VIDEO/ UNILAD: Ju njohim me natyrën e egët të Shqipërisë dhe destinacionet më magjepsëse

18 Tetor 2018, 10:50Turizëm TEMA

Shqipëria si destinacion europian i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar, vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja.

Vendi i shqiponjave po promovohet kudo në botë si një thesar që pret për t’u zbuluar dhe promovimi i saj edhe nga turistët e huaj ka bërë që vendi ynë të jetë në axhendën e vendeve turistike mjaft të pëlqyera, e cila ofron një turizëm gjithëvjetor dhe të larmishëm.

Së fundmi një prej portaleve të njohura britanike, UNILAD ka shpërndarë një video duke treguar vendet më të bukura të Shqipërisë nga liqenet, deti dhe deri tek malet si një vend turistik plot ngjyra dhe mjaft i bukur ku ndërthuret gjelbërimi dhe natyra e qetë me majat e thepisura me bukuri të egër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje