Turqi, gjendet një vulë e lashtë 9 mijë vjeçare

23 Tetor 2018, 15:13Lifestyle TEMA

Vula e lashtë që daton rreth 9 mijë vjet më parë është zbuluar në një kodrinë në qytetin jugor bregdetar Mersin të Turqisë, raporton AA.

Vula që i përket viteve 7.000 para Krishtit u zbulua në Yumuktepe Hoyuk, vend që ndodhet katër kilometra në perëndim të qendrës së qytetit Mersin.

Gjatë gërmimeve prej dy muajve e gjysmë në kodrinë, ekipi prej 25 personave i kryesuar nga një profesoreshë e arkeologjisë në Universitetin Lecce të Italisë, Isabella Caneva, zbuloi një majë të shigjetës që i përkiste epokës neolitike, si dhe disa gurë të vegjël.

“Ne zbuluam vulë të lashtë 9 mijë vite më parë. Vula është pronë private. 

Ka modele gjeometrike në të. 

Maja e shigjetës, që i takon periudhës neolitike, u hoq dhe një numër i madh gurësh të vegjël që u përdorën për numërimin e shtresës kolektive me një vulë të modelit gjeometrik u zbuluan”, shpjegoi Caneva.

Ajo shtoi se ekipi mori informacione të çmuara dhe të dobishme për historinë e rajonit gjatë gërmimeve.

3 komente në “Turqi, gjendet një vulë e lashtë 9 mijë vjeçare”

  1. Life is game says:

    Cdo me theme vule provat ? Kush je ti qe vendos nomine? Coje moj znj.znsh. ne lab. USA, vatikan apo germani , pastaj thuaj cfare!

  2. mirel says:

    Tip swastika duket.

  3. Trojet Tona says:

    Vula nuk eshte turke, vula nuk eshte osmane., vula nuk eshte arabe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje