VIDEO: I ngacmoi seksualisht vajzën, babai bën për spital mësuesin

25 Tetor 2018, 12:31Lifestyle TEMA

Një baba në Argjentinë ka rrahur brutalisht mësuesin e një shkolle, pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15-vjeçe.

Mësuesi i identifikuar nga mediat lokale si Jorge Cruceno, 30-vjeç, është i punësuar në shkollën e femrave Santa Marta në pjesën qendrore të Argjentinës.

Familjarët e adoleshentes kishin gjetur mesazhe të “papërshtatshme” që mësuesi i kishte dërguar në telefon vajzës së tyre.

Pas këtij veprimi kishte reaguar menjëherë babai i saj, që kishte shkuar në shkollë që të takohet me derjorin e shkollës, gjithashtu kishte raportuar rastin edhe në polici nën dyshim për abuzim seksual.

Ndërkaq kamerat e sigurisë brenda objektit të shkollës shfaqin babain duke ecur në korridor me të bijën, dhe në një moment takohen me mësuesin të cilin bija e tij e kishte raportuar për abuzim seksual.

Dhe pa u menduar dy herë, babai i saj filloi ta grushtojë mësuesin që mundohej të mbrohej nga grushtet duke e mbuluar kokën me duar.   (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje