FOTOT: Prangoset grupi shqiptar i kokainës në Greqi, kapen mijëra euro dhe qindra doza kokaine

22 Tetor 2018, 17:28Kronika TEMA
FOTOT: Prangoset grupi shqiptar i kokainës në Greqi, kapen mijëra

Një organizatë kriminale që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike është goditur nga policia greke në rajonin e Atikës.

Në pranga kanë përfunduar katër shqiptarë, përkatësisht 29, 32, 35 dhe 35 vjeç dhe një shtetas grek, 24 vjeçar.

Lënda narkotike ishte e destinuar kryesisht tek klubet e natës.

Policia greke bën me dije se operacioni erdhi pas informacioneve lidhur me aktivitetin e organizatës kriminale dhe pas veprimeve të gjera të kryera në terren, duke arritur të zbërthehet i gjithë grupi dhe rolet e veçanta të anëtarëve të saj.

Roli udhëheqës në organizatë ishte 32 vjeçari shqiptar, përgjegjës për gjetjen e sasive të kokainës.

Gjatë aksionit u sekuestruar 400 gram kokainë, shuma prej 43.065 euro, 47.000 leke, si dhe 286 dollarë. Gjithashtu u kapën peshore precize, 5 makina, motorë, 17 telefona celularë dhe shënime të ndryshme për blerjen dhe shitjen e drogës.

1 komente në “FOTOT: Prangoset grupi shqiptar i kokainës në Greqi, kapen mijëra euro dhe qindra doza kokaine”

  1. ?‍??‍? says:

    Në Greqi është i gjithë populli spiun. U themi qytetarve tanë që kanë në fuqi ligjin e luftes. ,po kujt t’ja thuash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje