Parlamenti Evropian: Ju tregojmë operacionet e qeverisë turke ndaj mbështetësve të Gylenit

15 Tetor 2018, 16:56Bota TEMA

Komiteti i Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë i ka përshkruar operacionet ilegale të regjimit të Erdoganit për individë jashtë vendit të lidhur me lëvizjen “Hizmet” si rrëmbim, duke denoncuar ashpër vendet që nuk kanë marrë masat e nevojshme.

Njëzëri, rezoluta dënon fuqishëm rrëmbimin e shtetasve turq, duke e konsideruar si shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Në raport, autoritetet moldave, gjeorgjiane dhe kosovare u bëhet thirrje përsëri që të shqyrtojnë kërkesat e ekstradimit në mënyrë transparente dhe të ndjekin procedurat gjyqësore në përputhje me parimet dhe standardet evropiane.

Raporti ka ftuar gjithashtu institucionet e BE për të mbështetur vendet që i rezistojnë presionit të Ankarasë, ndërsa deputetët shprehën shqetësimet rreth presionit të ushtruar nga qeveria turke mbi institucionet arsimore.

1 komente në “Parlamenti Evropian: Ju tregojmë operacionet e qeverisë turke ndaj mbështetësve të Gylenit”

  1. Besi says:

    Miku i edi rames qe nderton xhamia dhe shkollat turke ne shqiperi te zhduken sa me pare nga triojet shqiptare te gjithe gyleniste dhe erdoganistat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje