Kanuni Medias dhe shpifja

15 Tetor 2018, 22:00Blog TEMA

Nga Lutfi Dervishi

Media duhet të dallojë qartë komentin nga supozimi dhe nga faktet.

Media nuk duhet të shtrembërojë apo keqpërdorë deklaratat e bëra në kontekste të caktuara.

Gjatë raportimit të një polemike, gazetarët duhet të përpiqen të garantojnë që palëve të përfshira t’u jepet mundësia për të sqaruar pozicionin e tyre.

Gjatë raportimit dhe sidomos gjatë komenteve apo polemikave, gazetarët janë të detyruar të respektojnë etikën e të shprehurit në publik dhe kulturën e dialogut.

Kjo është vetëm një pjesë e kodit etik të gazetarëve – nëse do të lexohej dhe nëse do të zbatohej kanuni gazetareve nuk do të flitej sot për kod penal?

Lini një Përgjigje