A ka kërkuar Turqia largimin e Skënder Brucajt? Ja si përgjigjen kryediplomati turk

19 Tetor 2018, 11:37Sociale TEMA

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlűt Çavușoğlű nisi sot ne Tirane takimet me zyrtarët e lartë të shtetit dhe mbajti një konferencë shtypi me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Gjate konferences per shtyp, ministri turk iu pergjigj mes të tjerave, edhe pyetjes nese ne kembim te ndertimit te xhamise se Namazgjasë, Turqia kishte kerkuar largimin e kreut te Komunitetit Musliman shqiptar, Skënder Bruçaj.

Xhamia, qe pritet te jete me e madhja ne rajonin e Ballkanit, financohet nga qeveria turke dhe do te kete kapacitet per 5 mije persona.

Ministri i Jashtem turk u kujdes te jepte nje pergjigje diplomatike, kur tha se ishin ne dijeni te vijimit te punimeve te xhamise, se kishin mbetur edhe disa detaje, por Turqia nuk kishte synime te tjera.

Edhe ministri Bushati e kishte nje pergjigje per kete ceshtje, duke thene se Shqiperia bazohet mbi parimin e laicitetit, e kesisoj do te ishte absurde te mendohej qe shteti shqiptar te mund të përfshihej ne cështje fetare, e aq me shume nje vend i huaj.

5 komente në “A ka kërkuar Turqia largimin e Skënder Brucajt? Ja si përgjigjen kryediplomati turk”

  1. Bazarhesap says:

    Turqia ka kerkesat e veta,po ne si besimtaret Mysliman duan qe ky Gulenist te largohet nje ore e me perpara!!!

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Shqiptaret duan qe gylenistet dhe erdoganistet te largohen sa me shpejt !

  2. Matia says:

    Ata që duan të çajnë lisin,përdorin edhe
    PYKA.

  3. Imami i vertet shqiptare says:

    Turqia kerkesat ti boje ne turqi dhe Jo ne shqipri o idiote bazarhesapi jemi shtet laik 60 perqind e shqiptareve Jane myslyman po’ Nuk i plas trapi per fene sepse feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  4. Muslimoni says:

    Shume gabim me kta turqit. Skenderi ska pse iken se do erdokari. Ky legeni turk sduhet te fuse hundet ne punet e vendit dhe te shprehet keshtu. Skenderi edhe shume ok per ne muslimanet. Do desha qe erdokari te ikge tek isis se aty e ka vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje