SHBA i përgjigjet Beogradit: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme

18 Tetor 2018, 09:36Rajoni TEMA

Dhoma e Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara i është kundërpërgjighur reagimeve të autoriteteve të Serbisë lidhurme një deklaratë të ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, për Kosovën.

“Njohja e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës është e përhershme”, thuhet në përgjigjen e Dhomës së Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Deklarata e ambasadorit Scott se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i kishte hidhëruar autoritetet më të larta shtetërore të Serbisë.

Por, reagimi më i ashpër ka qenë ai i ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se ambasadori Scott duhet të largohet nga Serbia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka thënë se po të ishte i pranishëm në konferencën ku ambasadori Scott ka bërë deklaratën për Kosovën, ai do t’i jepte atij “një përgjigje të mirë”.

2 komente në “SHBA i përgjigjet Beogradit: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”

  1. Cobo says:

    Ju Dy Gabimisht e keni emrin Aleksander, se te hani mutin. Amerika I tregoi vendin Milloshevicit Jo me burracakve si ju.

  2. Lani says:

    Pusho serbi mutit rraca me e poshter ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje