VIDEO qesharake: Burrit i ngec dora në tualet

18 Tetor 2018, 10:42Lifestyle TEMA

Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar një burrë nga Hubei i Kinës, të cilit i ishte bllokuar dora në tualet, teksa përpiqej t’i kapte peshqit që i kishin ikur. 

Ai kishte blerë peshqit të cilët ishin të gjallë dhe donte t’i përgatiste për drekë, dhe i kishte dërguar në banjë për t’ju larguar pjesët e brendshme dhe luspat. 

Videoja nga momentet e shpëtimit, e tregojnë atë të shtrirë në dysheme me dorën në gropën e banjos, ndërsa në afërsi ka edhe disa peshq tjerë. 

Pajisje të fuqishme dhe çekan të mëdhenj u shfrytëzuan për ta thyer hapësirën përreth nga zjarrfikësit, ndërsa raportohet se viktima nuk ka pësuar ndonjë lëndim. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje