Kërcënimi i presidentit amerikan Trump është më shumë se absurd. Ai i kërcënoi qeveritë e El Salvadorit, Hondurasit dhe Guatemalës se do t’ua shkurtojë ndihmën për zhvillimin, sepse nuk i ndalojnë me dhunë emigrantët. Dhe kjo jo vetëm për shkak të kufijve tradicionalisht të hapur në jug të Rio Grande.
Presioni i migrimit, i nxitur nga varfëria ekstreme dhe kriminaliteti i frikshëm është kaq i madh, sa prej tij mund të përfitonte vetëm një aktor: krimi i organizuar, i cili operon që nga Meksika. Trumpit aq mund t’i bëjë për këtë. Por çdo vit, në të cilin Uashingtoni e lë vetëm ish-oborrin e tij të pasëm, së bashku me trashëgiminë dhe me faktorët e rinj destabilizues si itineraret e drogës, gjendja bëhet vetëm edhe më e keqe.
Kështu që ndërkohë është vetëm një çështje kohe, derisa nikaraguanët të përpiqen të arratisen me dhjetëra mijëra, nëse jo me qindra mijëra vetë në drejtim të veriut nga diktatura e Ortegas. Por regjimi i Ortegas zotëron më shumë se të tjerët një aparat represiv, i cili mund t’i plotësonte në fund interesat e Trumpit. A duhet shpërblyer në fund kjo? (FAZ)
qe kur ka ardhur ky i cemendur ne pushtete po krijon problem i sajon vete dhe istalon cdo gje vet me letra me bombe drejtuar Hilarit dhe Obamas , po rane Gradacelat dhe nuk u dergua asnje leter me bombe ne ate kohe ishte president Bushi i ri, nga dolen tani keto bomba ky i sajon eshte mashtrus eshte racist pordhac mendjemadh nuk pagon taksa vagabond populli e uren, dhe kete marshimin e emigranteve ky e ka organizuar tani ne prag te zgjedhjeve i ka paguar, ky duhet hequr si president se eshte turpi i botes dhe do te mbahet mend si nje genjeshtar i madh , ate nuk e do Bota , o zot jepi mend ketij njeriu qe meret me letra me bombe anonime.