Truproja e princit Bin Salman orkestroi ekzekutimin e gazetarit Khashoggi. Kërkimet shtrihen në rezidencën e konsullit saudit në Stamboll

18 Tetor 2018, 21:00Bota TEMA

Ndriçuesit e dritave dhe një dron janë vendosur në kërkimin në rezidencës e konsullit saudit në Stamboll pasi hetuesit turq u lejuan më në fund të hynin në pronën Mohammed al-Otaibi i cili u largua nga qyteti turk, pasi ndodhi vrasja e dyshuar.

Sipas Guardian, besohet se një skuadër elitë e dërguar për të ekzekutuar gazetarin disident Jamal Khashoggi hoqi mbetjet e tij nga vendi i ngajrjes.

Ekipi i mjekësisë ligjore u largua nga lokalet të enjten pasi zhvilloi një spastrim nëntë orësh në banesën dhe makinat konsullore, ku gjithashtu ambientet e brendshme të konsullatës u kontrolluan për herë të dytë.

Fokusi i veçantë për hetuesit duket të ishte garazhi nën shtëpinë e konsullit të përgjithshëm dhe pjesët e kopshtit të pronës ishin në mesiin e kërkimeve të policisë turke.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë zbuloi kërkimi, edhe pse hetuesit morën me vete disa kuti dhe çanta. Ministria turke e brendshme premtoi se rezultatet do të publikoheshin dhe do tu jepeshin gjithë botës për tu parë.

Të enjten gazeta pro-qeveritare turke Sabah publikoi fotot e marra nga kamera mbikqyrëse jashtë konsullatës, e cila tha se identifikoi një njeri që mendohej të ishte anëtar i stafit të sigurisë së princit të kurorës saudite Mohammed bin Salman që hyri në ndërtesë në mëngjesin e 2 tetorit, ditën kur Khashoggi u zhduk.

Truproja e trashëgimtarit të fronit saudit bin Salman e ka udhëhequr operacionin kundër gazetarit Jamal Khashoggi, kanë konfirmuar zyrtarët e lartë të Turqisë.

Al Jazeera ka publikuar xhirimet e kamerave të sigurisë ku shihet Maher Abdulaziz Mutreb, udhëheqësi i grupit i cili, siç pretendojnë autoritetet turke, qëndron pas zhdukjes dhe vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Në fotografi shihet sesi Mutreb hyn në konsullatë në orën 9:55 në mëngjes më 2 tetor, një orë para ardhjes së Khashoggit.

Mutreb është xhiruar se si ditën e njëjtë del nga shtëpia e konsullit në orën 16:53.

Ditën e njëjtë Mutreb dhe ekipi i tij janë xhiruar gjatë braktisjes së hotelit “Movenpick”, në afërsi të konsullatës.

I dyshuari kryesor është xhiruar edhe në hyrje të aeroportit të Stambollit në orën 18:00.

Sipas evidencës së Aeroportit “Ataturk”, ekipi i Mutrebit i është nënshtruar kontrollit të pasaportave me rastin e arritjes në orën 3:30 në mëngjes më 2 tetor, ndërsa e ka braktisur Turqinë mbrëmjen e njëjtë në orën 18, me dy aeroplanë privatë Sky Prime Aviation.

Sipas raporteve të “New York Times”, Maher Abdulaziz Mutreb, është parë në shoqëri me princin Bin Salman në aeroportet e Parisit dhe Madridit, dhe ka qëndruar në afërsi të tij edhe gjatë vizitës në Hjuston, Boston dhe në Kombet e Bashkuara.

Një kërkim i mëparshëm i ndërtesës së konsullatës të hënën zbuloi “substanca toksike” dhe sipërfaqet të pikturuara, u tha gazetarëve presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Khashoggi, një opionins i Washington Postit, i cili u largua nga Arabia Saudite për në mërgim në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, nuk është parë që kur ai vizitoi konsullatën më 2 tetor për të marrë dokumentet për martesën e tij të planifikuar.

Gjatë dy javëve të fundit zyrtarët turq kanë nxjerrë prova gjithnjë e më tronditëse dhe ata thonë se dëshmon se gazetari, i cili ishte kritik ndaj princit saudit të kurorës, u torturua dhe u vra brenda ndërtesës dhe trupi i tij i copëtuar u dërgua në shtëpinë afër të konsullit ku edhe u zhduk.

Të enjten, sekretari ndërkombëtar i tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Liam Fox dhe ministri francez i financave, Bruno Le Maire u bashkuan me një listë në rritje të ministrave të qeverive dhe drejtuesve të shquar të biznesit që anulluan pjesëmarrjen e tyre në një konferencë për investime në Arabinë Saudite.

Si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca gëzojnë lidhje të ngushta diplomatike dhe marrëdhënie tregtare me Riadin që përfshin energjinë, financat dhe armët. Departamenti i Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë Ndërkombëtare tha se “koha nuk është e drejtë” për Fox që të shkojë në Iniciativën e Investimeve për të Ardhmen më 23 tetor. Le Maire tha se mungesa e tij nuk do të rrezikonte marrëdhëniet franceze me sauditët.

Pavarësisht nga fakti i rritur i dëshmive dhe një valë e dënimit ndërkombëtar mbi vrasjen e pretenduar, miqtë e Arabisë Saudite administrata e Trump kanë qëndruar të vendosur nga aleati më i rëndësishëm i tyre arab.

Donald Trump ka sugjeruar në disa raste që ai beson në mohimet e përgjegjësisë nga Mbreti Salman dhe Muhammed bin Salman, duke spekuluar pa dhënë dëshmi se “vrasësit mashtrues” mund të fajësoheshin.

Të mërkurën mbrëma presidenti tha se SHBA i kishte kërkuar Turqisë të ndante regjistrimin audio . Ai po pret për t’u informuar të enjten nga sekretari i tij i shtetit, Mike Pompeo, të cilin ai e dërgoi në Riad dhe Ankara këtë javë në kërkim të përgjigjeve rreth zhdukjes së Khashoggi.(TemA TV)

2 komente në “Truproja e princit Bin Salman orkestroi ekzekutimin e gazetarit Khashoggi. Kërkimet shtrihen në rezidencën e konsullit saudit në Stamboll”

  1. eksperti says:

    populli me basdart ne bote,arabia e djallit,ne 2001 te gjithe ata djallet qe rrembyen aeroplanet dhe goditen ameriken ishin djallet nga arabia,edhe organizatori bin landen ishte djalli i bretit saud dikur,dhe amerika ne vend qe ta bente arabine toke te djekur i ra sadamit sikur ata ishin irakian,i hyne irakut ne hak,kurse saudet sipas shprehjes,Miremengjez o interes i perkedhelin si lepirsa,po te kishin qene ruse keta te fundit per zhdukjen e ketij gazetari,e gjith europa do turresh me shpate ne dore,ta denojme te gjithe se bashku me ne krye kete trapin e amerikes,kurse per saudet thote pa pik turpi,shpresojme qe mos jene te verteta,eee bote hipokrite,saudet i shkerdhyen amerikanet kurse keta rrine dhe i bejne fresket.

  2. USA Today says:

    Trump eshte e njejta monster si rregjimi gjakatar Arabise Saudite. Ky regjim kriminal qe per nga metodat qe perdor ia kalon edhe ISIS duhet te ndeshkohet fuqimisht nga gjithe bota e qyteteruar. Trump eshte nje vemje qe per interesat e parase mund te hedhe boten ne ere. Vrasja dhe copetimi I trupit te gazetarit Khahoggi nje nga krimet me monstruoze ne shekullin e 21.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje