Dëshmia rrënqethëse: Luigji i vogël në kampin e Tepelenës fjeti gjithë natën me nënën e vdekur dhe qante se ajo nuk kishte gji për t’i dhënë (fotot e rralla)

15 Tetor 2018, 09:19Dossier TEMA
Dëshmia rrënqethëse: Luigji i vogël në kampin e

Intervistë ekskluzive me Nikoll Pjetër Hysaj, me origjinë nga Vermoshi dhe me banim në Michigan, të SHBA-ve, i arratisur politik nga Shqipëria që në vitin 1979: “Mushka me të cilën po më dërgonin për në kampin e Tepelenës, u rrëzua dhe nënën time nuk e lanë policët të kthehej dhe të merrte djepin ku ndodhesha unë…?!

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Dëshmitë dhe rrëfimet e ndryshme për Kampin e tmerrshëm dhe famëkeq të Tepelenës duket se nuk kanë të sosur….!? Një ndër ta që dëshmon lidhur me jetesën dhe kushtet mjaft të vështira që u ofroheshin të internuarëve në atë kamp, është dhe 72 vjeçari, Nikoll Pjetër Hysa me banim në Michigan të SHBA-ve dhe me origjinë nga Vermoshi, i cili është arratisur nga Shqipëria që në vitin 1979. Në intervistën e tij ekskluzive për gazetën “TemA”, Nikolla rrëfen se si nisi persekutimi ndaj familjes së tij, si ju vra babaj nga forcat e kufirit dhe keqtrajtimi i kufomës së tij, internimin e familjes së tij në Kampin famëkeq të Tepelenës, si shpëtoi ai i gjallë kur mushka me të cilën po e transportonin e rrëzoi djepin dhe policët nuk e lanë nënën e tij të kthehej dhe ta merrte, e deri tek mizoritë që ndodhin në kampin e Tepelenës, të cilat ai i ka të rrëfyera nga nëna e tij.

Zoti Nikoll, si dhe përsë filloi persekutimi i familjes suaj nga komunistët?

Persekutimi i familjes sonë nga regjimi komunist, ka nisur që në vitet 1948. Por kjo e ka zanafillën që në vitin 1945, sidomos ngjarja e zhvillimit të luftës antikomuniste në Tamarë, vrasja e shumë bashkatdhetarëve, asgjesimi i Prek Calit dhe veçanërisht hyrja e partizanëve me flamurin shqiptar dhe serbo-malazez, me te cilët ne jemi vrarë për qindra vjet. Gjë e cila acaroi shumë marrëdhëniet e kësaj zone me Partinë Komuniste në pushtet, e për rrjedhojë shumë bashkatdhetarëve të mij ju rrezikohej jeta. Kjo trysni si dhe shantazhe të tjera të organizuara nga regjimi komunist bënë që në muajt shtator-tetor 1948, të lenë familjet, pasuritë dhe gjithçka e të arratiseshin kolektivisht për në Jugosllavi 46 bashkëfshatarë nga Vermoshi. Me këtë grup u arratis edhe babai im, Pjeter Gjeka Hysaj. Një muaj mbas arratisjes së babait, familjen time e internuan në kampin e Tepelenës.

Prej sa vetash përbëhej familja juaj dhe si ndodhi internimi i familjes suaj në kampin e Tepelenës?

Familja ime perbehej nga 8 veta. Mare Nika Hysaj, Pren Martini Hysaj, Gjergj Pjeter Hysaj, Age Gjon Hysaj, Katerin Pjeter Hysaj, Lule Kole Hysaj, Mare Gjergj Hysaj, Luigj Gjergji Hysaj dhe Gjelosh Kole Hysaj. Sipas tregimit të nënës sime dhe të bashkëfshatarëve të tjerë, banorët e fshatit Vermosh të caktuar për internim, i mblodhën tek posta kufitare që ndodhej në shtëpinë e Prek Calit dhe i nisën të gjithë në këmbë për të shkuar deri tek Hani i Hotit. Rruga ishte shumë e vështire jo vetëm për distancën 74 km. larg nga Vermoshi që duheshin tre ditë udhëtim, por edhe për faktin se gati të gjithe kishin fëmijë të vegjël, në moshë të mitur, të sëmurë, gra shtatzëna e pleqë të moshuar. Furia e diktaturës komuniste s’kishte të ndalur, as ligj dhe as mëshirë. Fëmijët e vegjël që nuk ecnin dot në këmbë i ngarkuan me kofina e djepa në disa mushka që i shoqëronin të internuarit. Këtë fat pata edhe unë si pjesëtar i familjes Hysaj.

Sa vjeç ishit ju në atë kohë?

Unë isha vetëm 1 vjeç e 3 muaj, dhe nisur nga kjo, pra i pa mundur të ecja në këmbë, më ngarkuan si gjithë fëmijët e tjerë, me gjithë djep, në një mushkë e cila më ndryshoi fatin e jetës sime, për të mos shkuar në internim.

Ç’ndodhi me ju…?!

Gjatë rrugës, mushka u trëmb dhe duke dalë jashtë rruge, më rrezoi mua me gjithë djep në tokë. Jeta m’u vu në rrezik, por falë Zotit, sipas tregimit të personave ëë ishin aty, shpëtova për mbrekulli. Kur nëna ime e pa se çfarë ndodhi, me vrap erdhi të më merrte me vete, por oficerët ëë e shoqëronin nuk e lanë. Kështu mua më morën disa bashkëfshatarë ëë nuk u internuan dhe për tre muaj janë interesuar për mua duke më mbajtur shtëpi më shtëpi gjatë kësaj kohe në fshatin Vermosh. Pas tre muajve më mori nënë daja, gjyshja nga mamaja ime, e cila jetonte në fshatin Shkrel.

A i mbani mënd ato familje që u morën dhe u kujdesën për ty, deri sa përfundove tek të afërmit e nënës suaj dhe a keni pasur rast që t’i takoni dhe falenderoni?

Po patjetër, si nuk i mbaj mënd! Ata i di nga tregimet e nënës sime kur unë u rrita dhe gjithashtu nga të afërmit e mij. Personat dhe familjet që më ndihmuan në ato momente vuajtje, edhe pse një pjesë e tyre nuk jetojnë, gjej rastin t’i falenderoj edhe njëherë nga zemra për dashurinë familjare që më falën, pasi unë kam pasur rast që t’i takoj dhe falenderoj edhe para vitit 1979 kur unë u arratisa nga Shqipëria, por edhe pas viteve ’90-të kur unë kthehesha herë pas here në Shqipëri.

Po gjatë kohës ëë familja juaj ndodhej në internim, ç’ndodhi me babënë tuaj?

Gjatë kohës që familja ime ishte në internim, babai im me dy tre shokë të tjerë që ishin arratisur së bashku, më 17 shtator të vitit 1952, erdhi në fshatin Vermosh që të merrnin me vete dy djemtë e Marash Vata Lumajt, të cilin në vitin 1946 regjimi komunist e kishte pushkatuar para popullit në fshatin Vermosh, pa gjyqë dhe pa arsye. I vetmi gabim i tij ishte se; ishte atdhetar, i pashëm dhe i pasur. Forcat e kufirit të shtetit shqiptar e vranë babain tim, Pjetrin, kur ai kishte hyrë në fshatin e tij, Vermosh. Eshtë e dhimbshme kur bashkëfshatarët e mi tregojnë se, ushtarët dhe oficerët e kufirit, jo vetëm që e vranë, por edhe e keqëtrajtuan kufomën e tij mbas vdekjes. Zoti i faltë, kur vellezërit e tu nuk dinë çfarë bëjnë. Persekutimi vazhdoi dhe pse një pjesë e famijes sime u lirua nga internimi. Nënën e mbajtën atje, në kampin e përqëndrimit të Tepelenës, duke provuar vuajtjet më mizore që ka parë historia. Pyes veten shpesh se; çfarë rreziku do t’i sillte nëna ime, Age, pushtetit komunist?! Kur mendoj se bashkë me të kanë ëenë me mijra nëna e fëmije, pleq e plaka, turpi le t’i ngelet atij regjimi diktatorial, të pashoq.

Kur u lirua nëna juaj nga internimi dhe a e mban mënd takimin e parë me të?

Mbas pesë vjetësh nëna ime u lirua nga internimi dhe duke udhëtuar për ditë të tëra në këmbë, vjen në shtëpinë e saj në Vermosh. Më kujtohet si sot takimi im i parë me nënën kur atëherë isha 6 vjeç e gjysëm. Ishte mbasdite. Unë ndodhesha para shtëpisë sime me shokët duke luajtur. Ajo u afrua, kishte me vete një çantë dhe me pyeti se i kujt isha. Une menjëherë i thashë se; jam i nënë dajës. Më rroku me shpejtësi, më përqafoi, më puthi me mall, më shtrëngoi fort-fort dhe ëau….Edhe nënë daja me rrokte për ditë kështu, por këtë rrokje të nënës sime se kisha provuar anjëherë. Më mbajti për një kohë të gjatë në gji dhe mbasi u qetësua, fshiu lotët që i kishin mbuluar fytyrën e saj, hapi çantën dhe nxorri prej andej një karamele të cilën se kam harruar tërë jetën. Kështu fëmijëria ime, kur kisha më shumë se kurrë nevojë, lundroi pa e parë nënën për pesë vjet dhe jetim nga babai, të cilin se pashë asnjëherë në jetën time.

Kur u rritët, a keni pasur rast të bisedonit me nënën tuaj rreth vuajtjeve të saj në kampin e Tepelenës?

Po patjetër, kur u rrita, dëgjoja bashkëfshatarët e mi që bisedonin për vështirësitë që kishin kaluar familjet e tyre në kampin e Tepelenës dhe unë bëhesha shumë kurioz, ndaj disa herë e kam pyetur dhe nënën time e cila gjithmonë më tregonte ngjarje dhe ndodhi të dhimbshme, më tregonte se në kamp edhe ajo me pjesëtarët e tjerë të familjes kishin vuajtur shumë, kryesisht për të ngrënë. Shumë here flinin pa ngrënë bukë e kur nuk kishin ushqime të mjaftueshme, hanin kripë më shumë që të kishin etje dhe ta mbushnin barkun me ujë. Gati çdo ditë oficerët i çonin për të mbledhur dru jashtë kampit, ngarkoheshin dhe i sillnin ato në kurriz. Kampi nuk kishte as kushte dhe as interesimin më të vogël për fëmijët që ndodheshin aty. Ishin të shumta rastet kur fëmijët, gratë dhe në përgjithësi të moshuarit, vdisnin në grupe nga sëmundjet epidemike, por edhe raste të veçanta që janë shumë rrenqethëse. Nuk kishte fare kujdes shëndetësor nga shteti. Të semurët çoheshin në spital kur ishin gati për të vdekur. Ja kështu, tregon nëna ime, Agia, ndodhi dhe me Mara Hysaj, një ngjarje makabre që edhe tani që e kujtoj rrënqethem…(Nikolla mbush sytë me lot)…!

Konkretisht, çfarë ndodhi….?

Ishte darkë, Luigji i vogël, (sot jeton në Ulqin-Mal i Zi) po qante me të madhe. Pushonte dhe qante përsëri. Kështu vazhdoi për një kohë të gjatë. Unë, tregon nëna, i thirra; Mare, moj Mare, çfarë ka djali që po qan kaqë shumë?! Por Mara nuk përgjigjej. Atëherë unë shkova tek krevati i saj dhe çfarë të shihja…..?! Mara mor bir, tregon nëna, kishte vdekur me fëmijën në gji, i cili qante se nuk kishte qumësht. Nënës sime, Ages, lotët nuk i pushonin sa herë që e tregonte këtë ngjarje, pasi edhe Luigji, nëse nuk do të qante, do të kishte pësuar fatin e nënës së tij atë natë.

Po ndonjë ndodhi tjetër nga ato që jua ka treguar nëna nga jeta në atë kamp?

Nëna më tregonte se një ditë, erdhi nje ekip i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku mes tyre ishin dhe dy oficera rusë. Rrok Kanti, me shokët e tij organizuan një grup me fëmijët që ishin në kamp të internuar dhe i kishte përgatitur ata që në kor të bërtisnin; “Enver- Stalin, pionierët duan lirim”. Nga thirrjet e tyre, që oshëtinin dhe tundën nga themelet kampin, oficerët rusë u prekën e u përlotën kur i panë ata me pantallona e bluza të grisura, të pa veshur, të pa mbathur dhe në kushte shumë të veshtira. Kjo vizitë dhe ky guxim i organizuar nga të internuarit bëri që mbas një muaji, të gjithë fëmijët që ishin në kamp të liroheshin nga internimi. Edhe vëllezërit dhe motrat e mia; Gjeloshi, Gjergji, Katerina dhe Lula dhe dy gra të vjetra, Mara dhe Prena, u liruan nga kampi i internimit. Ndërsa nëna ime ngeli në internim deri në vitin 1953 në kampin e Tepelenës. Mbas kthimit të nënës nga internimi, familja jonë filloi të rindërtojë jetën nga e para, por pushkatimi i babait dhe internimi i familjes gjithmonë na kane ndjekur pas si një hije zezë si gjithe shtresat e tjera të persekutuara. Këto ishin edhe arsyet përse unë në vitin 1979 lashë familjen e u arratisa nga Shqipëria duke marrë parasysh edhe vdekjen, ku nëpërmjet një udhëtimi të vështirë dhe të gjatë, munda të mbrrij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetoj aktualisht.

Ju personalisht, por dhe familja juaj keni kluar tmerre në Shqipëri, cilat janë marrdheniet që mbani me vëndlindjen tuaj?

Mbas viteve 1990 e në vazhdim, kam mbajtur dhe mbaj marrëdhënie shumë të forta më atdheun tonë, Shqipërinë. Si gjithë të tjerët kemi fituar shumë; lirinë, demokracinë, dinjitetin, etj, por jo ato që i kemi humbur nën regjimin komunist. Faktet ëë solla nëpërmjet kësaj interviste, duke ju referuar persekutimit të regjimit komunist ka bërë jo vetëm në fshatin Vermosh të Kelmendit, mendoj se janë të kuptueshme për të gjithë njerëzit që kanë jetuar sistemin komunist në Shqiperi.

Cili është komenti juaj lidhur me publikimin e krimeve të periudhës së komunizmit?

Njohja me ato krime është detyrë e rëndesishme e historianëve, gazetarëve e mbarë shoqërisë civile e veçanërisht e shtetit shëiptar që t’i dokumentojnë këto krime bazuar në prova dhe fakte të vërteta të padiskutueshme në mënyrë profesionale e të kuptueshme me qëllim që të rinjtë, nëpërmjet kësaj historie, të mësojnë të vertetën mbi këto krime në mënyrë ëë ato kurrë të mos përsëriten më.

Faleminderit

Faleminderit juve dhe gazetës “TemA” që më dhatë mundësinë të përcjell sadopak disa pjesë apo copëza nga jeta ime dhe e familjes time nën regjimin komunist.

34 komente në “Dëshmia rrënqethëse: Luigji i vogël në kampin e Tepelenës fjeti gjithë natën me nënën e vdekur dhe qante se ajo nuk kishte gji për t’i dhënë (fotot e rralla)”

  1. Selek says:

    Te gjitha keto qe shkruhen ne kete fryme jane pjelle e djajeve te urrejtjes qe i kapercejne edhe kufijt e shpifjeve me djellezore.
    Krimet e atyre qe u izoluan nga shoqeria shqiptare pasluftes jane mizore dhe te papershkrueshme,dhe aq te verteta sa ç’jane keto qe shkruhen ketu sajesa per te mbjelle urrejtjen dhe perçarjen.Kujt i shebeni ju qe rekomandoni keto shkrime çnjerzore? shoqeria shqiptare nuk ka nevoje per urrejtje dhe vellavrasje,ajo ka nevoje per mirkuptim ,ndryshe nuk mund te shkohet djet qellimeve te larta humane.A e kuptoni ju misionin tuaj, ju qe botoni vrerevjellje te tilla qe helmojne gjithe shoqerine?

    1. Toni says:

      Shko more rrot ka.it

    2. i relaksuar says:

      Genjeshtrat dhe mashtrimet nuk sjellin percarje! Ato sjellin vetem gallate dhe humor!
      Nga ana tjeter kush beson gjithe kete propagande idioteske, nuk eshte tjeter vecse debil nga trute!

  2. Dash says:

    Shqipetare rrini larg nga politika dhe indoktrinimi, jetoni jeten dhe mos i beni keq kurre tjetrit….respekt per vuajtjet e ketij personi…

  3. ilir says:

    Ky patrioti qe u be hasem me Partin Komuniste Shqiptare, se pa qe ne anet e tija kalonin me flamur Jugosllav, me te cilin ata ,sic thote vete, kishin luftuar ter jeten, u aratis pikerisht ne Jugosllavi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Fillon tregimin duke genjyer.A duhet besuar vazhdimi?
    Le te filloj duke ten te verteten pre u aratis i jati dhe ai vete , qe ta besojm vazhdimin.

    1. MAJAKOVSKI says:

      Ajo me beri edhe mua pershtypje o Ilir. Mund te kene vuajtur por edhe genjejne ca si shume. Pastaj kane vuajtur per mend e kokes se deshin injorancen mos zhvillimin dhe mscivilizimin. Po ky duhet te mos harroj se farra e tij kriminele vrau heroin e popullit pionierin vigjilent Nik Pjeter Ndreka te cilin e therren dhe per ta zhdukur e hodhen ne gremine.

    2. Nje emigrant i hershem says:

      Nga Vermoshi ishte,simbas teje nga te arratisej,nga kufiri me Francen ?!!!!!!!
      Si shume te tjere,iku nga jugosllavia dhe perfundoje ne Amerike,ku eshte genjeshtra ?!
      Ti je po aq koke-loqe sa te paret e tu , e ben fajtor,i kerkon llogari pse u “arratis” i jati kur ai ishte bebe.
      Vete fjala arratisje tregon se Shqiperia ishte i gjithi nje burg i madh (i arratisur quhet i burgosuri qe iken nga burgu)
      Gjej nje vend te Europes ku njerzit qelloheshin,vriteshin ne kufi per tentavie “arratisje”
      Vetem sistemi i monstres,thagmes te historise njerezore beri te tilla krime
      Pse iku ?! Iku se ashtu i donte bytha,pse duhet ti merrte doren enver hoxhes se c’do bente me jeten e tije.
      Iku per ti shpetuar raprezaljes,kampeve,internimeve,burgimeve.Iku per nje jete me te mire,c’te keqe te solli ty ?!
      Si ate qe bejne sot miljona Shqipetare qe ikin e vine e jetojne ne gjithe boten,Ti kokekuq mos do ti quash edhe ata te arratisur
      ngaqe nuk jetojne me ty qe mban akoma eren e percit te dhise se zgjebosur te partise ?

      1. ik ere pirdhu says:

        Edhe Skenderbeu u arratis … Po ti je nje analfabet qe kujton se dielli rrotullohet rreth tokes ?

  4. Noli says:

    Nuk behet histori me rrena e perralla.
    Po cvleftesoni edhe vuajtjet e verteta
    me banalitete te ketij lloji.

  5. babo says:

    Ka “diçka” në këto tregime e intervista të zotit Kaloçi, që përpiqet (më shumë se ç’duhet) me zell të tepruar, që të na paraqesë si heronj, të gjithë të arratisurit pas vitit 1945… Pavarësisht që regjimi komunist kishte shumë gjynahe, por nga ana tjetër dhe të arratisurit nuk ishin ëngjëj, pasi kishin bërë krime (gjë që me mjeshtëri anashkalohet…)… Por unë nuk do të zgjatem në këtë aspekt, por do theksoj një anë tjetër, që askush deri më sot, nuk e ka vënë re… Të gjithë këta “burra” familjarë, arratiseshin “pa gjë të keq”, duke lënë në mëshirë të fatit fëmijtë, gratë, prindërit, motra e vëllezër, thjesht për të shpëtuar lëkurën, apo (akoma më keq) për një jetë personale më të mirë, “pa e prishur qederin” për të gjithë ata që linin në mëshirën e regjimit gjakatar komunist… (???!!!) Nuk do zgjatem në komente, sepse “o noon noito”, dhe secili mund të nxjerrë konkluzionet e tij…

    1. ec aty says:

      Regjimi komunist nuk kishte asnje gjynah! Bravo i qofte qe pastroi vendin nga bajgat tradhetare dhe kolaboracioniste! Kjo eshte MERITE HISTORIKE e regjimit komunist, e jo “gjynahe”!

  6. Shqiptari vertet says:

    Ik o kurv antishqiptare o kaloç bytha , mjaft naj shpife me genjeshtrat e tua , nese kjo nuk kishte qumesht per fmin e vet ne kohen kur kto pjella antishqiptare ishin ne kte kap , arsyeja ishte kriza bukes ne te gjith vendin , qumesht per fmit e tyre nuk kishin as ato nena qe burrat ju vran ne luft per lirin e kti vendi ne ate periudh se ishte buka me trisk , mos naj shit kto histori o kurv antishqiptare sikur ktyre pjellave te antishqiptarve siç je ti ja bente njeri me qellim , o vemje gazetaris shqiptare o shkerdhat rob .aty nuk kishin per te ushqyer fmit e tyre i gjith populli dhe ata qe u vran nga baballaret e ktyre qe ti sot i qan hallin qe luftonin per llogari te agjenturave te huaja kunder liris atdheut , prandaj kto mostra ndodheshin ne ate kamp se ishin çerdhe reaksioni shpit e tyre ne veri te vendit , kta kan qen pjellet e tradhtarve populli pa dallim vuante zin e bukes ne at koh siç vuan sot ti per tru kaloç bytha , kur nuk ushqeheshin dot fmit e atyre qe u vran per çlirimin e kti vendi , per kta plera antishqiptar as qe na rruhet fare , se nuk e meritonin te hanin buken e ksaj toke se luftonin per pushtimin e kti vendi shkerdhat e degjenerume kaloç kurva , as qe na rruhet fare per kta se tradhtar dhe pasardhes tradhtaresh ishin , na vjen keq per shqiptaret qe e duan shqiprin dhe vendin e vet o legen antishqiptar ,debil kujton se po na mallengjen me kto histori kto i dim me mir se ty dhe shoket e tu pler , posht tradhtaret dhe antishqiptaret .

  7. Shqiptari ka cfarusur shqiptarin!!! says:

    Shqiptaret e Ahmet Zogut shpetuan hebrenjte por shqiptaret e Enver Hoxhes i varrosen po shqiptaret kundershtar. E keqja i vjen Shqiptareve nga vetvetja. Kete e tha edhe At Zef Pllumi

  8. Shqiptari vertet says:

    Ik o kurv antishqiptare , o kaloç bytha , mjaft naj shpife me genjeshtrat e tua , me historit e tradhtarve e antishqiptarve , nese kjo nuk kishte qumesht per fmin e vet ne kohen kur kto pjella antishqiptare ishin ne kte kap , arsyeja ishte kriza bukes ne te gjith vendin , qumesht per fmit e tyre nuk kishin as ato nena qe burrat ju vran ne luft per lirin e kti vendi ne ate periudh se ishte buka me trisk , mos naj shit kto histori o kurv antishqiptare sikur ktyre pjellave te antishqiptarve siç je ti ja bente njeri me qellim , o vemje gazetaris shqiptare o shkerdhat rob .aty nuk kishin per te ushqyer fmit e tyre i gjith populli dhe ata qe u vran nga baballaret e ktyre qe ti sot i qan hallin qe luftonin per llogari te agjenturave te huaja kunder liris atdheut , prandaj kto mostra ndodheshin ne ate kamp se ishin çerdhe reaksioni shpit e tyre ne veri te vendit , kta kan qen pjellet e tradhtarve populli pa dallim vuante zin e bukes ne at koh siç vuan sot ti per tru kaloç bytha , kur nuk ushqeheshin dot fmit e atyre qe u vran per çlirimin e kti vendi , per kta plera antishqiptar as qe na rruhet fare , se nuk e meritonin te hanin buken e ksaj toke se luftonin per pushtimin e kti vendi shkerdhat e degjenerume kaloç kurva , as qe na rruhet fare per kta se tradhtar dhe pasardhes tradhtaresh ishin , na vjen keq per shqiptaret qe e duan shqiprin dhe vendin e vet o legen antishqiptar ,debil kujton se po na mallengjen me kto histori kto i dim me mir se ty dhe shoket e tu pler , posht tradhtaret dhe antishqiptaret .

    1. arban shmili says:

      SHQIPTAR SURROGAT!
      Pak respekt e emocione dhimbjeje për vuajtjet e njerëzve tanë. Të gjithë ishim atëherë
      pjesë e cmendurisë kolektive, kush më shumë, e kush më pak. Me moton “spiun” i Jugosllavisë realizoheshin intrigat më të sofistikuara antikombëtare. PIKË.

    2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Komunizmi na zhveshi nga kombetarizmi dhe nga humanizmi. Na e shperlau trurin aq shume sa qe sot do te degjojme edhe idiote te cilet jo vetem qe nuk ndjejne dhimbshuri ndaj shqiptareve qe kryen mizoret komuniste, por do te degjojme lavde te thurura per kete race te ndyre .

      1. opa opa says:

        Ty ndoshta vertet ta zhveshi jo vetem trurin por edhe sumen. Se ti trap ke qene e trap ke ngel o Garda e Tarrallakeve ? ? ?

  9. Shkodrani says:

    Respekt per kete familje edhe per te gjith ato familje qe kane vuajtur ne vendin me te kuq te botes qe edhe sot ne pushtet vazhdojne ta kene ato qe nga 1945 e deri me tash . KY vend eshte bastarduar nga ky tumor i kuq edhe kta qe komentojn jane te semure me tumorin e kuq sepse nuk besojne ose sduan ta pranojn cfare ka ndodh nje shqipe po pse or te mare historia nuk shlruhet sic doni ju por sic asht prandaj sot keni kelyshet e tyre ne pushtet qe nga saliu nano ruci rama basha meta pjella e tyre jon deri dje ju moren gjithcka sot ju kane lon vec deren hapur se skan cka bojn tjeter kush asht i zgjuar edhe me intergritet nuk qendron me ne shqipe se duhet te lepihesh pas pushtave te kuq si per pune normale ose ne bisnes keshtu qe ti gezoni edhe ca kohe derisa mos zoti ju ndihmon se per ju vet ju ka hyr tumori aq keq sa per 5 pare shiteni e bliheni te tregu i kafsheve kjo asht realiteti shqiptar poshte komunizmi rrofte demokracia ne eu edhe usa

    1. Illyrian says:

      Truest words were never spoken!

    2. ik ere pirdhu says:

      I ke marre ilacet kunder tumorit ti o psikopat!?

  10. ME EMER says:

    jepeni komentin tim ju lutem , bile me emrin origjinal .. ! Eshte 100% origjinal ,..! nuk durrojme dot keto “pacavure ” qe shkruani , nuk duam percarje ..!

  11. Shkodrani says:

    Edhe nje gjo desha me thon akoma per ju o pisat e kuq qe komentoni boll kane vuajtur kto njerez mos boni komente hic nqs nuk keni dicka reale per ti ngushelluar ato njerez pse kane qene ajka e shoqerise prandaj pushtat e kuq i masakruan edhe sot vazhdojn te bejn pershesh kete vend po te doni i mbani edhe 200 vite por mos shani me njerzit qw kane vuajtur nga pushtat e kuq e di qe jeni te vaksinuar me historit e tyre gjoja patriot poe ka patriot komunist nuk e besoj as nje femij jo ju qe jeni me tumor mbajeni per vete se mire jua bojn sipas kokes edhe festen thoshin te mocmit hajde tung

  12. helidon says:

    Nuk eshte percarje to flasesh per keto ngjarje o njerez te trashe. Eshte per te vene mesim e gishtin kokes qe keto te mos perseriten me. Po kujte I thua!! O njerez te trashe o vemje te njerezimit o jashteqitje qe guxoni e thoni se cfare ka ndodhur ne ate kohe vecanerisht ne ate kamp famekeq nuk eshte e vertete.
    E vetmja menyre qe keto ndodhi te mos perseriten eshte te denoncosh e te perballesh me njerez si ju. O truthare mbidhni mend e mesoni veten a femijet tuaj se do ngeleni bucet e te tjereve. hapni ndonje liber e lexoni o vemje. O ju shplafte mortja qe guxoni e neperkembni vuajtjet e bashkeathetareve tane.

    1. ik ere pirdhu says:

      O budall qe beson babalet e atehershem dhe te sotem ?

    2. ik ere pirdhu says:

      O budall, qe beson babalet e atehershem dhe te sotem ?

  13. Une nuk do t'ia beja familjes sime says:

    Nje pyetje te thjeshte kam, ju lutem.
    A mund te jete SHQIPTAR dikush qe le femije, grua e prinder te vuajne hakmarrjen komuniste per te gjetur “liri” per vete?

  14. Une nuk do t'ia beja familjes sime says:

    Nje pyetje te thjeshte kam, ju lutem.
    Edhe pse jam egoist, une nuk do ta lija kurre familjen time, femije, grua e prinder te vuanin hakmarrjen komuniste per te gjetur “liri” per vete. Une do te vuaja aty ne Shqiperi, qe tiu ndodhesha prinderve, femijve e bashkeshortes sime.

  15. Vasel Malaj says:

    Sa mirë më vjen kur një Zagarë si Mero Baze ndien llimbje dhe llembë zemra për të persekuarit nga rregjimi i Diktaturës Komunisto Fashiste të Enver Hoxhës. Më interesante është, sepse Zagarucët që i mësoi të gjuajnë kërma shkojnë direkt e gjejnë tamam një njeri që familja e tijë është vërtetë e persekutuar dhe babai i tijë Pjetër Gjekë Hysaj, u masakrua barbarishtë dhe u vra në mes të Vermoshit nga Oficeri i Sigurimit Llampo Nikoja, një shkja nga Kamica-Buza e Ujit dhe një Oficeri tjetër Sigurimit nga Jugu që Nuk më kujtohet emri i tijë. Pasi e kanë vrarë kufomën e Pjetrit e kanë tërhequr zvarrë për të tmerruar dhe terrorizuar popullin e Vermoshit! Ky Nikolla i revoltuar për krimet që kishte kryer i ati, kerkoi që tia shpërblente Partisë me punë. Po ta lexoni historinë ky Nikolla ishte me fat se djepi u rrezua nga Mushka dhe Nikolla u kthye në Vermosh. Në një intervistë për “Albdrimën” këtu në Michigan kur gazetari Rush Dragu e pyetë, se si u arratise dhe si arriti të arratisej në Vermosh direk të vinte nga vendi i internimit ku dihej se duhej të kaloje nëpër shumë kontrolle Policore e Kufitare si dhe në internimë keni qënë të survejuar 24 orë dhe 365 ditë?!! Përgjigjia e këtijë ishte, se kur më internuan nuk më morën Pashaportë dhe përdora për tu arratisur. Shikoje sa fallso dhe sa rrenacak është ky Heroi i Mero Bazes dhe Gazetës Tema!! Kur një familje do të internohej me javë dhe muaj të tërë syrvejoheshin dhe ruheshin të gjithë familjarët. Në momentin e Internimit shtēpia rrethihej nga Policua dhe pushkatarët vendas.Në momentin që komunikohej urdhëri i internimit Perfaqësuesi Degës së Punëve të Brendëshme ose Oficeri i Sigurimit së bashku me Operativin e Sigurimit të zonës përkatëse nepnin urdhëri: çdo pjestarë i Familjes që i kalon moshën 16 Vjeç të dorëzoj Pashaportën dhe i dorëzonin të gjithë. Kush nuk e kishte e arrestonin dhe e dërgonin në Degën e Punëve të brendëshme deri sa pashaporta të gjindej ose të ishin të sigurtë se ka humbur, biles edhe nëse pashaporta kishte humbur ata të dënonin për mos raportim për humjen e pashaportës ose tek Gjendja civile ose tek Organet e punëve të Brendëshme. Kështu që ky Nikollaqi ka qenë nën escortë deri tek vija e kufirit. Qellimi i Mafies Komuniste Shqiptare është që të diskreditojë të persekutuarit Politikë me njerëz të përzgjellur si në vitet 90 ,si kontigjentë të tyre nuk do të kenë sukses. Faqezinjët e mashtruesit nuk i përfaqësojnë të persekutuarit Politik. E sugjeroj mMero Bazen që ti propozojë Presidentit Meta dhe Nikollës ti jepet titulli ” Hero i Heshtur”!

    1. samurai says:

      Tani, ne kemi nderin ta mesojme historine ” e vertete ” nga nje njeri me kater klase shkolle, qe ka qene nje vjec kur kane ndodhur ato qe tregon dhe qe ky i ka mesuar gjate gjithe jetes duke ruajtur dhite ne mal ( ashtu si ky tjetri Vaseli i Malajve ). Ky ” historiani ” i thote te gjitha por nuk e thote se i ati ishte nje kriminel qe kishte vrare njerez te pafajshem dhe prandaj ” shkoi per lesh ” dhe nuk mendoi fare se gruan e tij ( nenen e historianit ) ua la komunisteve per ” riedukim “. Sa me shume perrallisin keta lloj ” historianesh ” aq me shume vetediskreditohen.

  16. mirel says:

    Kush i shkruan keto pislleqe?
    Dashnor Baze, apo Mero Kaloci?
    Kane kaluar 73 vjet nga ngjarjet dhe tradhetaret kerkojne shpagim.
    Po te mendosh cfare ndjenin partizanet dhe komunistet 1 vit pas mbarimit te Luftes qe shkaktoi mijera viktima?
    Paskan shpetuar mire keta pinjollet e tradhetareve dhe bashkepunetireve te nazizmit.
    Me llogjiken e tyre komunizmi eshte treguar teper i meshirshem.

  17. SHQIPTARI... says:

    Per te gjithe ju vdekatare te bere me SHENJE, DUHET duhet kujtuar se…..Kur Zogu (i kurves), bekohej nga Pashiqi i Serbise, ky i fundit i la detyre kryesore, …”qe te zhdukte katoliket…”. Te njejten porosi i linte E Kardeli, te birit te kajmekanit ,me 1945,…Po me te njejten detyre antikombetare, u porosit edhe SRB-ja, nga Sllobo, kur mori pushtetin ne 1992…Pra te gjithe keta “udheheqes”, qe jo rastesisht jane turq shqip-foles, vinin ne pushtet nga KOLERA TURKO-GREKO-SLLAVE, me qellim te vetem, ..ZHDUKJEN E MEMORIES SE VERTETE TE KOMBIT…Ka ardhur koha e se VERTETES…,prandaj mos u trembnI,…se ajo do ju çliroje,…nga makthi i identitetit tuaj te dyzuar, dhe urrejtja qe ju buron nga inferioriteti ndaj vlerave universale perendimore…!!!

  18. SHQIPTARI... says:

    Per te gjithe ju vdekatare te bere me SHENJE, duhet kujtuar se…..Kur Zogu (i kurves), bekohej nga Pashiqi i Serbise, ky i fundit i la detyre kryesore, …”qe te zhdukte katoliket…”. Te njejten porosi i linte E Kardeli, te birit te kajmekanit ,me 1945,…Po me te njejten detyre antikombetare, u porosit edhe SRB-ja, nga Sllobo, kur mori pushtetin ne 1992…Pra te gjithe keta “udheheqes”, qe jo rastesisht jane turq shqip-foles, vinin ne pushtet nga KOLERA TURKO-GREKO-SLLAVE, me qellim te vetem, ..ZHDUKJEN E MEMORIES SE VERTETE TE KOMBIT…Ka ardhur koha e se VERTETES…,prandaj mos u trembnI,…se ajo do ju çliroje,…nga makthi i identitetit tuaj te dyzuar, dhe urrejtja qe ju buron nga inferioriteti ndaj vlerave universale perendimore…!!!

  19. SHQIPTARI... says:

    Per te gjithe ju vdekatare te bere me SHENJE, duhet kujtuar se…..Kur Zogu (i kurves), bekohej nga Pashiqi i Serbise, ky i fundit i la detyre kryesore, …”qe te zhdukte katoliket…”. Te njejten porosi i linte E Kardeli, te birit te kajmekanit ,me 1945,…Po me te njejten detyre antikombetare, u porosit edhe SRB-ja, nga Sllobo, kur mori pushtetin ne 1992…Pra te gjithe keta “udheheqes”, qe jo rastesisht jane turq shqip-foles, vinin ne pushtet nga KOLERA TURKO-GREKO-SLLAVE, me qellim te vetem, ..ZHDUKJEN E MEMORIES SE VERTETE TE KOMBIT…Ka ardhur koha e se VERTETES…,prandaj mos u trembnI,…se ajo do ju çliroje,…nga makthi i identitetit tuaj te dyzuar, dhe urrejtja qe ju buron nga inferioriteti ndaj vlerave universale perendimore…!!!..

  20. taqo says:

    Mjaft me me urejtje ,hakmarje , e shembuj groteske enegative nga bashkeekzistenca jone e imponuar ne regjime hybride ……… dicka pozitive do te ishte me konstruktive per te gjithe ……shembuj ka plot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje