Ky është momenti kur një burrë futet në një servis makinash dhe përpiqet të qëllojë me armë gjahu dhëndrin e tij, pasi ky i fundit nuk kishte pranuar kërkesën për divorc të vajzës së tij.
Pamjet e incidentit u regjistruan nga kamerat e sigurisë në një garazh ku punonte dhëndri, në rrethinën Karabaglar të provincës së Izmirit në Turqi.
Në video, shfaqet burri i identifikuar në mediat lokale me inicialet F.K.O. duke hyrë në garazh, teksa mban në dorë armën e gjahut të mbështjellë me disa rroba.
Derisa F.K.O. futet në brenda, tre burra qëndrojnë para tij dhe ai menjëherë hap zjarr dhe qëllon dhëndrin e tij Seckin Selek.
Seckin më pas largohet me vrap dhe F.K.O. e ndjek, duke ecur pas tij me armë gjahu në dorë, para se të rrëzohej në tokë nga vëllai i Seckin, Sezgin Selek.
Të dy vëllezërit Selek thuhet se u plagosën nga të shtënat e armës dhe u dërguan në një spital lokal.
Ata janë të dy fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas raporteve lokale.
Seckin pohon se vjehrri i tij e ka qëlluar atë sepse ai nuk pranoi të pranonte kërkesat e divorcit të gruas së tij. (TemA)