Kjo shtëpi moderne, në një pjesë malore të Bejrutit të Libanit, ka qënë më parë një burg famëkeq për 28 vjet.
Disa prej imazheve, tregojnë se si duket ndërtesa e braktisur nga forcat ushtarake pas luftës, si dhe përfundimet e mahnitshme që janë bërë pas punimeve të shumta.
Nabil Gholam Architects kanë punuar në të ashtuquajturën “Shtëpi me dy jetë”, që është ndërtuar në një vend me peizazh përrallor.
Mirëpo, jo gjithçka është kryer me lehtësi. Deri në finalizimin e renovimit kanë kaluar shtatë vjet, ndërsa në të punuan 120 punonjës, ndërsa u shpenzuan mbi dhjetë milionë dollarë.
“Për 28 vjet ishte një burg famëkeq, ku të burgosurit rriheshin brutalisht dhe rrallë shpëtonin të gjallë”, është thënë lidhur me godinën e shndërruar tani në shtëpi. (TemA)
Po pse e mbyllet o derra,po kete te gjatin ku do e fusim. Do kemi atlete ne vazhdim. Luli do plasi.