Politika po e përdor ligjin më keq se komunistët?!

23 Tetor 2018, 09:26Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Togfjalëshi Prezumimi i pafajësisë përmbledh një koncept, që as më pak e as më shumë bën me dije se: në Drejtësi, një i akuzuar për kryerjen e një vepre penale është një qytetar i lirë deri në momentin kur në të gjitha shkallët e drejtësisë përcaktohet fajësia e tij.

Në një kuptim më të drejtë, ai mblidhet nën konceptin që del prej shprehjes latine Ei incumbit probatio qui dicit, jo qui negat (pesha e provës është mbi atë që deklaron, e jo tek ai që mohon), dhe që e tregon më saktë faktin se “sikletin” më të madh e ka ai që akuzon sesa ai që e mbart akuzën. Kjo nuk ndodh në Shqipëri, sepse më fatkeqi është ai që nëpërkëmbet fyhet dhe që akuzohet, sesa ai që fyen, shpif dhe shan.

Dhe, kjo e drejtë universale e njeriut jo vetëm nuk respektohet tek ne porse ajo shkelet turpshëm nga shumë struktura. Fillimisht nga politikanët, që para se prokuroria të tregojë se ku ka arritur me provat për një të akuzuar, ofendojnë dhe akuzojnë me libër shtëpie, pastaj administrata, që të privon ende pa pa pasur një dokument.

Pastaj vjen radha te shumë personazhe të njohur me lidhje të mëdha publike, që flasin dhe akuzojnë për të burgosur, për kriminelë, shumë para se prokuroria të ndërmarrë hapat e saj.

Organet e Shoqërisë Civile, më kot, disa herë janë marrë me këtë problem duke treguar se është e tepër të ofendosh pa e dhënë verdiktin drejtësia, por realiteti është krejt ndryshe. Politikanët jo vetëm nuk e begenisin konceptin e lartë të prezumimit të pafajësisë dhe jo vetëm akuzojnë me fjalët e fundit, porse e kanë dhënë dënimin “që duhet”, para se të vendosë edhe çekiçi i drejtësisë.

Në këtë çast, kuptohet se Drejtësia jonë ende e brishtë dhe e përkulur nga frika e politikës, para procesit të Vetting-ut, pothuaj lë hapësirë që politikikanët të ndërhyjnë në çdo segment. Ndërkohë, pakkush merret me gjetjen e provave, sepse politika mendon vetëm për ekzistencën e saj në kurriz të Drejtësisë, që tashmë është krejt e pazë.

Dhe, të mjafton të mbledhësh dëshmitë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare ku formulohen akuza dhe jepet dhe përmbajtja e tyre, që të kuptosh se politika, njësoj si dikur në komunizëm me sistemin monopartiak, është sërish padronja e vërtetë e këtij vendi. (Javanews)

4 komente në “Politika po e përdor ligjin më keq se komunistët?!”

  1. Selek says:

    Po ku di ti mor… si e perdornin komunistet ligjin? ku di ti si e perdorin kapitalistet ligjin.Ti di vetem te llapesh dhe te besh propagande per te mbuluar megamashtrimin e 28 vjeteve krim korupson,prostitucion droge e spiunim ne dem te interesave kombetare.

  2. studjuesi says:

    Ja ke fut kot plako.Mos bej eruditin ne kohen e komunizmit kishte ligje vertete antinjerzore por ta percakton cakun me ligj dhe po ta shkelje ate cak do perballeshe me te,ndersa sot eshte futja pordhes gri sallat sa tkaloje dhe kjo nate.

  3. leka says:

    Komunistet e zbatonin me mire se sot ligjin.Jo vetem ne shqiperi. Problemi ishte se ai ligj ishte shume i shtrenguar dhe ne shume akte jo njerezor e i demshem per lirite individuale te njeriut POR zbatohej biles me shume rigorozitet. Ti ndoshta kapesh ne faktin qe ne komunizem ai qe denoncohej edhe nga letrat anonime duhej te mbrohej dhe shpesh denohej pa prova ….ketu ke te drejte .

  4. Lec-kabashi says:

    –Orolinga, torolinga
    Xhako purtha pa opingaaaaaaa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje