Nga Dritan Hila
Akuzat ndaj kundërshtarëve politikë apo armiqve personalë si të vendosur në shërbim të agjenturave të huaja, nuk është një sport i ri në Shqipëri. Që para formimit të shtetit shqiptar, agjentura të ndryshme janë përpjekur të korruptojnë persona influentë në jetën shqiptare, në mënyrë që të përkrahinin interesat e tyre.
Përveç otomanëve që ishin edhe zotërit “de fakto” të provincës shqiptare dhe rrjedhimish kishin rrjetin e tyre agjenturor, nuk mungonin as të tjerët. Austro’Hungaria ishte një prej tyre, sidomos me ndikim në popullsinë katolike të veriut. Pastaj vinte Serbia në veri të vendit; Greqia në jug dhe Italia në gjithë territorin që e pretendonte si protektorat.
Agjentët shqiptarë nuk përtonin të shisnin informacion dhe influancë edhe për më shumë se një zotëri.
Ardhja e Amet Zogut në fuqi u shoqërua me akuza për përkrahjen jugosllave. Revolucioni i Nolit si ndikim i agjenturës komuniste. Më vonë Zogu u akuzua edhe si agjent italian. Për të ardhur tek Enver Hoxha i cili është akuzuar si delfin i sllavëve. Dhe ky i fundit duke akuzuar dhe dënuar të tjerë si bashkëpunëtorë të të huajve. Herë me të drejtë dhe herë për arsye politike.
Alibia e agjentit të huaj, gjithmonë ka pasur vend fertil në mëndjen e shqiptarit, për të lulëzuar.
Viti 1990, do të shënonte një tjetër bum në drejtim të akuzave. Sali Berisha u akuzua si agjent i serbëve, Fatos Nano si i grekëve, dhe shumë politikanë të tjerë më minorë si agjentë të fuqive të huaja.
Por cila është në të vërtetë gjendja e veprimtarisë s ë shërbimeve të huaja inteligjente në vendin tonë?
Rreth 20 vjet më parë Sllobodan Milosheviçit i kërkohej llogari në parlamentin e Serbisë se si i kishte shpenzuar 10 milion dollarët që ishin alokuar për destabilizimin e Shqipërisë.
Në vitin 2018, shqiptarët mësojnë se vetëm shërbimi i jashtëm grek ka një fond prej 45 milion euro për lobime apo ndërhyrje në interes të Greqisë. Nuk diihet sa shpenzojnë për këtë qëllim zbulimi grek apo shërbimi ushtarak
Ndërkohë gjithë bota akuzon Rusinë për ndërhyrje në Ballkan dhe madje edhe në Shqipëri. Sa shpenzohet dhe kush janë përfituesit?
Po Turqia, sa shpenzon në drejtimin shqiptar?
Për mos foluar për ato që quhen shërbime aleate dhe së fundmi u përfolën edhe ushtarakë shqiptarë të vënë në shërbim të tyre.
Kjo është vetëm majën e aisbergut. E cila në tregon se në botën e nëndheshme të këtyre shërbimeve, janë të shumtë shqiptarët që marrin rroga për të shitur vendin e tyre.
Ketu sherben ajo formula “magjike”: Ma mire qeni i zotriut, se qeni i skamnorit. Formula tjeter: Ma mire nje “zog” ne dore, se njeqind ne qiell. Formula tjeter: Behu me te “fortin”, se te dobtit te vijne mbrapa vet. Pra ka njemije “arsye” per ta bere ate, kur ske dinjitet.
i pari eshte mero muti ,, vazhdojn,, janulla e kishes bashk me murgeshat( tfg–”platona”)(, pellasgos, klimaks,,enter) te pakten keta jane ”grek” te deklaruar ”trima” ka dhe hale haaaaleee qe shkruajne me 10 emra ne dite , kaqte pabese dhe frikacake jane edhe mbrapa kompiuterit e ndryshojne emrin ptyyyyyyyyyyyyyyyy fare ”greqie”- mut turqie
Emrin ti e ndryshon,nga aqif e ke vendosur[murgeshat]je kurve?apo gay.Pse nuk del me emrin tend hasan!!!!
Mbajini,mbajini sekret gjerat,mbajini sekret si dosjet e komunimit dhe pastaj ankoheni.
Hapini,mos leni gjerat sekrete ku te fshihen te gjithe maskarenjte mbas saj. Te kishit hapur sekretet nuk do kishim sot as Berishen,as Ruçin dhe as maskarenjte e tjere
Plera jeni të gjithë njerëz që rroni kot. Numuroni vetëm çfare keni ngrënë dhe çfarè keni blerë. Ja shikoni kete Hilen, fare e keqe. Ne momentin kur del ne shesh nje skandal agjenturor grek, dhe per ate duhet folur, sepse ajo eshte tema e dites, na del dhe argumenton se te gjithe agjente kane qene.
Ju doni plumbin kokes asgje me pak. Por do vije dita, te numuruara i keni.
Do ta shohim, fara e shqiptarit nuk eshte shuhar akoma.
I keni pare dhe koncertet te Klani me mbremje te muzikes greke ku kengetare dhe te shquar shqiptare kendojne kenge greke.Cfare kujtoni se jane??Sherbime qe u behen qarqeve greke per parate e ofruara televizionit.Po ti pyesesh te thone qe eshte thjeshte muzike.Nuk e di sa televizionet kryesore greke u kushtojne hapesire programeve si mbremje te muzikes shqiptare.As qe behet fjale nje gje e tille.