Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov në Konferencën shkencore në Ohër kushtuar 1000 vjetorit pas shtetit të Mbretit Samoil u fokusua në Marrëveshjen e Prespës.
Sipas tij, me këtë Marrëveshje do të vijë deri te shkrimi i së ashtuquajturës histori e re politikisht korrekte, në të cilën do të vendosen gjëra të shkruara sipas vullnetit të Greqisë dhe e cila do t’u mësohet fëmijëve nëpër shkolla dhe studentëve nëpër fakultete.
“Me marrëveshjen e Prespës, veprimtarinë tuaj akademike dhe arsimore do ta mbikëqyrin politikanë, diplomatë dhe burokratë të cilët seriozisht do t’i censurojnë librat që ju i shkruani apo prej të cilave ju ligjëroni“, deklaroi Ivanovi.
Para pjesëmarrësve në Konferencë, presidenti maqedonas tha se autorët e tekstit të Marrëveshjes së Prespës kanë treguar mosnjohje të historisë së Ballkanit.
“Por, ata shkojnë një hap më larg dhe mohojnë shumë vlera universale. Para së gjithash e mohojnë të drejtën për vetëvendosje që do të thotë se vetëm kombi ka të drejtë të vendosë për fatin e vet dhe se askush nuk është i autorizuar me dhunë të intervenojë në jetën e tij“, tha Ivanovi.
Siç parashikon Marrëveshja e Prespës, tashmë u formua Komiteti i përbashkët i ekspertëve të historisë, arkeologjisë dhe çështjeve arsimore mes Maqedonisë dhe Greqisë. Komiteti edhe pse duhet ta shqyrtojë interpretimin shkencor të ngjarjeve historike, megjithatë kjo do duhet të realizohet nën mbikëqyrjen e ministrive të punëve të jashtme të të dyja vendeve./Alsat
ky eshte nje kukull turke
20 vjet histori keni nuk do te mundoheni shume.
IVANCO!
Do duhej juve, infantilëve, túa lëmë konceptimin e historisë.
Nuk cani kokën ju për asgjë, as për logjikë formale.
Ju e kaloni me helikopter ASPEKTIN KOHË, ASPEKTIN VEND, ose GJEOGRAFI.
CFARË LIDHJE KENI JU SLLAVËT me ANTIKITETIN ose LASHTËSINË e ILIRISË!!!
CFARË LIDHJE ka SLLAVISHTJA juaj me ILIRISHTEN!!!
Ju jeni një fabrikat: shqiptarë ortodoksë + sllavë serbë + sllavë bullgarë + cincarë aromunë.
Historia e Maqedonise eshte Ilire. Ajo ka filluar para Aleksandrit te Madhe i cili eshte shqiptar.