SHBA do të përfaqësohet në OKB me një femër, ja kush janë dy favorite kryesore

14 Tetor 2018, 14:54Bota TEMA

Dy femra janë shtuar në listën e atyre që Shtëpia e Bardhë po merr në konsideratë për të plotësuar vakancën e lënë nga ambasadorja amerikanë në OKB-, Nikki Haley.

Jamie McCourt dhe Kelly Knight Craft kanë ushtruar edhe më parë detyrën e ambasadores.

Zyrtarë të administratës amerikane u kanë thënë mediave se nuk është vendosur ende se cili do të jetë emri i përzgjedhur për të përfaqësuar interesat amerikane në OKB, por kanë shtuar se presidenti Trump është i prirur që t’ia besojë sërish një gruaje këtë detyrë.

Po ashtu, në mënyrë që të shmangen vonesat që shkaktojnë procedura si verifikimi i dokumenteve apo vetingu financiar, është vendosur që kandidaturat të përzgjidhen brenda administratës.

Jamie McCourt, ambasadorja amerikane në Francë dhe Monako, është ish-avokate dhe ish-drejtuese e korporatës “Los Angeles Dodgers”. Divorci i saj nga ish-pronari Frank McCourt, u bë “ushqim” për mediat rozë. Ajo shërbeu si një bashkëdrejtuese e fushatës së Trump-it dhe u emërua në detyrën që mban edhe sot në shtator 2017.

Kelly Knight Craft është bashkëshortja e miliarderit të qymyrit, republikanit Joe Craft. Ajo është e para grua që ka shërbyer si ambasadore në Kanada dhe ka qenë edhe delegate në OKB gjatë administratës Bush. Ajo ka punuar së fundmi me administratën Trump për marrëveshjen SHBA-Kanada-Meksikë. Emri i saj shihet më favorit sesa Jamie McCourt.  (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje