Fitorja e paralajmëruar në një varg të Biblës: Një koincidencë e çuditshme në zgjedhjet polake

23 Tetor 2018, 09:07Bota TEMA

Një koincidencë e çuditshme mes kalendarit të kishës dhe ditës së zgjedhjeve ka ndezur polemikat në Poloni.

Një varg i Biblës u përdor masivisht në meshat e së dielës së shkuar, që rastisi të ishte edhe ditë zgjedhjesh lokale.

Vargu vjen nga Psallmi 33, në polonisht “Bóg kocha praëo i spraëiedliëość”, ose “Zoti e do ligjin dhe drejtësinë”.

Partia Ligj Drejtës (PiS) e qeveris Poloninë që prej vitit 2015 dhe mediat pranë pushtetit e përdorën vargun e mësipërm si titull, ndërsa politikanë dhe figura të njohura shfaqeshin duke i lexuar fjalët e Biblës.

Megjithatë, në artikujt në fjalë shmangej përmendja e zgjedhjeve, kjo për shkak të ligjit që ndalon sloganet në ditën e zgjedhjeve.

Në të kaluarën, kisha polake është përballur me kritika për lidhjet e saj me të djathtën.

Megjithatë, zgjedhja e këtij vargu për meshat e së dielës bazohet në rotacionin e leximit të Biblës në këtë vend prej më shumë se gjysmë shekulli dhe kjo e bën atë tërësisht rastësore.

Për pasojë, vëzhguesit e zgjedhjeve vendosën se kisha nuk kishte lidhje në këtë mes dhe ligjet elektorale nuk janë shkelur.

Sipas exit polleve, Partia Ligj dhe Drejtësi i ka fituar zgjedhjet lokale, pavarësisht se me një rezultat më të dobët se në vitin 2015.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje