Shtëpi apo bunker?
Pa tulla apo llaç, Adrian dhe Megan Corigall kaluan mbi një vit e gjysmë për ta ndërtuar një shtëpi me katër dhoma në Sussex të Anglisë, tërësisht prej betoni.
Në tokën që e blenë për 650 mijë euro, ata përdorën një teknikë moderne që deri më tani është përdorur vetëm në Zvicër.
Ata kishin ndarë 450 mijë euro për planifikimin e shtëpisë, por gjërat nuk iu dolën sipas parashikimeve dhe Adrian që është zhytës profesionist, u desh të shkonte në një mision jashtë shtetit, që të mbledhë edhe pjesën tjetër të parave.
“Ishte makth, sepse na shteruan paratë në llogaritë bankare. Arritëm në një pozitë, kur nuk mund të bënim asgjë”, ka treguar Megan.
Përkundër shqetësimeve, pronarët që e përfunduan siç planifikuan shtëpinë, hedhin poshtë kritikat se shtëpia ngjan me bunker nuklear, apo stacion i energjisë elektrike. Madje, shumë njohës të arkitekturës, thonë se ‘nuk është aq shtëpiake’. (TemA)
Bunkeri i Rames ka kushtuar me pak!?
Me djersen e ballit dhe ekspozitave neper bote financuar nga ?
E njeta teknike ndertimi qe eshte perdorur me shtepine e Edi Rames.
Vetem se Edit nuk i mbaruan leket per ta ndertuar.hahah
Komplet kazan, ju duhet të shkoni në ata të mbillni domate. I thonë bërthamor dhe jo nuklear, ju hëngërt ishalla, brez injorantësh.