OKB kërkoi largimin e UNMIK nga Kosova, reagon Vuçiç: Na detyron të mbrojmë njerëzit tanë

17 Tetor 2018, 20:47Rajoni TEMA

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se thirrja e SHBA për tërheqjen e misionit paqeruajtës të OKB-së nga Kosova do ta linte Serbinë pa zgjidhje tjetër përveçse të mbronte njerëzit e saj në Kosovë.

Vuçiç nuk tha konkretisht se çfarë lloj veprimi mund të ndërmarrë Serbia në Kosovë. Kreu i shtetit serb, beson se SHBA duan çdo gjë që përfaqëson Kombet e Bashkuara në Kosovë t’i largojnë, pasi për ata Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.

Presidenti serb tha se kur SHBA-të të marrin vendime të tilla që janë në përputhje me interesat e tyre, të mendojnë edhe për interesat e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Kërcënimi i tij vjen pas thirrjes së bërë nga ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley për të përpunuar “strategjinë e daljes” së misionit të OKB-së në Kosovë të njohur si UNMIK.

Largimi i UNMIK-ut dhe formimi i ushtrisë së Kosovës, do të vente Serbinë në situatë të rëndë, në të cilën nuk do të kishim zgjedhje, as të drejtë çfarëdo tjetër të bëjmë përveç se të mbrojmë vendin tonë”, ka deklaruar Vuçiç.

UNMIK u vendos në Kosovë në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s për të frenuar masat e ashpra të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

2 komente në “OKB kërkoi largimin e UNMIK nga Kosova, reagon Vuçiç: Na detyron të mbrojmë njerëzit tanë”

  1. Ledio says:

    Coni me shume prostituta serbe, se jane diku tek 4,000 ne kosove dhe keshtu qetesoni me shume kosovaret, se gje tjeter nuk beni dot.

  2. ben says:

    Ky rrypi serb e di shume mire se nuk ka gje ne dore. Po qe se do hynte ne Kosove, automatikisht do hynte ne konflikt me Shqiperin dhe rrjedhimisht me NATO-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje