithë jetës së tij politike si deputet, ministër dhe president i republikës mediat kanë raportuar dy tre herë se ai është ndarë nga jeta.

“Unë kam një përvojë të gjatë në politikë, si deputet, ministër dhe si president.

Më kanë bërë dy tre herë të vdekur, natyrisht familja ka pësuar gjendjen psikologjike të momentit por je i detyruar të përballesh.

Unë kam një filozofi që nëse hedh një grusht me balte nuk xham, nuk ngjitet sepse rrëshqet, nëse e hedh në një shkëmb ne gropa -gropa, ajo ngrin në cepat e këtij guri.

Pra, do ketë gjithmonë gjëra të kësaj natyre, por e rëndësishme është që të ruhet mundësia e komunikimit me publikun.

Mediat sociale dhe shtimi i mediave online bën që sot  të c’bësh monopolin e shpifjeve”, u shpreh Nishani në një intervistë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje