A dëshiron Turqia të orientohet sërish drejt Perëndimit?

13 Tetor 2018, 20:56Bota TEMA

Ekspertët thonë se lirimi i pastorit amerikan Andrew Brunson mund të shikohet si pjesë e një rikalibrimi të politikës së jashtme të Turqisë, e cila po përpiqet të riparojë marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara dhe rrjedhimisht të riafrohet me Perëndimin.

Ekspertët thonë se lirimi i pastorit amerikan Andrew Brunson është tregues se politika e jashtme e Turqisë po i rikthehet preferencës së Perëndimit.

“Mund ta shikojmë këtë zhvillim si pjesë e rikalibrimit drejt Perëndimit të politikës së jashtme të Turqisë. Një ndër shtyllat e këtij riorientimi është riparimi i marrëdhënies me Shtetet e Bashkuara. Ky është vetëm një ndër hapat e shumtë që mund të ndërmarrë Turqia. Sigurisht që lirimi i pastorit Brunson kishte kohë që përgatitej dhe e pamë rezultatin vetëm tani. Mendoj se Turqia mund ta përdorë lirimin e tij për të marrë ndonjë kompromis nga SHBA-ja për prezencën turke në Sirinë veriore”, thotë Doga Eralp, i cili jep mësim në Shkollën e Shërbimit Ndërkombëtar të Universitetit Amerikan.

Për sa i përket provave që ishin paraqitur fillimisht kundër pastorit Brunson, zoti Eralp thotë se ato ishin të sajuara.

“Po të shikoni provat e paraqitura, janë të gjitha sajesa. Të gjitha deklaratat e mëparshme u ndryshuan; thanë se ishin keqkuptuar dhe se ishin gabim. Edhe vetë prokurori deklaroi se nuk kishte më asnjë arsye për ta mbajtur nën arrest shtëpie pastorin”, thotë zoti Eralp.

Pastori 50-vjeçar, i cili banonte në Turqi për mbi dy dekada, u arrestua dy vite më parë me akuza spiunazhi dhe lidhjesh me rrjetin e klerikut Fethullah Gulen, si dhe Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Zoti Gulen, rezident në Shtetet e Bashkuara, vazhdon të akuzohet si ideatori i grushtit të shtetit në Turqi në muajin korrik 2016, kur u vranë 250 persona.

5 komente në “A dëshiron Turqia të orientohet sërish drejt Perëndimit?”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    nuk mban me suma e turkut,eshte gjakosur keq kshq po i ben ”pipa” amerikoneve……………

    1. Kelyshat e Car Llazarit says:

      Aman Juve Ardhacakeve te Anadollit Ju cane Tapen.

  2. AC/DC says:

    RROFTE KURDISTANI I PAVARUR

  3. Na myten gojoret e Turqinis says:

    I vetmi kompromis qe mund te beje USA eshte te pranoje “lutjen e Turqise t’ia marre ne goje”.
    Do ta pranoje apo jo lutjen USA varet por ne politike cdo gje eshte e mundshme.
    Nuk eshte ndonje gje e madhe. Erdokari ia mori ne goje Putinit per 24 ore. Pse mos ia marre Trumpit?!

  4. Pellazgos says:

    Cdo te thote Anadoll dhe sa bejne 2+2 zoti me comentin Kelyshat e Car Llazarit.
    Dy filma ke te Hollivudit per Albanistanin,nje Take In dhe te Llazar Atit.
    Kurse per Anatoliket dhe Magna Grecias jane me dhjetea dhe kur Greqia shkruante Istorine bota hante Banane ne peme dhe “cuditej” si ka mundesi Ata d.m.th Greket mbanin ne dore nje dicka qe bente buste ne Marmaro dhe qendiste me gure Buthrotos,Apollonian,Epidhamnon,Agi Saranden,Antigonian,Antipatren.
    Eshte veshtire qe “njerezit” si puna jote ti lere bananet se jane te “shijshme”.
    Greqine e gjunjezoi Krishterimi Arabe por Evropa e lufton perseri.
    I vetmi vend qe ka Kryeqytetin e Tij Kostandinopolin jashte Kombit te Tij eshte Greqia.
    Dhe Zoti “habitet” kur shikon qe per cfare “Paqe” kerkojne te bejne milingonat kur nuk kuptojne qe vertiten ne nhe kopesht “Njerezore” i quajture nga Greket Zoo-llogikos.
    Por ska gje,Evropa te pakten e fillon me Omiros historine e Tij sado e ofendon me emrin Homer.
    Por me vjen keq per “Pellazget” myslimane qe cdo 50 vjet ndrojne Identitet dhe luftojne te paret e tyre.
    Sulejmanet apo Hamzate u bene Clirim,Luftetare,Perparim dhe tani Elton,Elvis,Erion etj.
    Komb per tu patur “zili” per Zotin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje