FOTOT/ Vrasja e ish-deputetit, djali i tij rrëfen si e ekzekutuan

24 Tetor 2018, 21:06Politika TEMA
FOTOT/ Vrasja e ish-deputetit, djali i tij rrëfen si e ekzekutuan

Ajo është ndër historitë më të veçanta dhe më tragjike të diktaturës. Bëhet fjalë për eleminimin e deputetit Haxhi Hajdar Mani, një nga njerëzit më me influencë në malësinë e Shkodrës.

Një eleminim ku morën pjesë gati 11 mijë forca ushtarake dhe të batalionit të sigurimit.

Ferit Hajdari, djali i ish-deputetit, ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço.

Ai tregoi se babai i tij ka qenë komandanti i çetës së parë në Shkodër.

“Babai im ishte rritur jetim, kishte kaluar një fëmijëri tepër të rëndë dhe është lidhur herët me luftën. Në vitin 1942 e kanë emëruar komandant të çetës për pjesën e nën Shkodrës në kufi me Ulqinin, aty ka qëndruar deri në vitin 1944. Më pas e kanë transferuar në Korçë sepse siç duket ishin në dijeni të trazirave. 

Dhe për ta eleminuar si njeri me influencë, e transferuan në Korçë dhe nga Korça e çuan në Tiranë për një kurs. Më pas e liruan si ushtarak dhe e çuan kryetar lokaliteti me motivacionin e reformës.

Nga fëmijëria mbaj mend disa fjalë të gjyshes e cila më tha: “Babai yt si ka punët mirë, është rebel dhe kundërshton shumë. Nuk duhet të kundërshtojë, ose nuk duhet të kishte hyrë fare në këtë punë”.

Kulmi i mosmarrëveshjeve arriti në vitin 1962 në një rreth jo shumë të gjerë kur e thirrën dhe e kritikuan. Që nga Nëntori i ’62 e deri kur është vrarë nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë. 

Ai kundërshtoi kolektivizimin dhe deri kur është vrarë ai në disa zona të Shkodrës nuk ka patur kolektivizim. Babai im kërkoi të hapej rruga në Malësinë e Madhe, por Enveri kundërshtoi duke thënë se nuk kishte fuqi punëtore. 

Në këtë moment babai im i ka thënë se gjithë veriun e mobilizon ai dhe se i ka pas vetes. Këtu Enveri kuptoi fuqinë e tij dhe e futi në rreth. 

Më datë 16 Mars babai i tha gjyshes se do shkonte me shërbim, por në fakt u arratis. Më pas i kanë rrethuar, i kanë zënë dhe i kanë hedhur si lecka. 

Trupat e pajetë i kanë vënë mbi mushka dhe i kanë çuar në Koplik. I kanë varrozur në një vend, por i kanë zbuluar dhe dyshohet se i kanë hedhur në Drin që të mos kenë një varr”, tha Ferit Hajdari.

9 komente në “FOTOT/ Vrasja e ish-deputetit, djali i tij rrëfen si e ekzekutuan”

  1. Futja kot says:

    Nuk ka qene politikan. Gjyshja ka pas te drejte.

  2. Moisi Golemi says:

    Në të s’ëmës. Na plasi trapi!!

  3. Bambi says:

    Po kush e vrau , pse e vrane, a u gjykua, nga e di ti kush e vrau, kush ta tha…

  4. mark says:

    ore po si eshte mbiemri Hajdari apo Mani

  5. Genti S says:

    terror dhe dhe ekzekutime!

    te pa meshirshme vrane e masakruan gjith njerzit e nivelit te larte dhe lane ne pushtet njerzit mediokerr dh ne fund falimentuan shtetin se ishin te paafte!

    vetem komunistat shqiptar mundet te falimenton shtetin asnje tjeter nuk e ka bere kete

    1. Baton KITA - Gostivari says:

      Or GENTI!
      Nuk bëhet fjalë për mediokëri, por thjesht për shtresa ordinerësh që dinin të lexonin dhe jetën e kuptonin si të ishte përrallë.
      Nga na mori dituri filozofike Enveri, Shehu, Nexhmia, gjithë ajo shtresë gjakpirësish!!!
      Jugosllavia e Titos, klasa politike, kishte njerëz inteligjentë dhe intelektualë të lexueshëm (jo përralla fjalimesh) e panë me kohë se
      socializmi është një eksperiment i rrezikshëm dhe shpikën vetadministrimin socialist si “formë me tipare të përbashkëta me formacionin kapitalist dhe e quajtën (socializmin) një proces që do shumë kohë për të afirmuar vetveten, resp për të parë se cka është utopi dhe cka realitet.
      Brenda 2 vitesh zhdukën kolektivizmin, legalizuan rikthimin e pronës (së kufizuar) private, lejuan ekonominë e kombinuar socialiste (lexo:shtetërore) me atë private; hapën kufirin e shtetit dhe lejuan qarkullimin e lirë të njerëzve, të mallarave, të ideve…

      Në libraritë e Lublanës, e Zagrebit, e Beogradit, e Sarajevës gjeje literaturë “dekadente”, “revizioniste”, “perëndimore”: (Jesper, Heideger, Jung, Adler, Freud, Croce…; “maoiste”, “staliniste”, “socialiste”, “të majta”: (Plehanov, Gj. Lukac, Sartr,Malro…). Socializmi i afirmon vlerat e veta në përballim, në garë, në konkurrencë me shoqëritë e mirëfillta klasore – ishin teza që i dëgjoje nga politikanët antidogmatikë, nga intelektualët, flitej jo aq me zë edhe për dështimet e socializmit si shoqëri eksperimentale, për gjykime të montuara, për keqpërdorim pushteti. Në këto raste, jo gjithmonë, reagohej nëpër mbledhjet e “Lidhjes Socialiste”, që përfshinte edhe komunistët formalë, por edhe shtresat jashta partiake dhe nuk kishte ndëshkime, por dialog bindjeje, fushatë ideopolitike sic thuhej ahere.

      Rrezik imediat që goditej pa mëshirë trajtohej “nacionalizmi shqiptar”, por, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, dënimet për shqiptarët ishin edhe dyfish më të larta, por jo drakonike, internime, pushkatime për delikte verbale.

      Dhashë do shembuj sa për të treguar karakterin antikombëtar të praktikës shtetërore enveriste, vrazhdësinë, kotësinë, dëmet, pasojat e pashërueshme për gjatë kohë, natyrën barbare, të pashpirtë, të pamëshirshme – në esencë shkatërruese për popullin shqiptar kudo.

  6. Sinqeritet says:

    Nje injorant edepses perdor emrin Moisi Golemi

  7. Ergys says:

    Komunistet e vjeter e moren vendin nje germadhe pas lufte dhe e bene shtet modern.Kurse komunistet e rinj Fatos Nano dhe Sali Berisha e falimentuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje