Amerikanët po binden gjithmonë e më shumë se Donald Trump do të rizgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas një sondazhi të bërë nga SSRS për CNN.
46% janë të sigurtë që do të rizgjidhet dhe 47% të bindur për të kundërtën.
Por, për presidentin Trump ky sondazh është një përmirësim, duke marrë parasysh se një sondazh i muajit mars tregoi se 54% e zgjedhësve ishin të bindur që nuk do të konfirmohej në Shtëpinë e Bardhë.
Pra, është rritur numri i atyre që janë rreshtuar për një rizgjedhje të mundshme të presidentit Trump.