Nga Erion Pali
Ministria e Jashtme greke raportohet të ketë financuar me fondet sekrete mediat në Shqipëri dhe Maqedoni me qëllim që të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje, në dobi të interesave të Greqisë.
Ky lajm i mediave greke në fakt konfirmon disa të vërteta për situatën e medias në Shqipëri.
Së pari dëshmon se qënka e vërtetë që palë dhe forca të jashtme, janë në gjendje të blejnë mediat shqiptare me qëllime të promovimit të interesave të tyre.
Së dyti, me këtë lehtësi të shit-blerjes së mediave Shqiptare, ekzistoka vërtet rreziku që ato të kthehen në insturmente kundër interesave shqiptarë. E kur kanë pranuar para nga Greqia, merreni me mend se sa larg mund të ketë shkuar flirtimi me Rusinë, tejet e interesuar për të promovuar interesat e saj në Ballkan dhe Shqipëri posaçërisht, pavarësisht se Shqipëria me Rusinë nuk kanë të njejtat interesa.
Mos të harrojmë edhe lidhjet e zbuluara nga gazetat ndërkombëtare mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe oligarkëve rusë, të investuar fuqimisht për të shtrirë influencën e tyre në Shqipëri përmes aferave të lobimit.
Së treti, kjo justifikon ngulmimin e madh të elementëve të medias që refuzojnë të deklarojnë të ardhurat dhe financimet në QKB, çfarë do t’i shërbente formalizimit të sektorit.
Futja e parave nga vendet që janë kundër interesave shqiptarë, përfitimet e drejtëpërdrejta të këtyre mediave, pa marrë në konsideratë interesat kombëtarë, duket të jenë arsyeja e fortë pse askujt prej tyre nuk i intereson formalizimi i sektorit!
Përse habiteni ju mër daku? Greku nuk ka zaptuar vetëm median por komplet politikën shqiptare…anastasi po dekorohet çdo 6 muaj këtej nga greqia. ..ai ‘bamirësitë ‘ i ka bërë në Shqipëri dhe dekoratat i merr nga greqia. .a nuk ju bën përshtypje? ?të gjithë kemi sy dhe shikojmë se ç’bëhet rreth nesh por ndjehemi komplet të pafuqishëm për të ndryshuar gjërat sepse kupola greke i ka rrënjët shumë thellë në trungun e shqipes. ..ky trangulli shefi i diplomacisë shqiptare që falenderon Koxhian ka dalë nga bankat e Athinës ashtu sikurse po dalin çdo vit me dhjetëra e dhjetëra ‘diplomatë’ ‘gazetarë ‘apo ‘kuadro’ të tjerë me të ardhme ‘të ndritur’në politikën shqiptare. ..nuk e di nëse jam gabim por momente momente ndihemi si minoritet edhe këtu në forumin e kësaj gazete. .jemi të gjithë dëshmitarë ku filogrekët shajnë e shfryjë sipas qejfit sikur të gjendeshin në forum grek…mos jam gjë gabim?ja provojeni të futeni në një forum grek për të ndarë mendimet dhe shikoni se çfarë ju pret. ..greku nuk ka kapur median por ka kapur politikën shqiptare. .media është levë në duart e politikës ..sigurisht që do vijë dita kur Rama dhe Berisha do japin llogari. . (pa harruar nanon me metën apo ndonjë ‘gjeneral’ të ardhur nga Korfuzi. ..