Nga Anila Kruti
I keni dëgjuar shqiptarët që thonë rëndom:Ne nuk na duan francezët,grekët ,anglezët,europianët! Ne nuk na duan, se ne nuk duam njëri -tjetrin! Ne nuk duam veten! Jemi të shtirur! Bëjmë sikur jemi qelibar.Na ka pushtuar mirësia.Bëjmë sikur solidarizohemi në çështje shoqërore ! Qajmë për telenovelat. Qajmë kur shohim nëpër ekrane njerëz të varfër.Kur qajnë ata ne vëmë kujën shpirtërore! Duartrokasim gjatë ata që bëjnë bamirësi.I mbushim vetes mëndjen se jemi shpirtbardhë.Në fakt e vërteta është tjetër.
E keni parë sa pak njerëzillëk ka kudo,në lagje ,në punë ,në ekrane ,në parlament.Jemi fallco! Shtiremi! I kini parë, sesi bëjnë ekraneve ,impostohen e maskohen të gjithë me maskën e mirësisë me fjalë boshe,zëmër bosh! Kush nga këto zonjat e parlamentit është solidarizuar realisht në çështje bamirësie.Kush nga këto kukullat me silikon të ekranit është solidarizuar në çështje bamirësie, shoqërore, çështje të grave në nevojë! Kush ka dhënë nga buxheti i tyre ?! Kush?! Asnjëra ! Ka pak njerëzillëk ,shumë delir!
E kam çmuar si vlerë vërtetësinë time! Unin tim! Atë që jam! Në shumë raste kam dalë në media dhe kam folur për jetën time,kam folur me sinqeritet pa besuar ‘kleçkat’ e të tjerëve,për të ma marrë për dobësi. Kam qenë e vërtetë.Kam zgjedhur që në detyrën time mëmësore të rris bij të mirë! Qytetarë të mirë. Fëmija im rri me një shok të varfër.Shumë i varfër! Shumë herë i kam dhënë ushqime ! Shumë herë e kam mbrojtur si të ish i imi,atje në lagje kur e godasin.I kam zgjedhur një shok të varfër! E dini pse?! Është i vërtëtë! Është i padjallëzuar .Ia çmoj varfërinë e sinqërtë,të artë.Është i sinqertë ,jo si palaçot firmato të ekraneve që shtiren.Shesin dëngla.Vetëm shtiren dhe nuk e bëjnë dot njeriun europian.Nuk e bëjmë dot si shoqëri.Na mungon një gjë e madhe! Vetja.E vërteta.Mirësia natyrale.