Nikos Kotzias dha dorëheqjen i zemëruar thellë me Ciprasin dhe ministrin e Mbrojtjes: Deshën të më varrosnin thellë, harruan se unë jam fara

17 Tetor 2018, 18:41Rajoni TEMA

Ministri i jashtëm, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen nga posti të mërkurën.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e kryeministrit grek, me një njoftim të shkurtër për shtyp, ku thuhet:

“Kryeministri Aleksis Tsipras pranoi dorëheqjen e ministrit të jashtëm, Nikos Kotzias. E falënderojmë nxehtësisht për kontributin e tij në qeveri dhe ndaj vendit 3,5 vitet e fundit.

Postin e ministrit të jashtëm e merr Kryeministri, me qëllim që të kontribuojë me të gjitha forcat në përfundimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës”.

Kotzias ka reaguar keq ne nje Twiter pas doreheqjes.

“Vjen momenti, thotë poeti, të vendosësh me cilët do shkosh dhe kë do lësh (pas). KM dhe disa Ministra bënë zgjedhjen e tyre në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbrëmë në darkë; më pas bëra edhe unë zgjedhjen time. Por është mirë të mos harrojnë këtë varg: Deshën të më varrosnin thellë, harruan se unë jam fara.”

Arsyeja o dorëheqjes lidhet me qëndrimin e kryeministrit Tsipras për të “lënë zbuluar” shefin e diplomacisë helene, në një përplasje me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos të martën, gjatë një mbledhjeje të qeverisë.

Gjatë mbledhjes, Kotzias kërkoi që Kammenos të japë shpjegime për deklaratat që kishte bërë gjatë vizitës në Uashington, mbi nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe në Ballkan, gjë që do të linte për më vonë çështjen e emrit të Maqedonisë.

Mediat citojnë Kotziasin të ketë thënë se deklarata të tilla diskreditojnë vendin dhe minojnë linjën që ka vendosur qeveria greke për çështjen e Maqedonisë.

Mediat gjithashtu citojnë ministrin e mbrojtjes të jetë kundërpërgjigjur duke e akuzuar Kotziasin si “njeri të Sorosit” dhe që “është i zhytur në fondet e ministrisë së jashtme”, duke aluduar për korrupsion.

Me ndërhyrjen e disa ministrave të tjerë, debatit i është dhënë fund.

Sipas medias, ministri i jashtëm ndihet i nëpërkëmbur, nga fakti se kryeministri nuk ndërhyri që të merrte anën e tij.

Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos, që u pyet të mërkurën në mesditë, i cilësoi si “shpikje të fantazisë” citimet e mediave. Zëdhënësi tha se nuk beson që ministri Kotzias të ketë pakënaqësi. Por Tzanakopoulos shtoi:

“Treni i qeverisë vazhdon rrugën, ka një destinacion të qartë, avancon në mënyrë konstante dhe do të mbërrijë në destinacion. Kush nuk dëshiron të mbërrijë në atë destinacion apo kush është i pakënaqur nga udhëtimi, mund të zbresë nga treni”, tha zëdhënësi.

Më pak se gjysmë ore pas kësaj deklarate, qarkulloi lajmi se ministri Kotzias i kishte dhënë fund qëndrimit të tij në krye të diplomacisë greke, ku u vendos që në janar 2015.

7 komente në “Nikos Kotzias dha dorëheqjen i zemëruar thellë me Ciprasin dhe ministrin e Mbrojtjes: Deshën të më varrosnin thellë, harruan se unë jam fara”

  1. kombi says:

    Ky eshte burre , qe nuk pranon te perdhoset nga askushi . bravooo . Ministrat tane jane nje tufe delesh .

    1. Ledio says:

      Ky eshte nje thes me mut si gjithe neo greket

  2. Atdheu says:

    O Kamenos nje cop idioti me dy sy…. dhe sh e ka titullin idiot.

  3. Loni says:

    Nuk behet shteti me kalamanj….si ke ne dmth

  4. Ledio says:

    Nuk na plas shume se cfare bejne jevgjit neo grek….

    kamoneso eshte bastard, ja ikane palluar gjyshen italianet dhe prandaj eshte obez dhe i trashe

  5. vang says:

    Αh zoti Koxhia.Pas dorheqjes tende Cipras dhe Kameno shkuan bashke te hane dreke dhe ty te hengren bashke me mishin me pilaf.Fatkeqesisht nuk je ” Fare” se nuk do te lene te mbish prap por firma jote ne marrveshjen e Prespes iku,sepse ministrat firmosen. Se dime si do veje filli.Shume libra ke shkruar po nuk do tja dije njeri per kete.

  6. Dardan Dardanelja says:

    Të flasim drejt dhe të qëndrojmë shtrëmbër.
    Z. Nikos, me përpjekjet e bëra për të realizuar fqinjësi të mira mes popujve, kuptoi që sherrxhinj, vrasës dhe shkatërruase të urave lidhëse mes popujve janë pikërisht politikanët. Të luftosh i vetëm për kauza të mëdha, nuk është e lehtë prej shumë gjërave, por njëra prej tyre dhe më e thjeshtë është sedra vrasëse që: “pse të bëhesh ti shembull i të mirës dhe jo unë”. Dhe fat del një panosh dhe të rrëzon. Por, në gjykimin tim,Z. Nikos nuk duhet të ndjejë se është ” goditur”. Goditja i jepet jo juve z. Nikos, por idesë tuaj për të shkatërruar grindjet dhe hedhur në gropat e zeza mashtrimet dhe shpifjet e bëra në dëm të fqinjësisë së mirë mes popujve fqinjë dhe më shumë. Kështu u godit pajtimi dhe i jepet krah vazhdimit të së keqes, të cilat kanë mbi 100 vjet që mbretërojnë në kokat drejtuese të shtetit tuaj, i nderuar Z. Nikos. “Dhëmbët” e kamnenos, apo si quhet ai, po përkrahen edhe nga kreu qeverisës, që mesa duket nga “goditja” parado ditësh në prejardhjen e farës së tij, do të tregohet më katolik se PAPA, shprehemi ne këndej Pindit.
    Z. Kocias, pa mendohu! Mos ka ardhur koha për të treguar edhe realisht të vërtetën që kanë në shpirt arvanitasit?
    Po e mbyll me shprehjen e krypeshkopit
    tuaj : “gjaku nuk bëhet ujë”.
    Dardan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje