Gjatë një seance plenare që zgjati deri vonë në mbrëmje, kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi me 80 vota “pro” nismën për ndryshimet kushtetuese në kuadër të implementimit të marrëveshjes së Prespës me fqinjin e saj, Greqinë.
Kuvendi me 75 vota “pro” gjithashtu ngarkoi qeverinë të përgatisë propozimin me amandamentet kushtetutese, vendim i cili hyn në fuqi menjëherë.
Menjëherë pas fillimit të seancës, koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Dragan Danev në fjalimin procedural kërkoi që votimi të bëhet një nga një.
“Duke ditur se do të qasemi në pjesën e votimit që të bëhet hapësirë për amandamentet kushtetuese, kërkoj që votimi të jetë një nga një”, tha Danev.
Kërkesen e tij nuk e ka përkrahur kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pas çka u bë votimi, ku 80 deputetë u prononcuan “për” dhe nuk ka pasur asnjë i “përmbajtur” ose “kundër”.
Menjëherë pastaj Danev me përkrahje të 10 deputetëve kërkoi të votohet një nga një, pas çka filloi votimi publik, ku u konfirmua votimi paraprak, ndërsa 39 deputetë ishin kundër.
Makedonia Veriore shteti i trete shqiptar ne Ballkan.
Makedonia e lashte ishte krahine pellazgo-ilire. Keshtu me emertimin e ri i hiqet perfundimisht e drejta jo vetem sllaveve, por edhe neogrekeve, qe te pretendojne lashtesine si pjese e historise se tyre! Ky emertim tashme ka vetem kuptim gjeografik dhe jo etnik!!!
Vendosja zyrtarisht e emrit Makedoni edhe nje krahine tjeter, pervec nje krahine ne Greqine Veriore, eshte nje fitore e madhe edhe e lobit arvanit ne Greqi.
Pavaresisht problemeve etnike , ne Maqedoni vertetohet nje kulture politike dhe patriotizem me ii avancuar se ne Shqiperi .Tek ne Berisha dhe te tijte jane plotesisht talibane nga.pikpamja shoqerore dhe aantishqiptare te betuar.Mjere ata qe i ndjekin pas , qe votojne akoma kete bande te ndyre ne kundershtim me interesat themelore te cdo shqiptari.Eshte e tmerreshme kur te huajt jane me pro shqiptare se disa turma talibane tribale qe flasin shqip por nuk kane shqiptarere asnje qelize te vetme.
Njeri hodhi dopja gjashte…tjetrti i ngeli dopio gjashta
Kujt i ngeli?
Ja te shohim keta qe ishin kunder e do e votojne “si çeçua” çdo thone.
Aaa,ka baba biçak.