Djali më i madh i gazetarit saudit të vrarë në konsullatën e Stambollit, Jamal Khashoggi, ka ikur nga Arabia Saudite, thanë të enjten dy burime të afërta me familjen raporton Reuters.
Salah Khashoggi, për të cilin një nga burimet tha se ka shtetësi të dyfishtë edhe të SHBA-së dhe atë Saudite dhe që deri tani ka qenë nën një ndalim udhëtimi, por u largua të mërkurën.
Burimet refuzuan të zbulonin destinacionin e tij ose detaje të tjera të largimit të tij.
Salah Khashoggi është djali më i madh i opinionistit të “The Washington Post”, i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll në datën 2 të këtij muaji.
CNN shkruan se ai u vra nga një skuadër burrash me lidhje të ngushta me princin e Kurës, Mohammed bin Salman, i cili ka pranuar vrasjen dhe ka premtuar drejtësi!
Fillimisht, Arabia Saudite mohoi të gjitha njohuritë për fatin e Khashoggi.(TemA TV)